Dështon të hipë në traget, përfundon në det (VIDEO)

Me shumë mundësi, shoferi ka llogaritur keq distancën dhe mjeti ka përfunduar tragjikisht në ujë. Një makinë, që kërkon të marrë tr...


Me shumë mundësi, shoferi ka llogaritur keq distancën dhe mjeti ka përfunduar tragjikisht në ujë.
Një makinë, që kërkon të marrë tragetin në minutën e fundit, teksa anija po shkëputet nga bankina e portit. Me shumë mundësi, shoferi ka llogaritur keq distancën dhe si pasojë, makina ka rrëshqitur në ujë. Fatkeqësisht, ky incident i ndodhur në portin “Sirkeci” të Stambollit në Turqi, ka përfunduar me tragjedi.
Një fëmijë 5-vjeçar që ishte në bordin e makinës, nuk ia ka dalë dot, kurse tre gra ia dolën të shpëtojnë, ndonëse me plagë. Filmimi është bërë nga telekamera e sigurisë në portë dhe ka dalë, pasi gjykata urdhëroi arrestimin e kapitenit të tragetit “Sadabad” dhe të dy anëtarëve të tjerë të stafit, me akuzën e vrasjes.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item