500 mijë gjermanë, kërkojnë pronat në Serbinë evropiane

Nga  Nga Agim Popoci   Zyrtarisht, sipas historianëve serbë, të gjithë janë të arrdhur në tokën serbe, përveç serbëve. Kështu ndodhë edhe me...

Nga Nga Agim Popoci 

Zyrtarisht, sipas historianëve serbë, të gjithë janë të arrdhur në tokën serbe, përveç serbëve. Kështu ndodhë edhe me gjermanët, ata të cilët zhvilluan gjithçka që nuk përdorej, kënetën e bën tokë buke, njeriun e kot e bën zanatçi ndërsa një vendbanim si Beogadi e bën edhe qytet modern. Të gjitha këto i harrojnë, dhe për shumë pak kohë i japin të drejtën vetes që po këta gjermanë të vyer dhe punëtor,  ti dëbojnë nga Serbia, kur ata ishin më shumë se 500 mijë, dhe kthimin e tyre ose qoftë edhe pronës së konfiskuar, e kushtëzojnë me ligjet serbe.
Kur shërbyen për largimin e turqëve, serbët ishin të lumtur, kur ata ishin sa më shumë në numër; Kur shërbyen për të hapur miniera, sepse nuk mjaftonte vetëm forca fizike, ishin më të rrespektuarit; Por, kur në vitin 1918 u desht të krijohet shteti serb, nuk u përfill kërkesa e Këshillit Popullor Gjerman që gjermanët të kenë një autonomi kulturore, por u copëtuan dhe u ndanë në tri shtete: Serbi, Hungari dhe Gjermani.
Regjistrimi i popullsisë së vitit 1918, dëshmon se në mbretërinë e sapokrijuar Serbo-Kroato-Sllovene me 12 milionë banorë, 513.472 ishin gjermanë ndërsa 4.665.851 ishin serbë /“The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics(Cornell, Ithaca and London,1984), fq.58/. Dhe jo vetëm kaq!
Për vetëm pesë vjet, niveli kulturor i këti grupimi etnik ishte i paarritshëm për të gjitha etnitë e kësaj mbretërie, dhe vetëm në vitin 1924, në Vojvodinë ishin 17 revista në gjuhën gjermane, 10 gazeta javore dhe dy revista profesionale. Por, në vitin 1929, kur u instalua diktatura mbretërore dhe vendi u quajt “Mbretëria e Jugosllavisë” gjithçka mori fund, edhe kultura gjermane. Përkundër kësaj, të rinjët gjermanë vazhduan të shkollohen në Gjermani, ndërsa linja konservatore e kulturës gjermane të dominoj në ambientin gjerman në Serbi.
Me bombardimin e Jugosllavisë, më 6 Prill 1941, gjithë popujt e Jugosllavisë u organizuan në luftën kundër okupatorit fashist ndërsa obliguesit ushtarak gjerman, në varësi nga thirrja që i bëhej, u detyruan të shërbejnë në Hungari, Kroaci, Serbi ose SS. Përgjigja ndaj këtij obligimi qytetar, të gjithë gjermanëve të bregut të Danubit, do ti kushtoj tri vjet më vonë, atyre dhe familejeve, me një kosto shumë të lartë, kur do të privohen me të drejtat njerëzore dhe qytetare jugosllave, si dhe pronën e tyre të fituar pas një pune të gjatë dhe të vështirë. Dhe jo vetëm kaq! Do t’iu kushtoj edhe me shumë jetë njerëzish.
Bazën juridike të vuajtjeve të tyre, Tito dhe klika e tij e fut në vendimet e AVNOJ-it më 21 Nëntor të vitit 1944, vit kur prej 500 mijë gjermanëve sa kishte në Serbi, 170 mijë arritën të kapen dhe të dërgohen në kampe përqëndrimi ndërsa 30 mijë të dërgohen në BRSS për punë të dhunshme. Kampit nuk i mbijetuan 51 mijë gra e fëmijë ndërsa nga puna e dhunshme ruse u shuan 2000 gjermanë.
