ANAKRONIA E NJË POLITIKE POPULISTE

Xhelal Zejneli Sipas disa analistëve sllavo-maqedonas, për ta mundur LSDM-ja oponentin e saj VMRO-në, duheshka të dalë para elektoratit slla...

Xhelal Zejneli



Sipas disa analistëve sllavo-maqedonas, për ta mundur LSDM-ja oponentin e saj VMRO-në, duheshka të dalë para elektoratit sllavo-maqedonas me projekte konkrete. Këto pikëpamje janë kuazi analiza. Si të tilla janë të paqëndrueshme. Opozita sllavo-maqedonase, d.m.th. LSDM-ja, e ka vështirë ta largojë nga skena VMRO-në e Gruevskit, pikërisht për dy arsye:
            - e para, VMRO-ja ndjek politikë nacionaliste, duke pretenduar njëherazi që popullit sllavo-maqedonas t’i sajojë një identitet kombëtar, qoftë edhe më një histori të trilluar;
            - e dyta, VMRO-ja, faktorin politik shqiptar e ka nëpërkëmbur, e ka zhveshur nga çdo subjektivitet, me tendencë për ta defaktorizuar edhe vetë faktorin shqiptar.
  Thirrja e Gruevskit drejtuar popullit sllavo-maqedonas: Për ta parandaluar shantazhin e faktorit politik shqiptar, na mundësoni të kemi 62 deputetë... paraqet thelbin e antishqiptarizmit. Kjo thirrje ngërthen në vete ideologjinë  nacionaliste të VMRO-së dhe antishqiptarizmin e saj. Apeli i sipërthënë është në kundërshti të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe me karakterin dyetnik të Maqedonisë, si shtet i shqiptarëve dhe i sllavo-maqedonasve. Sipas thirrjes së lartpërmendur, Maqedonia duhet të jetë shtet unitardhe monoetnik, me një shkallë të ulët të decentralizimit të pushtetit qendror. Qëndrimi i Gruevskit lidhur me qeverisjen e Maqedonisë është në kundërshti të plotë edhe me parimin e Badinterit.
Sipas VMRO-së, Maqedonia është shtet i sllavo-maqedonasve, shqiptarët ndërkaq nuk janë veçse një minoritet i shpërfillur. Politika e VMRO-së mohon rolin vendimmarrës të faktorit politik shqiptar. Sipas saj, pjesëmarrja e përfaqësuesve shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë nuk është domosdoshmëri. Shqiptarët mund të jenë pjesë e qeverisë, por jo edhe e qeverisjes. Shqiptarët mund të jenë pjesë e qeverisë, por jo si faktor vendimmarrës.
Kjo politikë e VMRO-së, funksionarët shqiptarë të sotëm i shndërron në funksionarë të kohës së komunizmit, kur nuk pyeteshin për asgjë. VMRO-ja synon të rikthejë kohën e rahman-morinës, të ali-shukriut, të sinan-hasanit, të sejdo-bajramoviqit si dhe të funksionarëve shqiptarë të Maqedonisë, të cilët prej vitit 1945 deri në vitin 1991, ishin pjesë e pandarë e politikës antishqiptare të boshtit të krimit Shkup-Beograd-Titograd.     
Duke qenë se thirrja e Gruevskit për t’i mundësuar atij 62 deputetë sllavo-maqedonas injoron dhe vë në dyshim Marrëveshjen e Ohrit, atëherë faktori politik shqiptar duhet të mendojë për riorganizim politik. Marrëveshja e Ohrit paraqet marrëveshje historike ndërmjet dy bashkësive etnike – shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve. Injorimi i saj e kthen Maqedoninë në kohën e fillimit të proceseve të pluralizmit politik dhe ideologjik. Pa një marrëveshje politike historike midis dy bashkësive etnike – shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve, Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet stabil. VMRO-ja duhet ta dijë se nuk ka Maqedoni pa shqiptarët në qeverisje. Por, edhe faktori politik shqiptar nuk duhet të harrojë se popullit shqiptar nuk i duhen pjesëmarrja në qeveri, pa ndonjë rol qeverisës. Shqiptarëve nuk u duhen funksionarë, të shlyer nga vendimmarrja. Shqiptarëve nuk u duhen qeveri dhe qeverisje të tilla që  investimet ekonomike dhe financiare i orienton në pjesën juglindore të Maqedonisë.
Që nga viti 1991 deri më sot, pothuajse 100% e investimeve ekonomike dhe financiare, të vendit dhe të huaja, janë kryer në rajonet juglindoret të Maqedonisë. Në viset shqiptare ndërkaq, në periudhën e sipërthënë është investuar fare pak, për të mos thënë aspak. Qytetet shqiptare në veriperëndim të Maqedonisë, si pasojë e politikës diskriminuese, janë shndërruar në qyteza, në kasaba, në varosh dhe në pallanka. Të gjitha mjetet financiare, të vendit dhe të jashtme, investohen në Shkup dhe në rajonet juglindore. Qytezat shqiptare kanë mbetur të shkreta dhe jeta në to zhvillohet nën të gjitha standardet evropiane. Laje veturën në mëngjes, menjëherë të nesërmen e ka mbuluar pluhuri ndotës dhe helmues. Premtimet e faktorit politik shqiptar për investimet që pritet të bëhen, janë shndërruar në rrëfime të bukura për fshatrat e Potemkinit. Ndërtimi i zonave të lira ekonomike në viset shqiptare janë shndërruar në pritje