10 kompanitë ajrore më të sigurta në botë

Prej dhjetëra vitesh dhe pas miliona fluturimesh nuk njohin tragjedi Vazhdon të mbetet një mister fati i avionit të “Malysia Airlines”. Komp...

Prej dhjetëra vitesh dhe pas miliona fluturimesh nuk njohin tragjedi

Vazhdon të mbetet një mister fati i avionit të “Malysia Airlines”. Kompania ajrore humbi lidhjen me fluturimin MH 370, të paktën katër ditë më parë. Avioni, me 239 pasagjerë ishte nisur nga Kuala Lumpur dhe do te ndalonte ne Pekin. Shefi i Aviacionit Civil të Malajzisë, Azharudin Abdul Rahman nuk përjashtoi pengmarrjen. Ai u tha gazetarëve në Kuala Lumpur se “fatkeqësisht nuk kemi gjetur asgjë që u ngjan pjesëve, jo më avionin”. Ai tha se po shtohen përpjekjet dhe se për kërkimet do të duhet kohë. Në operacionet e kërkimit në pjesën mes Vietnamit dhe Malajzisë marrin pjesë 40 anije dhe 34 avione nga 9 vende të ndryshëm. Të dielën në mbrëmje, autoritetet vietnameze identifikuan disa objekte, në ujërat e Vietnamit, madje njëri prej tyre i ngjante një dere te avionit. Këto objekte ndodheshin pikërisht në zonën ku- të shtunën, u dallua një njollë karburanti, nga avionët vietnameze. Më herët, zyrtarë të marinës amerikane thane se avionët e tyre nuk kishin pikasur ndonjë objekt, që t’i ngjante pjesëve të avionit. Kampionët u dërguan në laboratorë për analiza, për të vërtetuar nëse kanë lidhje me avionin. Hetuesit po vëzhgojnë për të gjitha mundësitë e një sulmi të mundshëm terrorist. Agjencitë e antiterrorizmit dhe FBI-se janë të përfshirë në operacione. Ndërkohë, të afërmeve të pasagjereve të humbur u është thënë të përgatiten për më të keqen.
Kompanitë më të mira
Në një studim të fundit të bërë për shkak të incidenteve ajrore të ndodhura, që kanë detyruar anulimin apo devijimin e fluturimeve të ndryshme është përpiluar një listë me 10 kompanitë më të sigurta në botë. Prej dhjetëra vitesh, dhe pas miliona fluturimesh, nuk njohin tragjedi. Me këto kompani jeni mjaft të sigurt, kudo që të udhëtoni. Në vend të parë është renditur British Airways, duke vazhduar më pas me Air Canada, All Nippon Airways (ANA), Qantas, e duke përfunduar me kompaninë Cathay Pacific. Ndërkohë linjat më rrezikshme janë: braziliania TAM me gjashtë aksidente me pasojë vdekjen e 336 personave, China Airlines me nëntë aksidente 755 të vdekur, kompania braziliane Gol Transporters Aeros me një të vdekur dhe 154 të plagosur. Ndër linjat e konsideruara më të rrezikshme janë edhe Saudi Arabian Airlines, Garuda Indonesia dhe Korean Air.

10. Cathay Pacific
Cathay Pacific është linjë ajrore me bazë në Hon Kong, e themeluar që në vitin 1946 dhe bën pjesë në 10 linjat më të sigurta në botë, duke pasur njëkohësisht edhe një rekord të respektueshëm. Që nga viti 1972, nuk ka as edhe një aksident ajror, ndonëse që nga ajo kohë e deri tani ka kryer më shumë se 1 milion fluturime. Kompania shërben në më se 100 destinacione në 36 vende të ndryshme. Për vitin 2009 me këtë kompani kanë fluturuar më shumë se 25 milion udhëtarë. Ka fituar çmimin “Airlane of the year” në vitin 2005, akorduar nga Skytrax.

