50 gratë që ndryshuan botën

Rajna Kovaçi  Zhvillimin dhe ndryshimet në botë i kanë sjellë, jo vetëm burrat, por edhe gratë. Ato kanë dhënë një kontribut të çmuar, por v...

Rajna Kovaçi 

Zhvillimin dhe ndryshimet në botë i kanë sjellë, jo vetëm burrat, por edhe gratë. Ato kanë dhënë një kontribut të çmuar, por veprimtaria e tyre nuk është shumë e dukshme. Në përgjithësi, sado maskiliste ka qenë shoqëria njerëzore nuk mundi ta shuajë kontributin e tyre, që tashmë ka hyrë në historinë e njerëzimit. Disa prej tyre kanë shkruar libra, të tjera kanë pikturuar, të tjera kanë studiuar natyrën. Gratë për të cilat unë do ju flas janë ndryshe. Veprat e tyre janë aq shumë, saqë nuk mund të grupohen në disa libra. Por ato me veprat e tyre na kanë ndihmuar të jetojmë dhe të jemi më të lira, më të lumtura dhe më të mira. Le të njihemi me disa nga shembujt që na kanë frymëzuar nga historia botërore, të cilat ne i përmendim dhe i kujtojmë edhe sot në ditët tona. Duke shkruar për këto Zonja të jashtëzakonshme dalë në përfundimin se cdo vajzë dhe grua ka në veten e saj një forcë të madhe dhe aftësi të plota, që i nevojitet, për të arritur e për t’i kthyer në realitet ëndrat e saj.
1. Safo
“ Erosi më lëkund dhe mi ledhaton gjunjët,….”
Safo, poetesha më e famshme e lashtësisë, ka jetuar në ishullin Lesbos rreth shekullit të VII-VIp.e.sonë. Shkruante poezi-lirike, performonte duke i shoqëruar vargjet me muzikë, kanë mbetur shumë pak nga vepra e saj. Vargjet e saj ishin aq popullore saqë çoheshin gojë mbas goje. Filozofi Platon i ka cituar vargjet e saj deri në fund të jetës. Sipas autorëve të lashtë, në përgjithësi vargjet e saj  hymnizonin dashurinë homoseksuale, ajo i dha liri lezbikeve të cilat jetonin në ishullin Lezbos.