groteske të Godosë, që të përkujton teatrin absurdSemjuel Beketit. Për ndërtimin e shtëpive vetanake luksoze dhe për administrimin e veprimtarive ekonomike të veta, funksionarët shqiptarë janë tegjet vigjilentë dhe syçelë, por kur është fjala për realizimin e investimeve në interes të përgjithshëm dhe për çeljen e vendeve të punës për armatën e të rinjve të papunë, bëhen indolentë dhe indiferentë, tregojnë se nuk kanë në dorë kurrfarë pushteti. Perspektivë e vetme e një rinie të papunë është shpërngulja për në Perëndim, për të mos thënë përtej deteve dhe oqeaneve. Pasojë e shpërnguljeve është moskthimi në vendlindje dhe asimilimi. E ka parasysh faktori politik shqiptar se qindra, në mos dhe mijëra të rinj shqiptarë, me diploma fakulteti dhe me magjistratura rinë në shtëpi pa punë dhe pa ardhmëri. Shumë prej tyre janë lodhur duke trokitur nëpër dyert e partive politike dhe të organeve komunale, me shpresë se, pas shumë vitesh pritjeje, më në fund do të gjejnë një vend pune. Fatkeqësia e të rinjve është akoma më e madhe kur dihet mirëfilli se në hapësirat shqiptare nuk është i zhvilluar sa duhet apo fare pak është i zhvilluar veprimtaria private. Me një fjalë, sektori privat nuk ka kapacitet për të përthithur një përqindje të konsiderueshme të të rinjve të kualifikuar dhe të papunë. Të rinj me diploma juristi punojnë nëpër noterë, nëpër avokatë dhe në administrata të ndërmarrjeve të caktuara, për një rrogë prej 200 erosh. Ky degradim i të riut me diplomë fakulteti të përkujton shfrytëzimin e egër të shekujve të kaluar. Një rrogë e tillë, në Evropën e shekullit XXI është turpërues për politikën e faktorit shqiptar, e në veçanti të kryeministrit arrogant, që ndërton kisha dhe statuja pa kokë. Një i ri me përgatitje universitare që troket për një vend nëpër selitë e partive politike dhe pret me orë të tëra para kabineteve të organeve komunale, s’ka se si të mos degradohet moralisht, para politikanëve megalomanë të shndërruar në punëdhënës sadistë.
Faktori politik duhet të bëjë politikë dhe jo të shndërrohet në ent për punësim. Me punësime partiake politizohen institucionet kulturore dhe shkencore, politizohet sistemi i arsimit, partizohet administrata dhe sistemi i shëndetësisë. Shndërrimi i faktorit politik në ent për punësim shkakton diferencim brenda-shqiptar dhe përzgjedhje negative. Punësimi partiak nuk njeh kurrfarë parimi profesional as moral. Legjenda thotë se në kohë krizash për punë, një vend pune paguhet prej 3.000 deri në 5.000 euro. Po qe se për 200 vende pune në administratën publike konkurrojnë 5.000-6.000 të rinj shqiptarë, atëherë shtrohet pyetja: Ç’politikë kanë bërë shqiptarët që nga viti 1991 deri më sot?! Ç’fitore është kjo?! Për fitoren e vet, të paguar me çmim tejet të lartë, Pirrojakishte thënë: Edhe një fitore si kjo, do të mbetem pa ushtri.  
Nacionalizmi romantik dhe retrograd i VMRO-së mund ta shtyjë faktorin politik shqiptar të krijojë sistem paralel. Gruevski duhet ta ketë parasysh faktin se krijimi i një sistemi paralel do ta destabilizonte, jo vetëm Maqedoninë, por edhe mbarë rajonin. Përgjegjësinë për këtë do ta mbante vetë ai. Federata e Zvicrës përbëhet prej 26 shteteve (kantoneve). Çdo kanton e ka pavarësinë dhe kushtetutën e vet. Krahas gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes, gjuhë zyrtare është edhe retoromanishtja (romanche)që flitet prej 35 mijë retoromanëve, të cilët përbëjnë më pak se 0.5 % të popullsisë së vendit. Kur një Konfederatë Helvetike mund të ndahet në 26 shtete (kantone), përse Maqedonia të mos ketë dy entiteteentitetin shqiptar dhe atë sllavo-maqedonas.
Apeli i Gruevskit drejtuar popullit sllavo-maqedonas për t’i dhënë atij 62 deputetë dëshmon qartë se politika e tij është populiste, d.m.th. jodemokratike dhe anakronike.
Si pasojë e politikës ekspansioniste të Beogradit, në vitin 1991 e këndej, në vise të caktuara të eks-Jugosllavisë llogaritet të jenë vrarë rreth 200.000 njerëz, të jenë zhdukur rreth 40. 000 dhe të jenë shpërngulur brenda dhe jashtë Jugosllavisë rreth 4.500.000 njerëz.
Në kohën kur rajoni i zhvillon proceset e stabilizimit, Gruevski dërgon apele destabilizuese. Në kohën kur protestuesit në Sarajevë ngrenë zërin kundër pushtetarëve të korruptuar, të cilët, në emër të patriotizmit, pasurohen brenda natës, Gruesvski vazhdon të investojë në kryqe dhe në përmendore mitike. Maqedonia rrezikon të shndërrohet në vatër krize. Ideologjia e VMRO-së dhe politika e Gruevskit nuk kanë dallim thelbësor prej politikës së zjarrvënësit të Ballkanit – Milosheviqit.     

