Analistët: Fjalimi i Gruevskit racist dhe për përdorim të brendshëm partiak

Fjalimi i djeshëm i kryeministrit Gruevski i cili ka kërkuar 63 deputetë, në mënyrë që të mos kushtëzohet nga askush, duke aluduar kështu pa...


Fjalimi i djeshëm i kryeministrit Gruevski i cili ka kërkuar 63 deputetë, në mënyrë që të mos kushtëzohet nga askush, duke aluduar kështu partnerin shqiptar të  koalicionit, për analistët politikë është një hap i rrezikshëm ndaj stabilitetit dhe politikë-bërjes në Maqedoni. Sipas Alajdin Demirit  kjo tezë e Gruevskit vë në pikëpyetje ekzistencën e Maqedonisë. Ndërsa për Gjorgji Spasovin, fjalimi i djeshëm i Gruesvkit e kapërceu fjalimin e lejuar politik.
“Kërkesa e kryeministrit Gruevski drejtuar elektoratit  që VMRO-ja këtë radhë të fitojë mbi 60 apo 63 deputetë, është një kërkesë me të cilën nacionalizmi i VMRO-së gjithnjë e më tepër bëhet më agresiv, me pretekst se, jo që nuk do të marrë partnerë koalicioni nga radhët e shqiptarëve, por që të ulë nivelin ose pazarin e kërkesave të partive politike shqiptare. Koketimi i fundit me Mijallkovin dhe me partitë opozitare është në këtë vijë gjithashtu”, tha Alajdin Demiri, analist politik.
“Ishte një retorikë nacionaliste përmes së cilës Gruevski theksoi qëllimin kryesor se BDI-së nuk i duhet dhënë shansi të qëndisë fatin Maqedonisë, dhe se Maqedonia nuk duhet të lejojë që në postin e kryeministrit apo presidentit, mos dhëntë Zoti, të vijë ndonjë shqiptar, hebre, rom apo dikush nga opozita në Maqedoni. Mendoj se ajo është deklaratë e turpshme që është më shumë se nacionaliste, dhe është jashtë kornizave të asaj që mund të quhet diskurs korrekt politik”, u shpreh Gjorgji Spasov, analist politik.
Sipas Demirit, deklaratat e tilla të Gruevskit janë për përdorim të brendshëm partiak, për të rritur rejtingun e partisë së tij. Ndërsa Spasov shkon edhe më larg duke i cilësuar ato, si deklarata raciste.
“Këto kërkesa janë iracionale. Këto kërkesa paraqesin në të vërtet një bindje të thellë të VMRO-së e cila rrezikon në një mënyrë ose në mënyrën tjetër, ardhmërinë e Maqedonisë për arsye se politik-bërja në këtë mënyrë është e rrezikshme dhe këto ide, këto koncepte më tepër i nevojitent VMRO-së për ngritjen e mobilitetit brendapartiak se sa të paraqesin një realitet politik i cili mund të realizohet”, deklaroi Alajdin Demiri, analist politik.
“Deklaratat e tilla janë në drejtim të ngritjes së ndjenjës nacionaliste para së gjithash tek kampusi i vet ndërsa e dyta në ngritjen e disponimit nacionalist edhe në kampusin tjetër etnik, pasi nëse ju thoni se pas jush, që jeni shumë i bukur dhe për shkak të nacionalitetit tuaj, nuk mundet askush tjetër në Maqedoni, asnjë qytetar të jetë kryeministër apo president, atëherë kjo do të thotë se ju predikoni një lloj racizmi”, tha Gjorgji Spasov, analist politik.
Analistët nuk përjashtojnë mundësinë që tezat e tilla të çojnë në thellim të konfliktit ndëretnik në Maqedoni  dhe se kjo nuk mund të lihet vetëm si logjikë parazgjedhore. /Bedri Rexhallari -ALSAT-M/

Related

Lajme 5847882471256527261

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item