2. Kleopatra (69-30 p.e.sonë)
Faraonia e fundit e Egjiptit të Lashtë, e famshme jo vetëm për bukurinë, por për inteligjencën, kulturën dhe aftësitë e saj të jashtëzakonshme si stratege. Kishte lidhje dashurie me dy burrat më të famshëm dhe më me influence. Ajo luftoj dhe u përpoq që të ruante vendin e saj nga superfuqitë sic ishte Roma: Juli Cezari dhe Mark Antoni. Në kohën kur ajo sundoj Egjipti ishte shumë i fuqishëm, u mundua të ruajë atdheun e saj nga ekspansjoni i Perandorisë Romake.
3. Maria Magdalena (shekulli  4 para krishtit-40 pas krishtit)
Faktet historike për të janë të mbushura me spekullime. Nga Evangjelia kanë dalë disa fakte të rralla se Maria ishte një nga mbështetëset me te mëdha të Jezusit. Legjendat thonë se ajo ka qenë grua me “reputacion jo të mirë“, ndërsa sipas Evangelisë së Markos dhe Llukës thuhet se dashuria e saj, përkushtimi dhe pastërtia e saj ndaj tij, e meritoj plotësisht faljen e tij. Ajo i qëndroi pranë qëkur e kapën dhe deri sa e kryqëzuan.
4. Boudika (shekulli I pas Krishtit) 
Boudika ishte liderja shpirtërore e anglezëve. Ajo ngriti në kryengritje shumë fise kundër pushtuesve romakë. Ajo mobilizoj një ushtri prej 100.000 vetësh, me sukses luftuan në Kolcester e më pas në Londër. Por fatkeqësisht ushtria e saj u shkatërrua tërësisht nga sulmet e forta të romakëve.
5. Hidgerard nga Bingen( 1098- 1179)
Kompozitore dhe shkrimtare Hidgerard e kaloi pjesën më të madhe të jetës pas mureve të manastirit. Megjithëatë poezia dhe meloditë e shkruara prej saj për një kohë të gjatë u përhapën pafund. Ajo u konsultua me njerëzit më me ndikim të asaj kohe si me Papën, Mbretër, shkencëtarë, filozof dhe si rrjedhim shkrimet e saj dhe muzika e kompozuar prej saj kanë patur ndikim deri  në ditët tona.
6. Elinora nga Franca (1122-1204)
Mbretëresha e parë e Francës, dy nga djemtë e saj –Ricardi dhe Xhoni u bënë Mbretër të Anglisë. E bukur, e mencur dhe shumë e shkolluar ajo pati një ndikim të madh në politikën e Europës Perëndimore,njëkohësisht ndikimi I saj u ndje edhe nëprmjet djemve të saj.
7. Zhan D’Ark (1412-1431)
Një vajzë e thjeshtë fshatare, i vinin nga qielli sinjale fetare, që e frymëzuan të udhëheqë ushtrinë franceze kundër anglezëve në luftën e tyre 100 vjecare. Dhe me të vërtetë vajza 17-vjeçare Zhana, fitoi betejën kundër anglezëve në Orlean. Por më vonë anglezët e arrestuan dhe e egzekutuan. Kisha katolike e bëri shenjtore të pafajshme, ndërsa Franca e përkujton figurën e saj si një heroinë që sakrifikoj për kombin.
8. Mirabaj (1498-1565)
E lindur në një familje të privilegjuar Hinduse, ajo luftoi derisa jetoi për një jetë më të mirë të popullit të saj. Nga që edhe ajo filloj të bënte një jetë jashtë standarteve të tyre edhe njerzit e familjes së saj tentuan disa herë ta vrasin por më kot, këngët e saj bënin që ajo të mbijetonte induizmi në Indi.
9. Shën Tereza e Avila (1515-1582)
Mistike dhe poete, Ajo ka jetuar në kohën e inkuizicionit në Spanjë. Ajo ka dhënë një kontribut shumë të cmuar për reformimin e fesë katolike.dhe bëri që feja të qëndrojë larg fanatizmit.
10. Katerina de Medici (1519- 1589)
Lindur në Firence të Italisë Katerina ishte martuar me Mbretin e Firences, në moshën 14-vjeçare. Kur vdiq i shoqi, ajo u bë Mbretëresha dhe kishte tre djem. Ka marrë pjesë në të gjitha manipulimet e politikës së Mbretërisë së saj si dhe për t’i rritur autoritetin djemve të saj. Këto veprime sollën katastrofën e madhe që u quajt dita e tmerrshme e Shën Bartolomeut, dita e vrasjeve të tmerrshme, ku u vranë rreth 50 000 vetë (hugenotë).
11. Mbretëresha Elizabeta e I ( 1533-1603)
Elizabeta e I e drejtoi shtetin e saj për 44 vjet, dhe koha kur ajo drejtoi mbetet në histori si shekulli i artë I Elizabetës. Gjatë kësaj epoke Anglia e zgjeroi ndikimin e saj në të gjithë botën, ndërsa kultura angleze u pasurua shumë dhe u përhap nëpër të gjithë botën. Dramaturgu Uilliam Shekspir, Kristofer Marlou dhe fillozofi Fransis Beikën. E bija e Henrit të VIII dhe e Ana Bolenës, Elizabeta është quajtur Mbretëresha e ve, pavarësisht presionit nga ana e Parlamentit dhe dëshirave të vazhdueshme të kandidatëve të saj për tu martuar, ajo kurrë nuk u martua.
12. Katerina e Madhe ( 1729-1796)
Një nga lideret më të mëdha politike të shekullit të 18- të. Sipas fakteve vërtetohet se Katerina ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe shumë pozitiv për të rritur popullaritetin duke ndikuar që Rusia të vendosej krahas shteteve të tjera të njohura europiane, si një nga vendet me kulturë dhe art të famshëm të botës.