Sot serbët mburren me tokën e Vojvodinës dhe drithërat që prodhon ajo, por harrojnë se ajo ishte knetë dhe ishin gjermanët ata që e shndërruan në tokë pjellore; Sot serbët mburren me minierat nëpër Serbi, por, përveç asaj në Novobërdë, janë shumë miniera, galeritë e të cilave janë vepër e punëtorëve dhe inxhinerëve gjermanë; Sot serbët mburren me birrën e parë serbe të vitit 1850, por ai që e solli birrën në Serbi dhe prodhuesi i saj, është pronari i fabrikës së birrës në qytetin e Pançevës, gjermani Georg Vajfert. Shtypin, shtypshkronjën dhe gazetën janë gjermanët që e sollën në Serbi, ashtu si edhe shumicën e instrumentave muzikor që sot i përdor folklori serbë; Por, kjo nuk do të ndikoi që me shpërthimin e luftës së dytë botërore, nga viti 1941-1944, 1.500 civilë gjermanë të quhen si të vrarë pa dashje nga partizanët, 9.500 të pushkatuar dhe 28 mijë si bashkëpunëtorë ose ushtarë të okupatorit.
Nuk dihet se cili ishte fati i gjermanëve të tjerë, të cilët morën botën në sy, përveç se drejtë Austrisë dhe Gjermanisë, por regjistrimi i popullsisë më 15 Mars të vitit 1948 tregon se në Jugosllavi janë 55.337 gjermanë, ndërsa në Serbi, vetëm 41.460; ndërkohë rgjistrimi I popullsisë në vitin 1981 dëshmon se në Jugosllavi janë vetëm 8.712 gjermanë ose 0,00388 %.
Sot “Serbia evropiane” ka lejuar krijimin e “Këshillit kombëtar për pakicën gjermane në Serbi”, si përfaqësues politik dhe juridik i interesave të tyre nga 15 Dhjetori i vitit 2007, nëse ka çfarë të përfaqësoj politikisht pas gjithë këtij tmerri, dhe jurdikisht, kur pronat vazhdojnë të jenë peng i ditës së anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Serbia: Gjermanët e dëbuar kërkojnë dëmshpërblim
Gjermanët që u dëbuan nga Serbia i bëjn thirrje pushtetit serb që t’iu dëmshpërblejnë pronën e marr gjatë kohës se pushtetit komunist
Ishte Maji i vitit 2002 kur gjermanët e dëbuar nga Vojvodina e Serbisë intensifikuan kërkesat e tyre për kthimin e pronës të cilën u kanë marr komunistët pas luftës së dytë botërore. Kjo kërkesë ka shkaktuar shqetësime tek ata që përdorin këtë pronë, dhe u pa si një një barrë e madhe financiare edhe për pushtetin e ri serb. Gjithësesi, ky dëmshpërblim duhet të vijë një ditë – nëse Serbia mendon të anëtarësohet në BE.
Kërkesa për kthimin e pronës është dërguar nga ana e Lidhjes botërore të gjermanëve të Nëndanubit, më 10 Maj të vitit 2002 në Suboticë të Serbisë. Kjo Lidhje mbledhë rreth vetes 1.5 milionë gjermanë të Nëndanubit – Gjermanë, shumica prej të cilëve, pas luftës së dytë botërore janë dëbuar nga vendet ku ata jetonin. Ata janë strehuar në Gjermani, Austri, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe disa vende nëpër botë, shkruan Jan Briza  për IËPR..
Gjermanët e Vojvodinës ose siç njihen në Serbi, Folksdojçer, kryesisht kërkojnë tokat e tyre dhe shtëpitë – pasuri e cila u është marr bazuar nga vendimet e AVNOJ-it të vitit 1944 në Jugosllavi.
Në Jugosllavi, para luftës së dytë botërore, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1921 dhe vitit 1931, kanë jetuar më shumë se 500 mijë gjermanë. Prej tyre, 340 mijë ishin në Vojvodinë.  Zyrtarisht thuhet se janë kolonizuar gjatë shekullit të XVIII-të, pas tërheqjes së turqëve nga Hungaria jugore, në kohën e mbretreshës austriake Maria Terezia dhe pasardhësve të saj Josif II dhe Leopold II.
Gjermanët, pas serbëve dhe hungarezëve ishin bashkësia më e madhe në Vojvodinë gjatë periudhës prej luftës së parë deri në luftën e dytë botërore. Sipas fuqisë ekonomike ata ishin ndër njerëzit më të fuqishëm në Serbi.
