10 shpikjet që ndryshuan botën

Kur imagjinoni shpikësit, ju ndoshta kini parasysh një gjeni të vetmuar në laborator mes pajisjeve të rralla, duke eksperimentuar derisa dis...


Kur imagjinoni shpikësit, ju ndoshta kini parasysh një gjeni të vetmuar në laborator mes pajisjeve të rralla, duke eksperimentuar derisa disa koncepte të funksionojnë. Pas kësaj shpikja e re i zbulohet Botës, një teknologji e re që ndryshon gjithçka.
Një pjesë e kësaj është e vërtetë, por ka me siguri shumë eksperimentime të tjera derisa të bëhet shpikje dhe kjo kërkon më shumë kohë se ç’mund të mendonit. Madje duhen shumë më tepër njerëz se një gjeni i vetëm.
Siç do të lexoni më poshtë asnjë shpikje nuk ka dalë nga hiçi. Çdo shpikjeu krijua nga të mëparshmet, të krijuara nga shpikës të tjerë dekada ose shekuj më herët. Çdo shpikje has probleme dhe ato mund të mos zgjidhen derisa një shpikës tjetër të shfaqet. Për më tepër zakonisht nuk është shpikësi origjinal që merr meritat, por ndonjë tjetër që ka vahduar projektin e lënë përgjysëm.

10: Plugu

Duke e krahasuar me shpikjet e fundit, shpikja e plugut nuk duket edhe aq tërheqëse, por ndoshta kjo bëri të mundur gjithë të tjerat.
Asnjë nuk e di, se kush e shpiku ose kur u shpik plugu. Para tij njerëzit ishin gjahtarë dhe jetët e tyre vareshin nga dhuratat e natyrës. Të kultivosh ushqimin me duart e tua është një epokë tjetër dhe këtë e bëri të mundur plugu.
Plugu e bëri jetën më të lehtë dhe ritmet më të shpejta. Njerëzit mund të kultivonin dhe tregtonin produkte bujqësore duke ju marrë edhe një status të ri shoqwror në komunikimin mes tyre.

9. Rrota

Rrota është një tjetër shpikje, aq e vjetër sa ne nuk kemi si ta dimë cili e shpiku. Rrota më e vjetër është gjendur afër Ljubljanës, Slloveni rreth viteve 3100 p.k.
Rrota bën transportin më të shpejtë dhe më efikas, sidomos kur përdoret në karroca. Edhe pse u shpik për transport mungesa e rrugëve e kufizoi disi përdorimin e saj për mijëra vite. Megjithatë ajo përdorej dhe vazhdon të përdoret për shumë gjëra të tjera.

8: Shtypi në letër

Si shumë nga shpikjet e tjera të hershme, njeriu që mendohet se shpiku shtypin në letër (Johann Gutenberg në vitin 1430), në fakt përmirësoi disa teknologji më të hershme dhe i bëri ato efikase. Kinezët mund të shtypnin në letër që në shekullin e 11-të, por vështirësia e gjuhës së tyre me simbolet e kufizoi popullaritetin, derisa Marco Polo e solli atë në Europë në 1925..
Gutenberg e kombinoi idenë e shtypit të ngurtë me atë të lëvizshëm (fillimisht për etiketa vaji dhe vere). Më vonë ai avancoi në procesin masiv të shtypit, i cili lejonte që sasi të mëdha informacioni të shumëfishoheshin në pak kohë. Pas kësaj librat nuk ishin më një luks. Shpikja e shtypit në letër është ndoshta ndihma kryesore për shumë shpikje të tjera. Shumëllojshmëria dhe përhapja e njohurive iu jep miliarda njerëzve edukimin që ju duhet atyre për shpikje të reja.

7: Frigoriferi

Është vështirë të gjendet një shpikës i frigoriferit, sepse koncepti lindi dhe u zhvillua për afërsisht 200 vjet. Disa ia atribojnë Oliver Evans më 1805, ndërsa të tjerë Carl von Linde’s më 1876. Shumë shpikës, përfshirë edhe Albert Einstein, ju desh të përmirësonin frgoriferin dekadat në vijim.
Në fillim të shekullit të 20-të, akulli natyral ishte ende zgjidhja e vetme, por industritë e mëdha të birrës kërkonin makineri akulli, të cilat filluan të përdoren gjatë Luftës së Parë Botërore. Meghithatë nuk pati ndonjë zhvillim deri në vitin 1920, kur u zbuluan elemente kimike më të sigurta.
Aftësia për të ruajtur ushqimet e freskëta një periudhë të gjatë kohe, ndryshoi në mënyrë drastike prodhimin e industrisë ushqimore dhe sjelljen e njerëzve në lidhje me ushqimin në gjithë botën.

6: Mjetet e komunikimit

Ndoshta mund të mblidheshin bashkë: telegrafi, telefoni, radio dhe televizioni në një shpikje të vetme, por zhvillimi i teknologjisë së komunikacionit ka qënë i vazhdueshëm dhe aq i shpejtë, qëkurse Samuel Morse shpiku telegrafin elektrik në vitin 1836. Telefoni thjesht përmirësoi idenë duke lejuar komunikimin nëpërmjet zërit. Që sinjalet transmetuese të përdorin valë elektromagnetike, ky ishte një koncept nga Guglielmo Marconi dhe Nikola Tesla, në fillim të shekullit të 20-të, qw me sa duket solli në shpikjen e radios dhe televizionit. Radio dhe televizioni ndryshonin sepse i lejonin një dërguesi të vetëm shpërndarjen e informacionit miliona të tjerëve. Para 120 vjetësh ne mund të na duheshin javë të tëra për të marrë vesh një lajm. Kjo solli shtimin e informacionit në masë dhe ndryshoi ndërveprimin shoqëror.