13. Meri Uollstënkraft (1759-1797)
Ka shkruajtur librin më domethënës për lëvizjen feministe në botë. U quajt Traktati i “Fitores së të Drejtave të Grave”, ku parashikonte dhe vendosi bazat morale si praktikë për zgjerimin dhe zmadhimin e të drejtave të njeriut dhe sidomos të drejtave politike të grave. Ajo është një pionere e luftës për të drejtën e grave për të votuar.

 14.Xhejn Ostin (1775-1817)     
Në shikim të parë vajzë e thjeshtë angleze ndoshta pak krenare, por e mbyllur në vetvete. Ostin e kaloj jetën e saj e rrethuar nga të afërmit e saj, jo mes aventurash dhe ngjarjesh. E megjithatë, romanet e saj janë klasifikuar si ndër romanet më të lexuara e më të dashura në historinë e letersisë. Ajo e bëri për vete lexuesin e asaj kohe me përshkrimet reale të jetës së njerzve të zakonshëm, me analizën e hollë psikollogjik të normave sociale të kohës. Mund të përmendim “Northanger Abbey”. Në kohën kur ajo krijonte, gratë shkrimtare ishin shumë të rralla, dhe ajo është një nga zonjat që vendosi bazat për shkrimtaret që i përkisnin të ardhmes.

15. Elena Gjika- Dora d’istria( 1828-1888)
Konteshë rumune me prejardhje shqiptare nga 4 gratë e famshme të fundit të shekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të. Ishtë një nga grate e rralla të asaj kohe që pseudonimin e saj e mbajti të gjinisë femërore. E para grua që u ngjit në Alpet e Zvicrës, që analizoj si askush kushtet dhe jetën e grave nga vende të ndryshme të botës. U përpoq shumë për autoritetin dhe pavarësinë e Kombeve të vogla ne Ballkan, luftoi shumë për të drejtat e grave të gjithë botës. Të gjithë pasurinë e saj e dhuroi shkollës së shurdh-memecëve të qytetit të Firences.

16. Hariet Bicër Stou (1811-1896)
Të gjithë jetën e kaloj si aktiviste e flaktë kundër robërisë. Romani i saj “Shtëpia e Xhaxha Tomit”mbetet një bestseller, që ndihmoj në mbështetjen e njerëzve me ngjyrë. Abraham Linkoln lidhur me librin e saj ka thënë: ”Libri i saj mbetet faktori kryesor për fillimin e luftës civile në Amerikë”.

17. Mbretëresha Viktoria (1819-1901)
Udhëhoqi një nga Perandoritë më të mëdha, që ka egzistuar ndonjëherë. Në fund të shekullit të 18- të dhe në fillim të shekullit të 19- të, Mbretëresha Viktoria shëndrohet në simbol të korektësisë.Vlerësoi dhe mbështeti lindjen dhe zhvillimin e klasës së mesme të popullsisë. Mbretëresha Viktoria donte të kishte ndikim të thellë në politikën angleze, por ajo mbeti jashtë politikave partiake.

18. Florëns Hajtingeill (1820-1910)
Shërbeu denjësisht në luftën e Krimesë. Ajo përmirësoi rolin dhe profesjonin e infermjeres, në sajë të rolit dhe punës së saj profesioni i infermierëve fillojë që ato të ishin pranë mjekëve, duke qenë asistente të denja në përmirësimin e shëndetit të njerzve nëpër spitale.

19. Sjuzën B. Antëni (1820- 1906)
Ajo udhëhoqi fushatën për të drejtat e grave punëtore dhe kundër skllavërisë, luftoi për të drejtat e grave amerikane. Ajo shkoj nëpër të gjithë Amerikën dhe u bë avokate mbrojtëse kundrejt atyre njerzve që kishin ceshtje për të drejtat e njeriut.

