Asadd përgëzon Putinin për “mençurinë politike”

Presidenti sirian, Bashar Assad, thotë se marrja ushtarake e Krimesë nga Rusia reflekton “politikën e zgjuar” të presidentit Vladimir Putin ...


Presidenti sirian, Bashar Assad, thotë se marrja ushtarake e Krimesë nga Rusia reflekton “politikën e zgjuar” të presidentit Vladimir Putin dhe përpjekjet e tij për të rikthyer “sigurinë dhe stabilitetin” në Ukrainë.

Në një letër adresuar presidentit të Rusisë, Assad e quan lëvizjen e Putinit në Ukrainën lindore si parandalim të marrjes së pushtetit në Kiev nga “terroristët ekstremistë”.
Komentet e Asadit, të parat që nga përshkallëzimi i krizës në Ukrainë që muajin e kaluar, u transmetuan nga shërbimi shtetëror i lajmeve në Siri, ditën e enjte.
Rusia ka qenë një mbështetëse e fortë e Asadit gjatë konfliktit 3-vjeçar, që filloi si një protestë e gjerë paqësore kundër qeverisjes së tij, por që u kthye në një luftë civile, e cila mori të paktën 140 mijë jetë njerëzish.
Asadi thotë se trupat e tij po luftojnë ekstremistët islamikë që duan të shkatërrojnë Sirinë. /Telegrafi/

Related

Botë 1395639432232431692

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item