Statistikat e skuadrave të grupit të Euro 2016

Një grup i vështirë për Shqipërinë në misionin për Euro 2016. Skuadra si Portugalia e Ronaldos apo edhe ajo e Danimarkës që është gjithmonë ...



Një grup i vështirë për Shqipërinë në misionin për Euro 2016. Skuadra si Portugalia e Ronaldos apo edhe ajo e Danimarkës që është gjithmonë e rrezikshme. Edhe Armenia me Serbinë nuk mbeten mbrapa, pasi këto vitet e fundit janë përforcuar shumë. UEFA u ka kushtuar një artikull të posaçëm të gjitha grupeve, duke nxjerrë në pah disa nga elementët më të veçantë për secilën skuadër. Disa statistika që tregojnë veçantitë e çdo skuadre dhe se sa të forta janë në këtë kompeticion. Gjithashtu, ky shkrim flet edhe për përballjet që skuadrat kanë pasur me njëra-tjetrën.

Shqipëria - Shqipëria e arriti suksesin e saj të parë në një kualifikuese Evropiani pikërisht ndaj një rivaleje në këtë grup, Danimarkës, kur fitoi 1-0 në Tiranë në 1/8-at e 1964-ës, edhe pse ishte mundur 4-0 në Danimarkë. 4 vite më vonë ndalën Gjermaninë Perëndimore në atë barazim 0-0, i cili u kushtoi “pancerëve” mungesën në të parin dhe të fundit Evropian.

Portugalia – Luzitanët debutuan në finalet e Evropianit në vitin 1984, por për t’u kualifikuar në turneun tjetër u desh viti 1996. Ndërsa sot skuadra e Ronaldos është mes 7 shteteve që nuk mungojnë prej 5 Europianëve të fundit. Ata kanë shkuar deri në gjysmëfinale me Francën në vitin 1984 dhe 2000 dhe Spanjën në vitin 2012. Rezultati më i mirë është finalja e humbur në shtëpi me Greqinë 1-0 në 2004.
Danimarka – Nordikët krenohen me një rekord në kampionatet evropiane. Që kur janë kualifikuar në finalet e 1984-ës në kurriz të Anglisë, danezët kanë munguar vetëm 1 herë në vitin 2008, por të gjithë i kujtojnë për triumfin surprizë në vitin 1992 kur ngritën trofeun “Hanri Delune” në Suedi. Skuadra ishte në plazh kur mësoi lajmin e skualifikimit të Jugosllavisë dhe zëvendësimin me Danimarkën.
Serbia – Serbia nuk ka marrë pjesë në finalet e Evropianit si vend i pavarur, por ka një traditë të madhe si pjesë e ish-Jugosllavisë. Ata fituan ndeshjen e parë 5-4 ndaj Francës organizatore në Euro 1960 (Evropiani i parë), por e humbën finalen në shtesë 2-1 ndaj Bashkimit Sovjetik. Jugosllavia ishte 10 minuta larg lavdisë 8 vite më vonë, por Italia i barazoi duke e riluajtur ndeshjen dhe duke e fituar atë 2-0.

Armenia - Edhe pse Armenia u rendit e fundit në grupin e kualifikueseve të “Angli 1996”, debutimi i saj atë vit kujtohet për fitoren e parë në një ndeshje zyrtare, 2-1 ndaj ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Kualifikuesja më e mirë e këtij ekipi modest është pikërisht kjo e fundit, Euro 2012, ku arriti vetëm 1 ndeshje larg kualifikimit në “play-off”.
Uefa.com
Standard

Related

Sport 7058657192017089750

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item