20. Emili Dikinsën (1830-1886)
Një nga poeteshat më të mëdha të Amerikës. Pjesa më e madhe e vargjeve të saj janë botuar pas vdekjes. Poezitë e saj vlerësohen deri në ditët tona për stilin e saj të vecantë si dhe të guximshëm vargjet janë quajtur të vecanta-jashtë standarteve të asaj kohe. Vargjet e saj janë quajtur një trashëgimni e pasur për shekullin e 20.

21. Emili Pankurst (1858-1928)
Ajo organizoi grevën e parë të urisë kundër dhunës. Organizoi demonstratë publike. Fatkeqësisht vdiq gjatë vitit 1928, 3 javë para se të aprovohej ligji për të drejtën e votës, për të gjitha gratë mbi moshën 21-vjeçare.

22. Marija Kyri (1867-1934)
Ajo është gruaja e parë që mori çmimin “Nobel”, dhe në përgjithësi njeriu i parë që mori dy çmime të tilla, në shkencën e fizikës dhe të kimisë.Bashkë me bashkëshortin e saj Marija zbuloj elementët që u quajtën “radioaktiv”. Puna e saj e palodhur e ndihmoj në mjekësi si edhe në përcaktimin e diagnostikimin e sëmundjeve. Zbulimi i saj hapi rrugë për një nga mundësitë e kurimit të sëmundjes së rëndë të kancerit, për kurimin me kimioterapi.

23. Emili Mërfi (1868-1933)
Është Magjistëri i parë grua në Britaninë e Madhe dhe Europë. Gjatë vitit 1927 ajo u bashkua me zërat e katër grave të tjera kanadeze të cilat u përpoqën shumë dhe ja arritën qëllimit që të anullonin ligjin që thoshte se:” Gratë nuk duhet të numërohen si njerëz…”

24. Roza Luksemburg (1870-1919)
Revolucionare-marksiste, shoqe e Leninit dhe luftoi shumë për të organizuar revolucjonin socialist në Gjermani. Gjatë kohës para luftës së parë botërore ajo shkruajti ashpër kundër imperjalizmit gjerman dhe për socializmin ndërkombëtar. Gjatë vitit 1919 pas përpjekjeve të pasuksesshme për organizimin e revolucjonit komunist në Gjermani, një nga veprat e saj është edhe festa e 8 Marsit,mbeti e vrarë nga ushtarët gjerman.

25. Helena Rubenshtajn (1870-1965)
Ajo është një nga gratë e parë në botë që krijoi kompaninë e parë kozmetike. Biznesi i saj u vërtetua shumë i suksesshëm. Më pas pasurinë e saj ajo e përdori për qëllime bamirësie. Në fushën e artit, kulturës, arsimit dhe shëndetësisë.

26. Helën Kelër (1880-1968)
Ishte vetëm 19 muajshe kur u bë e verbër dhe shurdhe, është gruaja e parë e këtij target grupi që ka organizuar manifestime, demonstrata për të drejtat e të verbërve dhe shurdhëve. Kjo gjendje nuk e mposhti për të mos qenë active për të drejtat e këtij target.

27. Evelina Mihajllova-Koko Shanel (1883-1971)
E bija e shërbëtores së varfër dhe e shitësit, Koko punojë si këngëtare në një klub dhe  zbukuronte kapele, është një nga stilistet më të mëdha të botës në historinë e njerëzimit. Në ndryshim nga stiliste të tjera europjane, Shanel e vendosi gruan në qendër të  koleksjoneve të saj: ”Jam e lumtur se ju dhashë grave ndjenjën e lirisë, ju ktheva dashurinë  dhe vlerësimin për trupin e tyre….ju ktheva bukurinë trupore që rrobat e  tepërta, korset dhe jastëcka pa fund ua kishin muluar hijet e tyre. I hoqa duke thyer mentalitetin e disa stilistëve të çuditshëm”. Ajo bëri revolucjon në modën femërore, revista “Times” e ka përcaktuar si një nga 100 personalitetet më me ndikim të shekullit të XX.

