Pse Ukraina është sot në qendrën e botës?

Nga Simon Sebag Montefiore (The Evening Standard) Ukraina, e cila e ka treguar tashmë sesa shpejt mund të degjenerojë në gjakderdhje, është ...

Nga Simon Sebag Montefiore
(The Evening Standard)

Ukraina, e cila e ka treguar tashmë sesa shpejt mund të degjenerojë në gjakderdhje, është sot një fuçi baruti që përfshin jo vetëm kontradiktat e saj të brendshme, por një potencial për luftë civile dhe për një konflikt botëror. Në zemrën e saj është dëshira fisnike e ukrainasve, disa  rusisht-folës, disa ukrainas-folës, disa ortodoksë, disa katolikë, për të jetuar në një demokraci të mirë dhe në një shoqëri civile si ajo e Evropës Perëndimore sesa si në autokracitë e Rusisë apo Kazakistanit. Kjo është e komplikuar nga një ndarje reale mes rusofilëve, ortodoksëve, lindjes së industrializuar në Kharkov dhe Mittel-Europianëve ukrainas folës, Perëndimit katolik si Lvov. Por rëndësia e saj globale qëndron në marrëdhëniet me Moskën: Ukraina ka një rol thelbësor në vizionin e Rusisë për veten, ashtu siç është Rusia e gjithpranishme në ndërgjegjen e traumatizuar të vet Ukrainës.
Një javë më parë, Rusia e Putinit ishte më e lartë në prestigj që nga koha e krizës së raketave kubane: e verbuar nga jehona e shkëlqimit olimpik, e lulëzuar me pasuritë e naftës, triumfues në Gjeorgji dhe Çeçeni, në komandë të krizës siriane, me Ukrainën që përulet ndaj krijesës së tij, me njeriun që i bënte punët shkel e shko, Yanukovych të cilin, Putin nuk e ka besuar dhe pëlqyer kurrë. Kievi ka ndryshuar gjithçka.
Rusia duhet të marrë hak për këtë goditje. Për më tepër, është shumë herët për ta konsideruar revolucionin si një sukses demokratik. Ukraina është ende në fazën e hershme të atij ngazëllimi që përjetohet nga revolucionet, por fitimet nga kjo janë në mëshirën e reagimit të Rusisë bazuar në lidhjet e lashta.
Ortodoksia ruse filloi në Ukrainë, kur në vitin 988, Princi Vladimir i Kievit u konvertua në krishterimin bizantin, ortodoksinë. Vladimir dhe dinastia e tij Rurikide krijuan Kievin Rus, një perandori nga Baltiku në Deti i Zi. Pas rënies se saj dhe ardhjen së një luzme mongole, Ukraina u dominuan nga Bashkësia katolike Poloni – Lituani dhe shteti pasardhës mysliman Mongol, Khanati i Krimesë së Tartarëve.
Në Moskë, Princat e mëdhenj Rurikid, Carët dhe pasardhësit e tyre Romanov ndërtuan  Perandorinë Ruse, me dëshirën e madhe për të rifituar Ukrainën. Aleksei, Cari i dytë Romanov, fitoi Kievin nga polakët në vitin 1654. Pjetri i Madh bëri një luftë të egër në Ukrainë me pushtuesit suedezë të mbretit Charles VII, por ukrainasit, të lëkundur si atëherë mes Lindjes dhe Perëndimit, u ndanë mes të dyve këtyre mbretërive. Gjatë vitit 1770/80, partneri i madh i Katerinës së Madhe, Princi Potemkin pushtoi Ukrainën jugore dhe Krimenë – “xhevahiri juaj në Detin e Zi” – duke themeluar bazën detare Sevastapol dhe portin kozmopolit të Odesës.
Por Ukraina perëndimore, e sunduar për shumë gjatë nga Austria dhe Polonia, u fitua vetëm nga pakti mes Stalinit dhe Hitlerit në 1940, ndërsa Krimea iu shtua Ukrainës nga Hrushovi.
