VMRO-DPMNE nesër mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të BDI-së

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE për nesër në mbrëmje caktoi mbledhje të jashtëzakonshme menjëherë pas vendimit të BDI-së për shpërndarj...


Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE për nesër në mbrëmje caktoi mbledhje të jashtëzakonshme menjëherë pas vendimit të BDI-së për shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Kjo bëhet e ditur nga burime proqeveritare, të cilët theksojnë se vendimi i tillë nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski për mbledhje të jashtëzakonshme ka ardhur pasi që partia e Ahmetit vendosi iniciativën për shpërndarjen e Parlamentit, pasi që siç thuhet nuk u arrit marrëveshje për kandidat koncensual për president në këto zgjedhje presidenciale.
VMRO-DPMNE  do të mbajë mbledhje paraprakisht me partitë më të vogla të koalicionit lidhur me propozimin për shpërndarjen e Parlamentit. Kryeministri Gruevski, i cili po qëndron jashtë vendit është informuar menjëherë mbi vendimet e shpallura në mbrëmje nga BDI, si partnere koalicioni. (INA)

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item