28. Elinor Ruzvelt (1884-1962)
Bashkëshortja dhe këshilltarja politike e Presidentit Amerikan F.D. Ruzvelt. Ajo ishte edhe udhëheqëse e Komisjonit të Drejtave të Njeriut në OKB. Ajo  u bë një shtysë e madhe dhe mori pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen dhe aprovimin e deklaratës së të drejtave të njeriut në 1948.

29. Ani Besant (1847-1933)
Është një luftëtare për barazi sociale. Ajo zhvilloj një fushatë shumë active për pavarësinë e indianëve.
30.Ketrin Hepbërn (1907-2003)
Personazh ikonë e kinematografisë së shekullit të XX. Ajo fitoj 4 “Oskar” si dhe mbi 12 nominime për Oskar. Mënyra e saj e jetesës ishte jo tradicjonale për kohën kur jetoi, gjithashtu edhe mënyra e saj aktorjale. Ajo ndihmoi të pre definicohen pikpamjet tradicjonale të rolit të grave në shoqëri.

31. Simon dy Bovoar (1908-1986)
Një nga lideret e filozofisë ekzistencialiste të shekullit të XX. Ajo pati lidhje të afërta me Zhan Pol Sartër. Në librin e saj “Gjinia e Dytë” e ka trajtuar ndryshe seksizmin tradicjonal, që dominonte deri atëherë në shoqëri dhe histori. Libri mori shumë kritika gjithashtu edhe shumë lavdërime. Ky është një libër kritik për lëvizjen feministe.

32. Nëna Tereza (1910-1917)
Agnes Bojaxhi, lindur në një familje shqiptare katolike, që në moshën 18 vjeç i përkushtohet njerëzve të varfër e në nevojë në Indi. Tashmë motër në Kalkutë ajo pranoi emrin Tereza, megjithëse përgjithëmonë në zemrën e njerëzve mbeti Nëna Terezë. Duke qenë Misjonare e njerëzve, ajo u qëndroi pranë të gjithë njerzve të varfër, të sëmurë dhe në nevojë, jo vetëm për Indi, por në të gjithë botën. Ajo u kujdes për 1000 të sëmurë rëndë në Kalkuta. Në vitin 1979 për devotshmërinë e saj ndaj njerëzve në nevojë ajo mori Cmimin e Madh Nobel. Mbetet simbol i mirësisë, sakrifices dhe shënjtores së vërtetë.

33. Doroti Hoxhkin (1910-1997)
Mori çmimin “Nobel” në fushën e kimisë, ajo bëri zbulime dhe zgjidhje shumë të rëndësishme në lëmin e kimisë. Ajo zbuloi strukturën e penicilinës dhe më vonë insulinën. Këto zbulime përmirësuan shumë shëndetin e njeriut. Ajo ishte një luftëtare e flaktë për paqen në botë dhe për carmatimin e popujve.

34. Roza Parks (1913-2005)
Aktiviste për të drejtat e njeriut të njerzve me ngjyrë në SHBA, gjatë vitit 1935. kjo grua kreu një vepër skandaloze për kohën – nuk i lëroi sediljen në autobus një burri të bardhë. Roza u arrestua nga policia, veprimi i saj i guximshëm provokoi boikot nëpër autobuza, lëvizje e udhëhequr nga Martin Luterking, dhe shënoi, kthimin në lëvizjen për të drejtat e njerzve me ngjyrë.

35. Billi Hollidei (1915-1959)
Është e para grua që ka marrë titullin ”Madama e Parë e Bluzit”. Është vlerësuar si një nga emblemat e muzikës së xhazit në historinë e njerëzimit në të gjitha kohërat. Zëri i saj kishte një tingull magjepës që dukej sikur lëvizte nëpër qenien tënde në mënyrë emocjonale dhe kishte veti që ndërsa e dëgjoje shtangia ishte e paevitueshme. Zëri i saj mbetet i paharrueshëm jo vetëm për kohën e artë të xhazit, por incizimet e saj dëgjohen me endje edhe në ditet tona.

