37 personalitete të fushës akademike në mbrojtje të Qosjes

Personalitete dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë reaguar dje publikisht ndaj sulmeve mediatike që kanë vijuar këto dit...


Personalitete dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë reaguar dje publikisht ndaj sulmeve mediatike që kanë vijuar këto ditë të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kundër akademikut Rexhep Qosja. Në kumtesën e nënshkruar nga 31 personalitete në fushën akademikë shkruhet: “Publiku shqiptar është bërë këto ditë dëshmitar i një sulmi mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, kundër akademikut Rexhep Qosja, çka ka provokuar një debat dhe në rrjetet sociale, duke marrë trajta të ekzagjeruara, të papranueshme për kulturën e komunikimit intelektual. Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik. Ne gjykojmë se “debate” të tilla zhgënjejnë gjithë shqiptarët dhe zhvleftësojnë në sytë e publikut rolin e komunitetit shkencor në proceset e emancipimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare; se ato nuk u shërbejnë proceseve të integrimeve kombëtare, dhe nuk i përgjigjen kërkesës urdhëruese të kohës për bashkimin e gjithë institucioneve dhe forcave të gjalla të kombit për të përballur sfidat e mëdha që qëndrojnë përpara dy shteteve shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, duke na paraqitur keq edhe në sy të botës. Duke qenë të hapur për një debat normal, që respekton lirinë e mendimit dhe të drejtën e kujtdo për të shprehur opinionin e vet, ne e shohim me shqetësim transferimin e gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual, si dhe të frymës konfliktuale, që na përçan, në vend që të na bashkojë në këtë epokë të re integrimesh. Akuzat joparimore kundër personaliteteve të jetës sonë kombëtare dhe kulturore, nga çdo anë qoftë, nuk mund të jenë veçse një model i mjerimit intelektual, që nuk e meriton as klasa intelektuale, as publiku.”- shkruajnë akademikët. Deklarata e tyre mbyllet në fund me një skicë të shkurtër të veprimtarisë së akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Nënshkruesit
1. Akademik Arben Puto
2. Akademik Luan Omari
3. Prof. Dr. Rexhep Meidani
4. Akademik Jorgo Bulo
5. Akademik Besim Elezi
6. Akademike Floresha Dado
7. Akademik Petraq Petro
8. Akademik Muzafer Korkuti
9. Akademik Ethem Likaj
10. Akademik Salvator Bushati
11. Akademik Vasil Tole
12. Akademik Asoc. Anesti Kondili
13. Akademike Asoc. Efigjeni Kongjika
14. Akademik Asoc. Kosta Barjaba
15. Prof. Dr. Paskal Milo
16. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi
17. Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
18. Prof. Dr. Petrit Malaj
19. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi
20. Prof. Dr. Sabit Brokaj
21. Prof. Dr. Ago Nezha
22. Prof. Dr. Afërdita Onuzi
23. Prof. Dr. Enver Hysa
24. Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
25. Prof. Dr. Ali Xhiku
26. Prof. Dr. Aleksandër Dhima
27. Prof. Dr. Zana Shuteriqi
28. Prof. Dr. Klara Kodra
29. Prof. Dr. Hajri Shehu
30. Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi
31. Dr. Moikom Zeqo
32. Dr. Ndue Zef Toma
33. Daut Gumeni
34. Limos Dizdari
35. Skënder Minxhozi
36. Agim Mero
37. Shpëtim Çuçka

Related

Kultura 5644869188363062280

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item