Në mes të shekullit të XX, Ukraina u bë toka e përgjakur e Evropës (siç thotë historiani Timothy Snyder) nga dy regjimet më vrastare, një traumë që shpjegon errësirën e theksuar në Ukrainë.  Kur fshatarët e Ukrainës i rezistuan kolektivizimit në 1930-1932, Stalini shkroi: “Ne jemi duke e humbur Ukrainën”, dhe vrau apo la të vdisnin nga uria 10 milionë fshatarë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ukrainasit mund t’i kishin mbështetur nazistët nëse Hitleri do t’u kishte dhënë pavarësinë në vend që t’i trajtonte si nën/qenie humane dhe të masakronte hebrenjtë e Ukrainës. Stalini e urrente Ukrainën: “Në qoftë se nuk do të kishte 40 milionë ukrainas, unë do t’i kisha dëbuar edhe ata”.
Stalini, eksperti i nacionaliteteve të Leninit, krijoi kufijtë e republikave sovjetike për të ndërtuar fasadën e një bashkimi të pavarur. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Ukraina nuk kishte qenë me të vërtetë e pavarur për një mijëvjeçar. Kremlini i sotëm me siguri e konsideron Ukrainën si një anomalit të përkohshme, një territor rus, jo një vend i vërtetë. Gazi, nafta dhe kreditë për të siguruar që Ukraina të mbetet në sferën ruse janë parë thjesht si njohje e historisë kulturore dhe realitetit politik.
Nëse një luftë civile duket e largët në Ukrainë, shikoni historinë e saj. Në luftën civile pas Revolucionit Rus të 1917-1919, Ukraina vuajti nën sundimin e 10 regjimeve, luftoi ushtritë bolshevike, të bardhët, rusët, gjermanët, polakët, Kozakët, kryekomandantët ukrainas me ushtritë e anarkistëve, monarkistëve, socialistëve, nacionalistëve. Perandoria e Gjermanisë dhe Austro-Hungaria konsideruan ta kthenin atë në një monarki, ndoshta nën drejtimin e një Archduke të Habsburgëve para se të humbisnin luftën dhe Lenini të rimerrte Ukrainën.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në një tjetër gjakderdhje të harruar, ushtria rebele e Ukrainës (UPA), e cila kishte një forcë me 100.000 burra, luftoi edhe Ushtrinë e Kuqe të Stalinit edhe nazistët e Hitlerit. Kjo luftë e harruar nuk mbaroi me kapitullimin e Hitlerit, por vazhdoi deri në vitin 1949. Rreziku tani është se rajone po bëhen të “sirianizuar” nën autoritete të ndryshme . Lindorët rus-folës janë tashmë të shqetësuar.
Sevastopol, qyteti detar i Potemkinit, një pasuri ruse, historikisht, ushtarakisht, emocionalisht, mund të ofrojë motivin. Nëse shpërthen një luftë civile, në qoftë se Krimea kërkon bashkimin me Rusinë apo nëse lindorët kërkojnë mbrojtje, Rusia mund të ndërhyjë ose të aneksojë Krimenë.
Kremlini i sotëm varet nga forca, rendi dhe nafta – por “humbja ” e Ukrainës vështirë se mund të paraqesë një imazh të pushtetit. Regjimi i Yanukovych ishte një kushëri i shtrembëruar i autokracisë së Putinit në Rusi. Në shekullin e XIX, kur Paris filloi revolucioneve evropiane , Princi Metternich tha se “kur teshtin Parisi, Evropën e kap i ftohti. “Tani Putin duhet të pyes veten nëse Moska mund ta marrë infeksionin e demokracisë në rrugë, nëse Kievin e kap i ftohti.
Nëse është kështu, Presidenti Obama, i keqmanovruar nga Putin në Siri, a do të kërcënojë me luftë? Bismarck deklaroi se Ballkani nuk kishte vlerë as “për eshtrat e një granadieri të vetëm pomeranez” por një gjeneratë më vonë, lufta botërore filloi në Ballkan. A ia vlen Ukraina për eshtrat e një britaniku të vetëm të gardës? Kjo është pyetja që e bën sot Kievin qendrën e botës.
Shënim: Titulli është i redaksisë 
55

Related

Shtypi i huaj 1716894839100054718

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item