5: Motori me avull

Para se të shpikej motori me avull shumica e produkteve bëheshin me dorë. Mullinjtë e ujit dhe kafshët ishin e vetmja “fuqi industriale”, e cila ishte e kufizuar. Revolucioni industrial, i cili është ndryshimi më i madh për kohën më të shkurtër në historinë e njerëzimit, u shty përpara nga motori me avull.
Koncepti i përdorimit të avullit për makineri ka ekzistuar mijëra vjet më parë, por krijimi i Thomas Newcomen në vitin1712 ishte i pari që e përdori atë për punë të dobishme. Nw 1769, James Watt e modifikoi motorin e Newcomen duke i dhënë një efiçencë edhe më të madhe dhe që atëherëWatt përmendet shpesh si shpikësi i motorit me avull.
Më tej motori u zhvillua nga Richard Trevithick, i cili arriti që me një motor të vogël të lëvizte një tren të rëndë.

4: Automobili

Nëse motori me avull i dha një shtysë industrisë, automobili i dha një shtysw njerëzve. Edhe pse ideja për makina personale qarkullonte për vite me rradhë, Karl Benz më 1885 me Motorwagen, njihet gjerësisht si shpikësi i automobilit.
Përmirësimet e Henry Ford në procesin e prodhimit dhe marketingu efektiv bënë të mundur uljen e çmimit për ta bërë vërtet automobil personal.
Efektet e automobilit në ekonomi, shoqëri dhe kulturë është vështirë të llogariten. Shumë prej nesh e dinë rëndësinë e tij. Qytetet tona janë dizenjuar për të përballuar sa më shumë trafik, me sa më shumë parking. Industria e automobilave është zgjeruar duke sjellë një zhvillim global, edhe pse krijon shumë ndotje.

3: Llamba

Nëse ka ndonjë shpikje që na sjell vetëm një emër ndër mend, kjo është llamba e Thomas Edison, por edhe këtu gabohemi. Joseph Swan bëri një punë të ngjashme nëBritani dhe sy idetë u bashkuan në një kompani të vetme që u quajt Ediswan.
Vetë llamba punon duke transmetuar elektricitet nëpër një rezistencë të njohur si filament. Drita përftohet nga skuqja e filamentit të vendosur në vakum ose gaz inert për të ndaluar djegien.
Ju mund të mendoni se kjo llambë ndryshoi botën duke na lejuar ne të ecim në errësirë, por më tepër ishte infrastruktura që krijoi për të shpërndarë elektricitet në çdo shtëpi dhe biznes, ajo çka ndryshoi botën. Sot ne kemi priza energjie ku mund të vendosim pajisjet tona kudo, por për këtë duhet të falënderojmë llambën.

2: Kompjuteri

Një kompjuter është një makinë që merr informacion, e përpunon dhe jep rezultatet qw kërkojmë. Nuk ka një shpikës të vetëm të kompjuterit, megjithatë ideja e matematikanit britanik Alan Turing është konsideruar si pikënisja e tij. Kompjuterat mekanikë ekzistonin që në vitet 1800, por kompjuterat elektronikë u shpikën në shekullin e 20-të.
Kompjuterat janë në gjendje të kalkulojnë veprime të ndërlikuara matematike me një shpejtësi të pabesueshme. Kur operojnë nën instruksione të programuesve të aftë, kompjuterat mund të realizojnë gjëra tw mrekullueshme, si p.sh. pilotimin e një avioni. Ata na lejuan të vendosim satelitë në orbitë, zhvillojmë testime mjekësore, krijojmë një botë të paimagjinueshme më parë.
Nëse hedhim një vështrim tek bota jonë do të shohim se sa shumë varemi ne nga kompjuterat sot.

1: Interneti

Interneti, rrjeti i kompjuterave që mbulon gjithë planetin dhe i lejon njerëzit që të përdorin informacionin nga çdo vend i botës sonë. Ai ka efekt në biznes, ekonomi, zbavitje, politikë, etj. Interneti mund të mos e ketë ndryshuar Botën po aq sa plugu, por është në të njëjtin rang me motorin me avull, apo automobilin.
Dega për kërkime dhe zhvillim e ushtrisë amerikane krijoi departamentin e ARPANET në fund të viteve ‘60. Ky rrjet i kompjuterave ishte për kërkime ushtarake, por kompjutera të tjerë u lidhën në fund të viteve ’70, ku specialistët krijuan një protokoll TCP/IP, që ju lejonte përdoruesve të komunikonin me kompjuterat e tjerë në rrjet. Kjo ishte lindja e Internetit, por u deshën më shumë se dhjetë vjet për të adoptuar protokollin e ri, duke e bërë Internetin global.
Interneti është një shpikje kaq e fuqishme, saqë ne vetëm kemi filluar të shohim efektet që do të ketë në Botë. Aftësia për të shkëmbyer informacion mund të ndryshojë mënyrën se si do të realizohen shpikjet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, disa shqetësohen se aftësia për të komunikuar nëpërmjet Internetit na izolon nga shoqëria. Por si çdo sjpikje tjetër, e mira apo e keqja që sjell varen nga mënyra se si do ta përdorim atë./100revista

Related

Suplement 2365511286450082645

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item