Abu Dabi i jep Serbisë një hua prej një miliard dollarësh

ABU DABI, 6 mars /ATSH-AFP/ – Abu Dabi, emirat i Gjirit Persik i pasur me naftë, ka njoftuar përmes një komunikate dhënien në parim të një h...


ABU DABI, 6 mars /ATSH-AFP/ – Abu Dabi, emirat i Gjirit Persik i pasur me naftë, ka njoftuar përmes një komunikate dhënien në parim të një huaje prej një miliard dollarësh për Serbinë.
”Huaja ishte subjekti i një marrëveshjeje të arritur gjatë një vizite në Abu Dabi të zëvendëkryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe ka synim nxitjen e investimeve publike dhe private nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Serbi, që është në kërkim të kapitaleve për diversifikimin e ekonomisë së saj”, sipas një komunikate.
“Huaja do të mbështesë ekonominë serbe dhe do të ofrojë mundësi të shumta investimesh për të dyja palët”, deklaroi ministri serb i Financave, Lazar Kërstiç, i cili ka nënshkruar marrëveshjen për Beogradin.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Serbia, që vitin e kaluar kanë hapur ambasadat e tyre në kryeqytetet respektive, po përpiqen të zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik prej disa muajsh, kryesisht në transportin ajror.

Related

Ekonomi 8006540780145786204

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item