36. Indira Gandi (1917- 1984)
Gruaja e parë Kryeministre në Indi. Ajo ishte në krye të qeverisë në vitet 1966-77 dhe 1980-84 akuzohej për tendenca autoritare, ajo bllokoj një kryengritje të armatosur, kur pranoj të bënte zgjedhje të parakohshme “në periudhë të përshpejtuar” në vitin 1977. U vra në vitin 1984 nga rojet e saj personale. Vrasja e saj ishte një përgjigje për të mos e marrë përsëri pushtetin.

37. Eva Peron (1919- 1952)
Ishte gruaja që e donte i gjithë populli argjentinas. Ajo bëri një fushatë të gjerë për të drejtat e të varfërve dhe sidomos për të drejtat e grave të varfëra. Në të njëjtën kohë njerëz të këqinj me ndikim në rangjet e larta e shantazhonin deri në zhdukje fizike për shkak të popullaritetit të saj të madh. Ajo vdiq në moshën 32-vjeçare në vitin 1952 nga një sëmundje e rëndë.

38. Beti Frieden (1921-2006)
Një feministe e betuar libri i saj ”Mistika Femërore” u kthye në “best-sellser”, por në të njëjtën kohë kritika u tregua e pashpirt për librin e saj. Ajo luajti një rol të rëndësishëm kundër diskriminimit gjinor por edhe nga ana seksuale.

39. Margaret Thecer( 1925- 2013)
Gruaja e parë Kryeministre në historinë e Britanisë së Madhe, e mbiquajtura “Zonja e Hekurt” ajo qëndroi në krye të shtetit 10 vjet. Ajo i dha kuptim të plotë lirisë së tregut dhe e nxori Anglinë nga një krizë e thellë ekonomike. Zhvilloj mardhënie të ngushta me D. Regan. Më skeptikët e kritikuan për integrimin europian.

40. Merilin Monro (1926-1962)
Emri i saj i lindjes ishte Norma Zhin Beikër, ajo pati një fëmijëri të vështirë të palumtur dhe me varfëri të plotë. Ajo u kthye në një emër legjendë në kinematografinë botërore. Filmat e saj janë të suksesshëm por pamja e saj e mrekullueshme mbetet e paharruar dhe shumë e dashur deri në ditët tona. Pamja e saj e jashtme shumë tërheqëse, shkëlqimi që kishte dhe elegance e papërsëritshme e bënë që të mbetet idhulli i të gjitha grave dhe burrave të gjithë botës dhe të gjitha kohërave.