*   *   *
Që nga viti 1991 deri më sot, kryetari i këtij vendi dyetnik prore ka qenë nga radhët e palës sllavo-maqedonase. Lidhur me zgjedhjen e kryetarit të shtetit, faktori politik shqiptar ka vepruar në dy mënyra:
- çdonjëra nga dy partitë politike shqiptare ka dalë me kandidatin e vet;
- secila prej dy partive politike shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që në raundin e dytë të votojnë për kandidatin e caktuar sllavo-maqedonas.
Dalja me kandidat shqiptar për kryetar të këtij vendi nuk ka pasur dhe s’ka për të pasur kurrfarë rëndësie, për arsye se me një akt politik të tillë, zgjedhjeve presidenciale të një vendi skajshmërisht të nacifikuar u jepet legjitimitet demokratik. Ndërkaq apeli i partive politike shqiptare që në raundin e dytë shqiptarët të votojnë për kandidatin e partnerit të bashkëqeverisjes, ka qenë një akt thellësisht i paarsyeshëm, për arsye se asnjë prej kryetarëve të deritashëm, jo vetëm që nuk bëri asgjë të mirë për shqiptarët, përkundrazi i mbështeti të gjitha veprimet violente dhe ushtarako-policore të qeverisë kundër shqiptarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Gjorgji Ivanovi u bë kryetar me votat e shqiptarëve. Megjithëkëtë, kur i tuboi kryetarët rajonit, kryetaren e Kosovës e injoroi. Në një turnir basketbolli të mbajtur në Nish (Serbi) tifozët sllavo-maqedonas brohorisnin: vdekje shqiptarëve, dhoma gazi për shqiptarët, shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur etj. Të nesërmen, këtyre të rinjve të formuar në frymën antishqiptare, iu bashkëngjit edhe kryetari i shtetit – Ivanovi, i zgjedhur në këtë post me vota të shqiptarëve, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Zgjedhja e kryetarit të Maqedonisë në mënyrë të njëzëshme (konsensuale)nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Personi i zgjedhur konsensualisht do të jetë kryesisht nga radhët e palës sllavo-maqedonase. Si i tillë, nuk ka pothuajse asnjë dyshim se ai do ta kishte mbështetur politikën sllave. Pikëpamja se kryetari i  Maqedonisë duhet të zgjedhet, jo nga populli por nga deputetët e kuvendit, për shqiptarët nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Praktika e ka dëshmuar se kushdo që të zgjedhet kryetar i këtij shteti unitar, monoetnik, centralist dhe të nacifikuar, do të ndjekë politikë prosllave.
Zgjidhje më e drejtë për shqiptarët është që faktori politik shqiptar të ndjekë politikë kombëtare dhe jo të vihet në shërbimin e sllavo-maqedonasve – për interesa meskine të individëve, të grupeve dhe të konjukturave.    
Politika nuk është punë shoferësh, muratorësh dhe pjatalarësish.    

Related

Opinione 6364816779992724745

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item