Të punësohesh në Zvicër ose në Francë

Ju duhet ta paraqisni aplikimin në konsullatë. Ambasadori do të vendosë nëse kualifikoheni apo jo për këtë leje. Leje të ndryshme qëndrimi ...


Ju duhet ta paraqisni aplikimin në konsullatë. Ambasadori do të vendosë nëse kualifikoheni apo jo për këtë leje. Leje të ndryshme qëndrimi mund të lëshohen duke ofruar mundësi për profesione të caktuara

Në kohën kur janë hequr vizat më Evropën, shumë emigrantë shqiptarë po përpiqen si të gjejnë mundësitë për t’u punësuar në një nga vendet më të zhvilluara. Procedura e hyrjes me vizë nuk i lejon asnjë kandidati për të punuar, por nëse bëhet aplikimi që nga Shqipëria atëherë ka shanse reale për të gjetur një vend pune. Aplikimi për punë kryhet nga Tirana dhe mundësi për të gjetur një punë është bashkëpunimi me një të afërm ose ndonjë të njohur krejt rastësisht. Më poshtë paraqiten kushtet që duhet të plotësosh për të punuar në Francë dhe Zvicër si dhe mundësitë për studime.

Të punosh në Zvicër

Punëdhënësi (pronari i ndërmarrjes) paraqet dokumentet përkatëse të aplikimit në shërbimin e punësimit të kantonit. Në varësi të rastit ose kantonit që është kompetent 6 për shqyrtimin e kërkesave, këto kërkesa duhet t’i paraqiten agjencisë për migracionin të kantonit të dhënë. Punonjësit që vijnë nga shtetet që u nënshtrohen kërkesave për vizë duhet të aplikojnë për vizë në përfaqësinë diplomatike zvicerane jashtë në vendin ku jetojnë. Shërbimi i punësimit i kantonit e kontrollon aplikimin në përputhje me direktivat e ANAG-së (institucioni për emigracionin) dhe merr një vendim paraprak. Kërkesat e miratuara nga kantoni duhet t’i dërgohen Zyrës Federale për Migracionin për të marrë miratimin përfundimtar. Zyra Federale për Migracionin (FOM) i shqyrton aplikimet ë përputhje me kriteret që zbatohen në të njëjtën mënyrë për të gjithë Zvicrën. Aplikuesi, punëdhënësi dhe të dyja zyrat e kantonit marrin një vendim formal me shkrim nga Zyra për Migracionin. Vendimi jepet kundrejt një tarife që paguhet nga punëdhënësi dhe nuk e autorizon aplikuesin të hyjë në Zvicër. Punëmarrësi regjistrohet në zyrën e regjistrimit të rezidentëve jo më vonë se 14 ditë pas hyrjes në Zvicër. Vetëm në këtë rast ai do të lejohet të nisë punën.

Në Francë

Leja “Aftësi dhe talente”, e vlefshme për një periudhë fillestare prej tre vjetësh dhe me mundësi shtyrjeje, ju lejon të kryeni çdo veprimtari profesionale që zgjidhni në lidhje me projektin tuaj. Ajo synon t’ju lejojë të merrni pjesë në zhvillimin ekonomik të Francës dhe/ose të vendit tuaj të origjinës. Familja juaj do të pajiset me një leje për Jetë Private dhe Familjare, e cila do t’ju japë atyre mundësi për t’ju shoqëruar në Francë dhe për të punuar atje. Ju duhet ta paraqisni aplikimin në Konsullatën franceze. Ambasadori do të vendosë nëse kualifikoheni apo jo për këtë leje. Leje të ndryshme qëndrimi mund të lëshohen duke ofruar mundësi për profesione të caktuara në Francë.
- Leja e përkohshme qëndrimit “Me rrogë”
- Leja e qëndrimit e “Punonjësit të përkohshëm”
- Leja që lëshohet në bazë të marrëveshjeve dypalëshe. Lista e profesioneve që mund të kryeni në Francë mund të gjendet në adresën www.immigration.gouv.fr

 Të studiosh në Zvicër

Procedura e aplikimit paraprak për disa universitete mund të kryhet nëpërmjet internetit. Kur merrni konfirmimin se jeni pranuar nga një universitet zviceran, ju lutemi, kontaktoni me ambasadën zvicerane në vendin tuaj për të marrë informacione lidhur me formalitetet që duhen kryer për hyrjen në Zvicër. Ju duhet të dëshmoni se keni mjetet e nevojshme financiare për të mbajtur veten dhe financuar studimet tuaja. Pas arritjes në Zvicër, ju duhet të kërkoni lejen e qëndrimit nga Policia për të Huajt. Për këtë, kërkohen dokumentet në vijim:
-Pasaportë e vlefshme, me vizë, nëse kërkohet
-Konfirmimi se jeni pranuar nga një universitet zviceran
-Garanci për mjetet e mjaftueshme financiare për të mbajtur veten gjatë studimeve tuaja. Shih rubrikën për punën dhe studimin.
-Dëshmi të një adrese të përhershme në Zvicër
Leja juaj e qëndrimit duhet të përtërihet çdo vit. Leja e qëndrimit do të jepet vetëm nëse mjetet tuaja financiare janë të garantuara. Përveç kësaj, do t’ju duhet të rinovoni lejen e qëndrimit çdo vit. Studentëve të huaj iu lejohet të kryejnë 15 orë pune në javë, për aq kohë sa kjo nuk çon në zgjatjen e afateve të studimit.


Të studiosh në Francë

Studentët e huaj, të cilët planifikojnë të studiojnë në Francë për më shumë se gjashtë muaj, duhet të pajisen me vizë afatgjatë, që mban shënimin “étudiant”. Studentët këshillohen fort të sigurojnë pranimin në Universitet, përpara sesa të aplikojnë, për t’u siguruar që viza e tyre të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e studimit. Vizat franceze nuk mund të shtyhen në Francë. Studentët ndërkombëtarë me qëndrim në Francë për më shumë se tre muaj, duhet të pajisen me një leje qëndrimi për “studentë” (që është e ndryshme nga viza) brenda dy muajve nga mbërritja e tyre në Francë. Vizat e studentit shtyhen automatikisht, pavarësisht kombësisë së studentit, me kusht që ai/ajo të paraqesë dokumentacionin e duhur që dëshmon vazhdimin e studimeve. Për informacion të mëtejshëm shkoni në faqen elektronike: http://www.campusfrance.org/en. Ka një sërë mënyrash me të cilat mund të siguroni fonde që do t’ju ndihmojnë të përballoni qëndrimin: bursë, punë, etj. Ju nuk keni nevojë për t’u pajisur me leje pune, në rast se keni leje qëndrimi për të punuar në Francë gjatë studimeve tuaja. Qeveria franceze administron çdo vit bursa për studentët dhe studiuesit që vijnë në Francë dhe ato jepen kryesisht për studimet të nivelit master apo për studime/kërkime të përparuara. Ju mund të gjeni më shumë informacion për bursat e vlefshme në Francë në adresën:http://www.france.fr/en/studying/student-life/scholarships-and-grants 6. Të gjithë studentët e huajt kanë të drejtë të punojnë gjatë studimeve të tyre në Francë, me kusht që të jenë të regjistruar në një institucion arsimor që iu jep të drejtën atyre të përfitojnë nga mbulimi për studentët, në kuadrin e sistemit kombëtar francez të sigurimeve shoqërore (Sécurité Sociale) dhe që të jenë të pajisur me leje qëndrimi, në rastin kur nuk janë shtetas të BE-së.

Related

Biznes 1200891228865515266

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item