Banorët e Maldives: Aeroplanin e kemi parë

Disa banorë të një ishulli në Maldive, thonë se kanë parë “një avion duke fluturuar shumë poshtë” duke përshkruar aeroplanin e zhdukur t...


Disa banorë të një ishulli në Maldive, thonë se kanë parë “një avion duke fluturuar shumë poshtë” duke përshkruar aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines”, pak orë pas zhdukjes së tij. Disa banorë të Kuda Huvadhoo, në Dhaalu Atoll, thanë se ata e panë një avion të bardhë me vija të kuqë duke fluturuar ngadalë mbi ishulldhe se dyert e aeroplanit ishin qartësisht të dukshme. Banorët thanë se shin shqetësuar nga një zhurmë e pabesueshme rreth orës 6.15 të paradites në kohën lokale, më 8 mars, dhe kishin parë një aeroplan që fluturonte nga jugu në lindje. Shenjat e dyshimta u shënuar rreth 3218.69 km nga Kuala Lumour. “Nuk kam parë kurrë një avion duke fluturuar aq poshtë mbi ishullin tonë më parë. Kemi parë hidroavion, por jam i sigurt se a nuk ishte njëri nga ta. kam mundur të dalloja qartë dyert e aeroplanit”, ka thënë një dëshmitar, për mediat australiane.  26 vende po ndihmojnë në kërkimin e aeroplanit të zhdukur të fluturimit MH370, por Maldivet nuk janë në mesin e tyre.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item