Buxheti vjetor i mafisë italiane, më i madh se buxheti i BE-së

Buxheti vjetor i krimit të organizuar në Itali është më i lartë se buxheti i Bashkimit Evropian, njoftoi ministria e Jashtme italiane....


Buxheti vjetor i krimit të organizuar në Itali është më i lartë se buxheti i Bashkimit Evropian, njoftoi ministria e Jashtme italiane.

“Buxheti vjetor i krimit të organizuar tejkalon 200 miliardë euro”, ka thënë Giovani Brauzzi, drejtor i Sigurisë në Ministrinë, duke shtuar se vetëm 10 për qind e këtyre parave investohen në Itali, ndërsa pjesa tjetër në botë.
“Kudo kanë miq të mirë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Për krahasim, buxheti i BE-së për 2014 arrin në 140 miliardë euro.
Brauzzi, në një konferencë mbi sigurinë kibernetike në Bruksel, tha gjithashtu se mafia - kur është fjala për kërcënimet më të vogla në internet - bashkëpunon me gjyqësorin italian në "marrëdhënie reciprokisht të dobishme”.
Sipas tij, mafia jep dëshmi tek autoriteteve gjyqësore në mënyrë që të gjejë këto grupe dhe të ndalojë kërcënimet, e kështu të mbrojë aktivitetet e saj. Në listën e pagave të mafisë janë avokatët dhe menaxherët kryesorë në vend.
Brauzzi pretendon se krimi i organizuar italian ka rrënjë në “kompanitë më të rëndësishme të sektorit financiar”. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item