Astrologu rus e parashikoi para 3 viteve: Lufta e III Botërore do të fillojë në mars 2014

Astrologu rus Pavel Globa, në vitin 2011 kishte arritur të parashikonte se mars të vitit 2014 pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dim...


Astrologu rus Pavel Globa, në vitin 2011 kishte arritur të parashikonte se mars të vitit 2014 pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimrore në Soçi, do të shpërthejë Lufta e III Botërore. Atëherë pak kush e kishte marë seriozisht, por sot kur Rusia ka pushtuar Krimenë, pjesë e Ukrainës, nuk mund të injorohet.
Astrolog rus Pavel Globa këtë e parashikoi gjatë një konference të astrologëve dhe parapsikologëve në Moskë më 25 mars, 2011.
Tani mbetet të shihet nëse zbulimi i tij do të dal i vërtetë apo jo, por duke pasur parasysh trazirat e vazhdueshme civile dhe ushtarake në Krime të Ukrainës që përfshijnë Rusinë, BE-në, Britaninë dhe SHBA-të, duket se mundësitë për një konflikt në shkallë globale ekzistojnë.
Pavel Globa , i cili ka një reputacion në degën e tij, njoftoi se Lufta e III Botërore do të zhvillohet në vitin 2014, gjatë Olimpiadës Dimërore në Soçi, ose menjëherë pas përfundimit të saj.
Në atë kohë, ai doli me një teori interesante / parashikimin për të ardhmen e afërt dhe të largët: ” Shumë më sulmojnë tani duke pretenduar se unë kisha parashikuar në Rusi një vit të qetë. Çfarë lloj viti i qetë është nëse tërmete trondisin Japonin. Por Japonia nuk është Rusi. Do të ketë luftëra në botë këtë vit, por çdo gjë do të jetë mirë në vendin tonë, me përjashtim të verës. Verës do të jetë e vështirë: do të ketë tre eklipse radhazi në qershor-korrik. Këtë vit, do të ketë gjashtë eklipse në total. Ne kishim një vit të tillë katastrofike si ky 20 vjet më parë, kur Bashkimi Sovjetik u shemb”, kishte thënë Globa në atë konferencë, për parashikimin e të ardhmes së afërt.
Globa informoi të pranishmit e tubimit edhe për momentin se kur do të fillojë Lufta e III Botërore. “Lufta e frikshme është e thënë të fillojë në mars të vitit 2014 ose gjatë Lojrave Olimpike në Soçi . Është gjithashtu e mundur që lufta mund të fillojë pesë ditë pas përfundimit të lojrave”. Megjithatë, ai nuk kishte saktësuar se në cilin vend pikërisht do të ndezej lufta.
Sa i përket faktit se trupat ruse filluan intensifikimin dhe lëvizjet e tyre pushtuese në Sevastopol të Krimes të premten më 28 shkurt, vetëm 5 ditë pas Olimpiadës Soçi, del se në parashikimin e astrologut Globa ka diçka.
Gazetarët rusë kanë shtuar se Globa kishte parashikuar, ndër të tjera, rënien e Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit dhe sulmet terroriste në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, në SHBA.
Parashikimi i astrologut fillimisht dukej jo serioz, por ai tani është fare afër realitetit, pas shpërthimit të tensioneve në Krime, ku trupat ruse pushtuan tokën e Ukrainës dhe hapësirën ajrore të saj të premten më 28 shkurt 2014. (Përgatitti: reporteri.net) 
(Për këtë parashikim në vitin 2011 kishte shkruar edhe gazeta e njohur ruse Pravda në gjuhën angleze). 

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item