9. Tap Portugal
Tap Portugal është kompania ajrore shtetërore e Portugalisë. Në vitin 2005 festoi 60-vjetorin e krijimit. Aksidenti i fundit ajror i kësaj kompanie regjistrohet në vitin 1977. Kryen fluturime në rreth 30 vende të ndryshme dhe realizon mesatarisht 1.600 fluturime në javë. Në vitin 1982, Papa Gjon Pali II, vizitën e tij në Portugali e realizoi duke fluturuar pikërisht me këtë kompani. Në vitet më pas shumë udhëtarë ndoqën shembullin e Papës.

8. Aerolineas Argentinas
Aerolineas Argentinas është e vetmja kompani ajrore e Amerikës Jugore që bën pjesë në këtë listë, e themeluar që në vitin 1920. Kompania i shpëtoi falimentimit në vitin 1990 dhe në vitin 2008 shteti argjentinas rimori përsëri pronësinë e saj. Nuk ka asnjë aksident fatal që nga viti 1979.


7. Air New Zealand
Llogaritet që kjo kompani ka kryer më shumë fluturime sesa çdo kompani tjetër ajrore. Operon që nga viti 1965, por rrënjët e saj i gjejmë që nga viti 1940. Është e vetmja kompani që mbulon të gjithë globin, prandaj nëse dëshironi të fluturoni të sigurt, analistët e fushës jua rekomandojnë atë. Nuk ka në historinë e saj asnjë aksident që nga viti 1979 dhe që atëherë ka kryer 1.5 milionë fluturime pa asnjë incident. Transporton rreth 12 milionë pasagjerë në vit.

6. Aer Lingus
Aer Lingus është kompani irlandeze. Është më e vogla kompani në këtë listë, dhe është njëkohësisht edhe kompania më e vjetër në Irlandë e themeluar në vitin 1936. Aktualisht fluturon në Europë, Afrikë dhe Amerikën e Veriut. Që prej 40 vjetësh nuk ka asnjë aksident në historinë e saj. Transporton rreth 10 milionë pasagjerë në vit.

5. Finnair
Që nga viti 1950 nuk ka as edhe një rast aksidenti tragjik. Është një nga kompanitë ajrore më të vjetra në qarkullim. Kryen fluturime në rreth 55 destinacione ndërkombëtare dhe transporton rreth 10 milionë udhëtarë në vit.

4. Qantas
Qantas është kompani e njohur australiane. Duke përjashtuar dy rastet e fundit, kur avionët e saj Airbus 380 u detyruan të mos fluturojnë për defekte në motor, Qantas ka një histori suksesi 90 vjeçare. Aksidenti i fundit fatal ka ndodhur 60 vjet me parë. Skytrax, gjithmonë e ka radhitur këtë kompani në më të suksesshmet dhe më të mirat në botë.

3. All Nippon Airways (ANA)
All Nippon Airways (ANA) është kompania e dytë më e madhe e Japonisë. Fluturon në rreth 35 vende të ndryshme të botës dhe që nga viti 1975 nuk ka asnjë aksident. ANA ka si prioritet të saj sigurinë dhe historia e saj tregon se kjo nuk është thjesht një fjalë goje.

2. Air Canada
E themeluar në vitin 1936, dhe me 178 destinacione ndërkombëtare rreth e rrotull globit, Air Canada është pa dyshim një nga kompanitë më të sigurta në botë me 4.84 milionë fluturime pa asnjë aksident. Kjo kompani është nga më të mëdhatë në botë dhe qarkullon rreth 35 milionë pasagjerë në vit me 1.400 fluturime në ditë.

1. British Airways
British Airways është ndër kompanitë më të vjetra që është ende në qarkullim me një histori 90-vjeçare. Që nga viti 1976, viti i aksidentit të fundit, me rreth 6 milionë fluturime që nga ajo kohë dhe me rreth 40 milionë pasagjerë të transportuar në vit, kjo kompani është në vendin e parë të kompanive ajrore më të sigurta në botë.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item