10 këshilla për rritjen vetëbesimit të bijës suaj

Në të kaluarën vajzat janë ndeshur me steriotipe tipike femërore, të cilat me kohë janë rritur edhe më tepër. Nga presioni që të bëhen të bu...


Në të kaluarën vajzat janë ndeshur me steriotipe tipike femërore, të cilat me kohë janë rritur edhe më tepër. Nga presioni që të bëhen të bukura dhe femërore, deri në nevojën për t’u bërë gra të fuqishme e të përgjegjshme. Prandaj emi vecuar ketu 10 këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i udhëzon vajzat tuaja në rrugë të drejtë.
Ndonëse jeni përgjegjëse deri në fund të jetës për bijën tuaj, duhet ta kuptoni se megjithatë ajo është një person i pvarur.

 1. Ta doni trupin tuaj

Pakënaqësi për pamjen mund të prisni që në ditët e para të adoleshencës. Pothuajse gjithmonë flitet për celulitin, mbipeshën, duke e ndjerë veten sa më pak të vlefshëm, duke ndjerë turp dhe mungesë vetbesimi që lidhen me pamje fizike.
Pavarësisht se ndonjëherë vetëkritika është e arsyeshme, nuk guxoni të jeni tepër të rreptë ndaj vetes.Prandaj, mos u ankoni nga pamja juaj përpara vajzës suaj. Trupi i saj vjen prej jush dhe nëse ju vazhdimisht do të ankoheni duke thënë se nuk dukeni mirë, kjo me siguri do të lërë pasoja tek ajo dhe do ta lëkundë vetëbesimin e saj.
“Mos u ankoni nga pamja juaj përpara vajzës suaj. Trupi i saj vjen prej jush dhe nëse ju vazhdimisht do të ankoheni duke thënë se nuk dukeni mirë, kjo me siguri do të lërë pasoja tek ajo dhe do ta lëkundë vetëbesimin e saj”

2. Bukuria qëndron te sjellja

Në vend që ta masim bukurinë e të tjerëve në bazë të pamjes së jashtme që kanë, më mirë është që atë bukuri ta lidhim me mënyrën e sjelljes së tyre. Duhet t’i nxisim vajzat që ta dallojnë seriozitetin e të tjerëve, kujdesin dhe respektin. Në këtë mënyrë do ta bëni të kuptojë se bukuria qëndron në sjelljet emira të një gruaje.

3. Të kalojë kohë me babain

Statistikat kanë treguar se vajzat që nuk kanë pasur raporte të mira me baballarët e tyre, kanë shfaqur probleme më vonë në jetën etyre emocionale dhe, sipas disa përllogaritjeve, kanë më tepër shtatzëni të paplanifikuara.
Baballarët ndikojnë në pamjen se si duhet të silleet një burrë ndaj gruas s tij dhe jo shumë herët ndikon në stabilitetin emotiv të vajzës. Vajza e një babai të përgjegjshëm dhe të përkushtuar mund të gjendet lehtë në një lidhje problematike dhe do të ketë shumë vetbesim përpara gjinisë së kundërt.

4. Bëjeni të mësojë gjëra të reja

Shumë me rëndësi është që vajzën tuaj ta nxisni drejt mësimit të gjërave të reja, qoftë në kuzhinë, në punët e shtëpisë apo në ndihmesën që mund t’ia japë të atit në rregullimin e makinës. Kjo i krijon vetbesimin se ka aftësi për punë dhe se është në gjendje të bëjë shumë gjëra. Gjithashtu, shumë me rëndësi është që asaj t’i krijohet mundësia të shprehë haptazi gjërat që di dhe të flasë pa droje për to.

5. Ushtrimet e trupit janë me rëndësi

Aktiviteti fizik jo vetëm që i ndihmon vajzat ë jenë më aktive dhe më të shëndetshme, por edhe i nxit ta njohin trupin e vet dhe atë që është në gjendje të bëjë me të. Vajzat që ushtrojnë rregullisht, mësojnë ta kontrollojnë stresin dhe të kenë vetëkontrollë. Nëse regjistrohet në stërvitje për ndonjë sport grupor, tek ajo do të zhvillohet edhe ndjenja e punës në grupe dhe arritjes së qëllimeve me ndihmën e të tjerëve.

 6. Ndihmesa është shumë e rëndësishme

Nëse fëmija juaj ju sheh se jeni duke e ndihmuar dikë, jo vetëm që do ta zhvillojë empatinë, por do të mësojë se në botë është me rëndësi të mbështesim njëri-tjetrin dhe se dikush ka nevojë për ne. Kjo ia rrit asaj vetbesimin dhe e bën më të dashur me rrethin, si dhe në të ardhmen një grua të përgjegjshme dhe tepër e plotësuar shpirtërisht.

7. Theksimi i karakterit individual të saj

Ndonjëherë është e vështirë të jesh vetëm përballë të gjithëve, por në jetë ekzistojnë situata kur duhet të jemi mu ashtu. Prandaj, nënat e mira punojnë në drejtimin e formimit të karakterit personal e individual të vajzave të tyre. Këto mësime ndikojnë më vonë në situata të ndryshme jetësore të vajzaës, qoftë në ato që kanë të bëjnë me punën, e qoftë tek ato që kanë të bëjnë me raportet ndërnjerëzore. Për këtë vajza juaj më së miri mund të mësojë nga shembujt që do t’ia jepni me sjelljen tuaj. Bëhuni e përgjegjshme dhe e fuqishme, tregoni një qëndrueshmëri në idetë dhe mendimet që keni, madje edhe nëse askush s’ju përkrah.

 8. Shikim në vetvete

E dimë që biaj juaj është qendra e botës suaj, por bëjani me dije se ajo nuk është qendra e të gjitha botëve. Mësojeni se në vetbesim duhet të ketë edhe pak përulje. Në këtë mënyrë ajo do të fitojë një mendim real për rrethin dhe do t’ia japë asaj ndjesinë se është pjesë e një tërësie dhe se në botë ekzistojnë edhe njerëz të tjerë përvec saj.

8. Lëvdojeni veten

Kur mos krijoni për veten një figurë të dështuar përpara vajzës suaj. Lëvdojeni veten dhe gjërat që bëni. Bie fjala, tregojini asaj se sa e sukseshme keni qenë sot në punë dhe c’lëvdata e mirënjohje keni marrë për këtë sukses. Kjo do ta ndihmojë atë që të ndërtojë një figurë të madhe tuajën në kokën e vet, si dhe ta forcojë besimin në vetvete.

 10. Disa gjëra duhet t’i mësojë vetë patjetër

Ndonëse jeni përgjegjëse për të deri në fund të jetës, prapë se prapë duhet ta kuptoni se vajza juaj është një person më vete. Mos kontrolloni gjithcka ndodh në jetën e saj, por nëse e mësoni se lumturia qëndron në mënyrën se si i qaseni jetës, do ta kuptojë edhe ajo vetë se sa keni ndikuar në jetën e saj. Ajo duhet të mësojë vetë të jetë e lumtur në jetën e saj dhe të nxirret në situata të ndryshme te vështira në jetë. Ndërsa ju do të jeni gjithmonë pranë saj./femra

Related

Psikologji 8948486929027911677

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item