Pas luftës së dytë botërore, ndaj gjermanëve në Jugosllavi, ashtu si edhe në disa vende tjera, është kryer hakmarrje kolektive. Sipas të dhënave të shoqatës “Donau” dhe Lidhjes Popullore Gjermane, në dhjetëra kampe përqëndrimi në Vojvodinë të Serbisë, nga viti 1944 deri në vitin 1948, jetën e kanë humbur 80 mijë civil gjermanë, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq. Më të njohurit ndër tai shin kampet në Gakovo, Baçki Jarak, Kniçanin, Krushevle dhe Molin.
Prona është konfiskuar dhe i është dhënë kryesisht serbëve që janë kolonizuar në Vojvodinë nga pjesët e shkatërruara të luftës nga Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi.
Katica Andrijeviç nga Mitrovica e Sremit e kujton edhe sot se si komshijtë e saj gjermanë janë dëbuar në vitin 1953. “Franc Haltmajer, gruaja e tij Mandica dhe djemtë Rudolf, Karl dhe Viktor ishin komshijtë tanë në lagjen Rumska malta në Mitrovicën e Sremit. Ishin njerëzit shumë të mirë. Kur kanë ikur, të gjithë kemi qarë,” kujton Ana duke shtuar se Mandica dhe djmetë e saj kanë ardhë më vonë në Mitrovicën e Sremit. Madje, Viktor është martuar me ish-komshijen e saj me të cilën kanë luajtur si fëmijë.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1991, në Serbi kanë mbetur pak më shumë se 5.000 gjermanë. Dhe kur flitet për këtë fenomen negativ, shumë pak historian serbë turpërohen, por kujtojnë se hakmarrje të tilla kolektive ndaj gjermanëve kishte edhe në disa shtete tjera evropiane: Sipas dekreteve të njohura të Benesit, pas luftës, nga Çekosllovakia janë dëbuar 2.5 milionë gjermanë sudet.
Ndërkohë gjermanët nga Serbia, atë që u dëbuan dhe ata pak që ngelën, presin që të zbatohet ligji i ri mbi denacionalizimin në Serbi. Sipas këtij ligji, ata kërkojnë që ti kthehet pasuria e konfiskuar në mënyrë të paligjshme. Dhe jo vetëm kaq! Këtë e kërkojnë edhe dhjetëra mijëra serbë, pasuria e të cilëve është marr pas luftës.
Gjermanët në fakt kërkojnë që me ligjin mbi kthimin e pasurisë së konfiskuar në mënyrë të paligjshme, të trajtohen sikur edhe qytetarët tjerë të Jugosllavisë. Atyre, theksojnë Vajs dhe Rajman, në rradhë të parë u intereson që të mos diskriminohen vetëm për faktin se janë gjermanë.
Mirëpo, kjo, më lehtë është të thuhet se sa të realizohet. Problem i kthimit të pasurisë do të vazhdoj të ngelet si problem i tillë, sepse, pronarët aktual të shtëpive dhe pronave  gjermane, nuk ëshët e qartë se si do të flaken në rrugë, ndërsa ky shtet i varfër nuk është në gjendje që të dëmtuarit ti dëmshpërblejë.
Pas rënies së Millosheviçit, me mijëra të dëmtuar shpresonin se do të merrnin shumë shpejtë pasurinë. Denacionalizimi dhe kthimi i pasurisë, pronarëve të vërtetë , ishte njëra ndër premtimet e para parazgjedhore të Opozitës Demokratike të Serbisë, DOS, e cila në këtë mënyrë dëshironte të theksoj të kaluarën e saj antikomuniste. Por, deri më tani, lidhur me këtë çështje nuk është bërë asgjë, sepse shteti nuk ka para të paguaj.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka përgatitur një version të ligjit të denacionalizimit dhe dëmshpërblimit. Propozimi kishte marr lëvdata ndërkombëtare. Miratimi i ligjit ishte paraljmruar për shtatorin e vitit 2001, u shty për janarin e vitit 2002. As kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, avokati i shtetit të Serbisë, Sead Spahoviç dhek ryetari i Komisionit për hartimin e ligjit për denacionaizimin dhe dëmshpërblimin e pronarëve, thekson se për këtë ligj, të paktën duhet pritur edhe dy vjet.
