6 fakte që nuk i dini për zhdukjen e aeroplanit të Malejzisë

Janë disa gjëra të pa thëna për zhdukjen e aeroplanit Malaysia Airlines 370, fluturimi i cili thjeshtë u zhduk rreth zonës Gulf të Tai...


Janë disa gjëra të pa thëna për zhdukjen e aeroplanit Malaysia Airlines 370, fluturimi i cili thjeshtë u zhduk rreth zonës Gulf të Tailandës me rreth 239 njerëz në bord.
Misteri i zhdukjes së aeroplanit i ka habitur edhe autoritetet më të mira të sigurisë ajrore të botës.
“Siguria në ajr dhe autoritetet anti-terroriste në dy kontinentet duken se nuk janë në gjendje të përcaktojnë çfarë hetimi duhet të bëjnë”, raporton Wall Street Journal.
Përderisa hetuesit janë të hutuar, të gjitha mediat siq duket nuk po ua tregojnë të gjithë tregimin, poashtu.
Këtu kemi nxjerrë disa fakte që do të duhej ti ngrisnin disa pyetje serioze në mendjen e secilit që është duke e ndjekur këtë situatë.
Fakti #1: Të gjithë aeroplanët komercial Boeing 777 janë të pajisur me disa kuti të zeza regjistruese që mund ti mbijetojnë çfarëdo eksplozimi në bord.
Asnjë eksplodim vetëvetiu nga aeroplani nuk mund ti shkatërroj kutitë e zeza regjistruese. Ato janë struktura bombë-provuese që mbajnë regjistrime digjitale të bisedave në kabinë njëashtu si të dhëna të detajuara të fluturimit dhe kontrollojnë të dhënat e sipërfaqes.
Fakti #2: Të gjithë kutitë e zeza të regjistrimeve transmetojnë sinjale lokalizuese më së paku 30 ditë pas rënjes në ndonjë oqean
Por ende kutitë e zeza nga ky incident i fundit nuk janë detektuar.Kjo është edhe arsyeja se pse hulumtuesit janë duke pasur probleme për ta gjetur atë.Normalisht, e tëra çfarë atyre ju duhet është të kenë qasje në sinjalin e kutisë së zezë.Por në këtë rast mungesa e një seriali nënkupton vetë kutinë e zezë- një objekt i dizajnuar t’u mbijetojë eksplodimeve të fuqishme-ose vetëvetiu është zhdukur,nuk ka funksionuar ose është rrëmbyer nga një fuqi e cila është përtej frikës së inxhinierëve dizajnues.
Fakti #3: Shumë pjesë të një aeroplani të shkatërruar, natyralisht janë të bëra nga një material që rri mbi ujë
Në rastet e kaluara të aeroplanëve të shkatërruar në oqeane ose që kanë rënë në oqean, këto copa materiali gjithmonë janë parë dukë qëndruar në sipërfaqen e ujit. Kjo është për shkak se – jastëku i ulëses në aeroplan mund të përdoret si një gomë uji.
Po, jastëkët e ulëseve tuaja notojnë. Të njejtën e bëjnë edhe pjesët e tjera jo-metalike të aeroplanit. Nëse fluturimi 370 ishte hedhur poshtë nga një eksplodim i llojit të ndryshëm, atëherë do të kishte një masë copëzash duke notuar mbi oqean, dhe këto copëza nuk do të ishin vështirë të vëreheshin. Fakti që nuk janë vërejtur ende asnjë nga ato copëza, duket se vetëm e shton më shumë misterin se si u zhduk fluturimi 370 nga faqja e dheut.
Fakti #4:Nëse një raketë do ta kishte shkatërruar fluturimin 370, raketa do të kishte lënë një sinjal në radar
Një teori e fundit që po rrjedhë në internet është që ‘një raketë e hodhi poshtë aeroplanin, që në njëfarë mënyre e shkatërroi gjithçka që pati në aeroplan’ – që nënkupton se pjesë shumë të imëta janë të padetektueshme si copëza.
Fakti #5: Lokacioni se ku u zhduk aeroplani nuk është një mister
Kontrolluesit e trafikut ajror kanë detaje të shumta për pothuajse vendin dhe momentin ku aeroplani ishte zhdukur. Ata e dinë lokacionin, shpejtësinë e ajrit, lartësinë – tre informacione të cilat mund të përdoren të vlerësojnë vendndodhjen e copëzave.
Mbani mend: hulumtuesit e sigurisë ajrore nuk janë njerëz budallenjë. Ata kanë parë eksplozime në ajër edhe më parë, dhe ata e dinë se si bien copëzat. Është një e dhënë substanciale për ekspolzimet e aroplanëve apo rënjet e tyre prej të cilës hulumtuesit mund të bëjnë supozime mirë të kalkuluara për atë se ku mund të gjinden copëzat. Dhe ende, pavarësisht eksperiencës dhe informacioneve të tyre, ata mbeten totalisht të shtangur me atë se çfarë ka ndodhur me fluturimin 370.
Fakti #6: Nëse fluturimi 370 u rrëmbye, nuk do të zhdukej nga radari
Të rrëmbesh një aeroplan nuk është arsye që ai thjeshtë të zhduket nga radari. Edhe nëse transponderët janë ç’kyçur nga aeroplani, radari i tokës mundet prap ta shenjojë lokacionin e aeroplanit duke përdorur të ashtuquajturin radarin “pasiv”.
Teoria se aeroplani ishte rrëmbyer sidoqoftë nuk ka kuptim. Kur aeroplanët rrëmbehen, ata nuk zhduken magjikisht nga radari.
Konkluzion i patejkalueshëm është që, fluturimi 370 thjeshtë u zhduk në një mënyrë që ne ende nuk e kuptojmë.Kjo është ajo që po ngritë teori të ndryshme dhe të çuditshme në internet, duke përfshirë diskutime të një testi të mundshëm secret të armëve ushtarake, trekëndëshi i Bermundeve – siq është zhdukja nga hapësirat kohore, dhe madje edhe supozimi që një teknologji aliene mund ta ketë teleportuar aeroplanin dikund larg në hapsirë.
Pjesa e frikshme e kësaj ngjarje nuk është se do të gjejmë ndonjë grimcë nga ky fluturim; edhe pse nuk do t’a bëjmë. Nëse asnjëherë nuk i gjejnë grimcat, nënkupton që një forcë krejtësisht e re, misterioze dhe e fuqishme po punon në planetin tonë e cila mund ti nxjerrë aeroplanët jashtë qiellit pa lënë prapa asnjë gjurmë.
Nëse ekziston një armë me mundësi të tilla, kushdo që e kontrollon atë tashmë e ka aftësinë që t’i dominojë kombet e botës me një armë ushtarake të frikshme me fuqi të pa imagjinueshme. Ky mendim është edhe më i frikshëm se sa vetëm idea e një aeroplani që vuan nga një dështim fatal mekanik./Indeksonline/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item