41. Ana Frank (1929-1945)
Ditari i saj është një nga librat më të lexuara në botë. Ai i zbuloj mendimet dhe dëshirat e një vajze të re13 vjecare shumë të pjekur, që jetonte e fshehur në një bodrum. “Megjithatë unë mendoj se njerzit janë me të vërtetë të mirë thellë në zemrën e tyre”.
42Odri Hepbërn (1929-1993)
Me pamjen e një mbretëreshe, Odri ishte një mishërim i shijes dhe i elegancës së vërtetë. Mbetet artiste idhull për gratë e viteve 1950-60. Aktorja u bë e famshme me filmat “Mëngjez në Tifani”, “Zonja e ime e mrekullueshme”, Pushime në Romë” etj. Ajo u përcaktua një nga gratë më të bukura të shekullit të XX. E vecanta e saj ishte se ajo pati një fëmijëri të trishtuar sepse ishte pikërisht në kohën e regjimit nazizst në Hollandë, gjatë luftës së dytë botërore. Pikërisht kjo eksperiencë e saj më vonë e çoj në rolin e saj shumë vjecare si Ambasadore në UNICEF.
43. Xhërëmi Griër (lindur në 1939-)
Ikona e feminizmit të viteve 1960 dhe 1970. shkruajti një libër” Eunuku Femëror”, që u përcaktua si manifest i lëvizjes feministe, ajo pati një ndikim shumë të madh për vazhdimësinë e lëvizjes feministe në botë.
44. Beti Uilljams (1943-)
Sëbashku me Marid Korigan, zhvilluan një fushatë të fortë kundër dhunës sektante në Irlandën e Veriut. Ajo përhapi mendimin e paqes gjatë vitit 1977.
 45. Billi Xhin King (lindur në 1943-)
Një nga sportistet më të mëdha të botës, kampjone në tenis, që luftoj për barazinë gjinore në fushën e sportit. Fitoi 67 tituj dhe medalje, gjithashtu edhe 20 tituj dhe medalje të tjera.
 46. Benazir Bhutto (1953-2007)
Ishte gruaja e parë kryeministre në një shtet musliman. Ndihmoj dhe kontriboj shumë që Pakistani të mos ishte më një vend diktatorjal por një vend demokratik. Në vitin 1977 ajo ndërmori reforma socjale shumë të vlefshme për shoqërinë pakistaneze. I dha shumë prioritet dhe u bë një mëbshtetje e rëndësishme për gratë dhe vajzat e varfëra e në nevojë. E hoqën nga posti sepse e akuzuan për korupsjon dhe mospagesë të taksave, ajo vazhdoi ti kundërshtonte këto akuza.Ajo ishte dy herë Kryeministre,humbi jetën  gjatë shkëmbimit të zjarrit në një sulm me bomba dhe të shtëna në vitin 2007 në Ravalpindi. Në kohën kur ajo po dilte nga një park ku kishte mbajtur një fjalim në kuadër të fushatës elektorale.
47. Princesha Dajana (1961-1997)
E dëshiruar nga të gjithë jo sepse Princi e zgjodhi si bashkëshorten e vet apo si humanitare e palodhur, ajo u quajt me titullin më të lartë: ”Princesha e Popullit”, sic është quajtur nga anglezët, ajo do të mbetet në mendjen e të gjithëve si njeriu i sinqertë, i drejtë, e pranishme kudo tek populli I saj si për të mirë e për të keq. Vdekja e saj tragjike trishtoi miliona njerëz nga e gjithë bota, me jetën që bëri ajo i tregoi botës se cafrë do të thotë ti duash njerzit, tu qëndrosh pranë edhe nëse kjo gjë e bëri familjen Mbretërore të vuajë.
48. Opra Uinfri (lindur më 1954-)
Lindur fëmijë jashtë martese, ritur në një familje të varfër, dhe mes një dhunë të rëndë fizike në familje. Opra mbetet një grua shembull për gratë e tjera, e cila në sajë të punës dhe vullnetit të saj arriti që ëndrën e saj ta bëjë realitet. Kush mendonte atëherë se talk- shou i saj do të arrinte të bëhej emisioni më i ndjekur në historinë e SHBA-së, ndërsa vetë ajo –në një miliardere mediatike dhe një Madam me biznesin e saj privat.
 49. Xhoan K. Rouling (lindur në 1965-)
Ajo është shkrimtarja e librit të famshëm për fëmijë dhe adoleshentë Harri Potës. Niveli i shitjeve ka qenë kaq i lartë sa që u quajt si  rilindje e dëshirës së fëmijëve për të lexuar. Librin e parë e shkruajti duke qenë një nënë e vetme me shumë probleme. Ndërsa tani është gruaja shkrimtare e famshme për fëmijët.
50. Valentina Tereshkova (lindur në 1937-)
Gjatë vitit 1963 Valentina ishte gruaja e parë që u hodh me parashutë dhe gruaja e parë që fluturoj drejt kozmosit. Në moshën 26 vjecare ishte njeriu i parë që doli jashtë orbitës tokësore. Kishte përfunduar studimet për inxhinieri dhe ushtronte në mënyrë profesjonale sportin e parashutizmit.

Related

Suplement 5923698146635292903

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item