Pronarët shpresonin se për shkak të dëshirës së shtetit serb që të pranohet në Këshillin e Evropës, do të detyrohet të përshpejtoj zgjidhjen e këtij problemit. Disa pronar, serbë, paralajmruan se me paditë e tyre kundër Jugosllavisë dhe Serbisë, do ta mbushnin gjykatën evropiane në Strasburg. Vetëm një kontest gjyqësor i humbur ishte i mjaftueshëm që Rumunia vetëm për disa ditë  të miratoj ligjin për kthimin e pasurisë së konfiskuar. Edhe Serbia është në këtë rrugë.
Avokati i njohur serbë, Milenko Radiç tërheq vërejtjen se kur është fjala për kërkesat e gjermanëve, shteti duhet të kërkoj dëshmi, se ata nuk janë dëmshpërblyer në shtetin amë ose shtetin actual nga ana e bashëksisë ndërkombëtare ose institucioneve tjera: “Me sa di unë, një numër i madh i gjermanëve nga Vojvodina ka marr kompensimin në Gjermani,” thekson avokati Radiç duke shtuar se ata janë ndihmuar nga shteti gjerman, dhe disa organizata tjera humanitare
Derisa shteti serb, për “çështje gjermane” kishte vullnet të mirë, por jo edhe para, rezistenca mbërrinte nga banorët e pasluftës në shtëpitë gjermane. Ata tashmë kanë frikë se mund të mbesin pa pronë të cilën e konsiderojnë të veten.
Me rastin e vizitave kolektive të grupeve të gjermanëve vojvodinas, në qytetet dhe fshatërat prej nga e kanë prejardhjen, disa herë janë shkaktuar incidente të pakëndshme, pasi që banorët aktual krijuan idenë se vizitorët kanë arrdhur me qëllim që ti lën pa pasuri.
Por, presidenti i Lidhjes Popullore Gjermane, Rudolf Vajs nga Subotica thekson se gjermanët janë të ndërgjegjshëm se kthimi I pasurisë së tyre është problem i cili është vështirë të zgjidhet në Serbi. “Jemi të ndërgjegjshëm se zgjidhja e padrejtësisë së vjetër që na është bërë neve, do të shkaktoj padrejtësi të reja disa njerëzve të tjerë, por duhet të fillojmë bisedimet në lidhje me këtë çështje dhe të kërkojmë  zgjidhjen sa më të mirë për të gjithë ne,” thotë Vajs.
Po i këtij mendimi është edhe Nënkryetari i Lidhjes Botërore të Gjermanëve të Nëndanubit, Rudolf Rajman, njëkohësisht kryetar i të gjitha shoqatave gjermane në Austri: “Kthimi i pasurisë së konfiskuar, në asnjë mënyrë nuk guxon të prodhoj padrejtësi të re. Qëllimi ynë nuk është hakmarrja, dhe as largimi i pasurisë nga ky shtet por vënia në vend e parimit të drejtësisë, barazisë së njerëzve para ligjit”.
Sot, Serbia, nëse dëshiron t ëanëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të zgjidhë çështjen e gjermanëve të dëbuar, ashtu si edhe shtetet tjera me të njetin problem. Ata, ashtu si edhe qytetarët tjerë, nuk duhet të diskriminohen.
“Folksdojçerët” kërkojnë kthimin e pronës
Bazuar në numrin e gjermanëve të dëbuar nga Serbia, shteti serbë, i mbështetur me shpatulla për muri me detyrimet ndërkombëtare, vendosi ti futet këtij procesi, duke e ditur edhe koston e  përafërt të kthimit të pasurisë së konfiskuar nga pushtetit komunist. Madje, ishte menduar se zgjidhja e çështjeve të hungarezëve do të jetë edhe puna kryesore në procesine kthimit të pronës së nacionalizuar në Serbi. Por gjithçka doli jashtë parashikimeve, dhe u shfaqën edhe anomali përkundër aplikimit shumë të vogël.
Agjensia për kthimin e pronave thekson se janë vetëm 80 kërkesa ndërkohë shoqatat gjermane të organizuar pikërisht për këtë çështje japin tjera shifra. Sipas të dhënave të Lidhjes Popullore Gjermane nga Subotica, 70 gjermanë nga Austria, 43 nga Gjermania dhe disa qindëra shtetas të Serbisë, kanë kërkuar që tu kthehet pasuria, e konfiksuar pas luftës së dytë botërore. Mirëpo, Agjensisë për kthimin e pronave, nga 25 mijë kërkesa, i kanë mbërritur vetëm 80, edhe pse vlerësohet se deri në vitin 1945 në Serbi kanë jetuar më shumë se 500 mijë gjermanë.
Në mesin e gjermanëve që në vitin 1945, me vendim janë shpallur armiq të popullit, kishte edhe prej atyre që nuk ishin pjesë e forcave të okupatorit. Edhe atyre u është marrë pasuria, shtetësia dhe e drejta qytetare. Pas luftës, një pjesë është larguar në Gjermani dhe Austri, dhe ka prej atyre që kanë humbur jetën nëpër kampe në Serbi dhe nëpër Evropë. Aktualisht, në Serbi jetojnë gati 4000 pasardhës gjermanë, në mesin e të cilëve ka edhe prej atyre që dëshirojnë ta kthejnë pronën familjare.
“Çdo pronë e konfiskuar në mënyrë të padrejtë duhet të kthehet, gjermanët me fajine trye kolektiv kanë humbur pronën e tyre, padrejtësia ngelet padrejtësi edhe pas 60 vjetëve,” thekson Rudolf Vajs.
Në Llazarevë, dikur fshat etnikisht i pastër gjermanë, banorët e dikurshëm të kujtojnë disa shtëpi të vjetra. Vlerësohet se pas luftës së dytë botërore, në pronat gjermane janë kolonizuar rreth 40 mijë familje serbe nga Bosnje Hercegovina, Mali I Zi, Kroacia dhe Maqedonia por edhe nga zonat e varfëra të Serbisë. Në mesin e tyre ishte edhe trevjeçari Vladimir Jojiç. “Jam mësuar këtu, fëmijët kanë lindur dhe janë shkolluar këtu, këtu i kam miqtë, këtu kam gjithçka. Zemra ime është çrrënjosur prej atje dhe është mbjellë këtu, edhe pse ende ka vështërsi, ende ka damarë që nuk po e marrin dot veten,” thekson Vladimir Jojiç nga Lazareva.
Kusht që prona ti kthehet shtetasëve të huaj është që të mos jenë dëmshpërblyer me marrëveshje ndërkombëtare ose në ndonjë formë tjetër, që ekziston reciprociteti dhe se nuk kanë qenë pjesëtar të forcave okupatore. Agjensia për kthimin e pronave deri tani ka pranuar gjithsejtë 80 kërkesa për kthimin e pronës gjermane. “Kemi pritur më shumë, sepse kjo bashkësi ishte e madhe në Serbi dhe asgjë nuk është zgjidhur, sepse kryesisht bëhet fjalë për tokë bujqësore. Do të shohim nëse diçka prej kësaj do të kthehet, dhe gjithçka vendoset individualisht,” thekson Strahinja Sekuliç nga Agjensia për kthimin e pronës.
Edhe pse nuk është në pyetje vlera e madhe e tokës, çështja është se duhet të dëshmohet se për cilin truall është fjala. Afati për aplikim të kthimit ose dëshmpërblimit për pasurinë e nacionalizuar ishte 1 Mars 2014.
Pak histori
Kolonizimi i gjermanëve në tokën ku sot quhet Serbi ka filluar rreth vitit 1150, në zonat me miniera, të cilat, gjermanët së bashku me kolonët tjera nga Dalmacia dhe Selaniku, i kanë zhvilluar në qendra të mëdha ekonomike të sundimtarëve serbë të mesjetës. Kryesisht bëhej fjalë për minatorë nga Karpatet, të cilët nëpër male hapnin galeri, prenin mallet dhe rregullonin tokat për ti shëndrruar ato në toka buke. Punëdhënësit nëpër miniera kujdeseshin për arritjen e marërveshjeve, shefi quhetj “hitman”(Huttman-mbikqyrës i shkritores(v.j.), ndërsa e drejta penale ishte e rregulluar sipas ligjeve të vjetra, që ishin të përcaktuara në kodin “Pasqyra saksone”(Sachsenspiegel). Nga “Pasqyra saksone” janë marr edhe shumë shrehje teknike dhe fjalë që edhe sot përdoren në gjuhën serbe.
Fillimi i marrëdhënieve zyrtare në mes të Gjermanisë dhe Serbisë është shënuar në vitin 1189, kur perandori Fridrih Barbarosa, gjatë kryqëzatës së tij takohet me prefektin e madh serb, Stefan Nemanja në Nish. Në atë kohë ata arrijnë marrëveshje ushtarake kundër Bizantit, që ka shkaktuar edhe pranimin e pavaërsisë së Serbisë nga ana e sundimtarit bizantin Isaak II.  Qendra e banuar e minatorëve gjerman ishte Novo Bërda(Neuberge), dhe ishte njëra ndër fortifikatat më forta dhe më të pasura. Serbët dhe gjermanët, të cilët janë quajtura edhe “shvabe” kishin mbrotjur disa herë qytetin nga sulmet turke, por ai ra në vitin 1453, pas rëneis së qytetit të Smederevës nën sundimin turk. Këtu  është edhe fundi i Serbisë mesjetare, ndërsa gjermanët qëndruan dhe u përzien me serbët. Mbiemrat e tyre ishin Fisher, Tugjman, Utman etj. ndërsa Novo Bërda edhe në shekullin e XVI-të konsiderohej si qytet gjerman, aty ku vazhduan të jetojnë gjermanët.
Kolonizimi i Vojvodinës
Nga fundi I shekullit XVII, habsburgët vendosin të spostojn turqit deri në hapsirat e bregut të Danubit, për ta kthyer luftën në bazenin e panonisë. Për këtë arsye, ata u bën thirrje kolonistëve nga e gjithë Gjermania, Franca lindore, Holanda, Zvicra, Çekia, Sllovakia, Polonia, Italia e madje edhe Spanja(në Beçkerekun e Madh, më 1735 ishte planifikuar një pjesë e re e qytetit me emrin “Barcelona e re” për kolonët spanjoll). Nga këta të ardhur kanë prejardhjen gjermanët e Nëndanubit. U thanë kënetat, u hapën kanale, u zhvillua industria ashtu si edhe bujqësia dhe blegtoria. Në këët mënyrë u rrit edhe hapsira e tokës së bukës, u futën kultura të reja bujqësore si dhe raca të ndryshme të kafshëve. Makineritë industriale, zanatet, tregtia dhe komunikacioni u shtuan dukshëm. Më 1717, Princi Eugen arriti të ngadhnjej ndaj turqëve dhe më 21 Korrik të vitit 1718, në Pozharevc u arrit marrëveshja e paqes dhe Serbia veriore duke filluar nga viti 1738 ngeli nën administrimin e perandorit. Në vitin 1717, Beogradi u ndërtua sipas planeve të general Doksat fon Mores dhe u kolonizua me gjermanë.
Me kolonizimin e Vojvodinës në shekullin e XVIII dhe fillimit të shekullit XIX ndryshoi përbërja etnike, theksojnë historianët serbë, ku gjermanët ishin grupimi tretë etnik. Por, pasi Serbia fiton autonominë në vitin 1817, dhe pas 30 vjetësh i ofrohet mundësia edhe e krijimit të shtetit, serbët në Vojvodinë organizohen  dhe në Karllovc themelojnë mbretërinë “Serbia dhe Tamishki Banat” që përfshinte Sremin, Baranjën, Baçkën dhe Banatin, duke u ndarë  nga Hungaria për tu përcaktuar të vazhdojnë nën kurorën e mbretit të Vjenës. Ishte viti 1848 kur u pranu si e tillë, kryeqyett ishte Temishuari ndërsa gjuhë zyrtare ishin: gjuha gjermane dhe ajo serbokroate. Është interesante se në këtë shtet, në vitin 1850 ishin tri etni shumicë: rumunë 347.459, gjermanë 335.080 dhe serbë 321.110. Famullitari Ferdinand Majerhofer themeloi shtetin ku të gjithë jetuan të lirë, por fatkeqësisht ishte  jetshkurtër, dhe marrëveshja austro-hungareze e vitit 1867 e kthen nën Hungari. Më të goditurit isihin rumunët, sllovenët dhe gjermanët, që iu nënshtruan një hungarizimi, ndërsa Serbia me Kongresin e Vjenës u bë Mbretëri në vitin 1878.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item