KU ËSHTË GUCIA?!

Ramiz LUSHAJ  1 . Ku është Gucia?! Si kushtrim, dhimbje e huti e lëshova këtë pyetje në “qytetin e Kelmendit” sapo e pashë për herë të parë ...

Ramiz LUSHAJ

 1.
Ku është Gucia?! Si kushtrim, dhimbje e huti e lëshova këtë pyetje në “qytetin e Kelmendit” sapo e pashë për herë të parë në maj 2010.
Nuk ishte si në vitin 1836, kur udhëpërshkruesi hulumtues, frëngi Ami Boue, dijenon se kësokohe kishte 300 shtëpi kur Plava numëronte vetëm 100 shtëpi. Gucia me rrethina kah fundi i shekullit XIX mbrrini në 1.600 shtëpi, sa dyfishi i atyne në qytetin e Plavës.
Dikur, në Guci, organizohej një nga panairet ma të mëdhenj në Turqinë Evropiane e shtetet ballkanike kufitare. “Panairi i Tetorit” i mblidhte në Guci pasanik pareli nga Stambolli e Italia, nga Kroacia e Hungaria, nga Shkupi e Shkodra. Në Guci i kanë pasë dyqanet e tyne Ali Pashë Gucia e Haxhi Zekë Byberi, valiu i Bosnjës e sanxhakbeu i Shkodrës, Begollët e Pejës, Rexhepagajt e Plavës etj.
Nëpër Plavë-Guci truponin disa rrugë të mëdha si ajo nga Kotorri në Stamboll për 19 ditë e banin rrugën korrier zyrtar dhe karvaje të tregtarëve venedikas etj. (deri me 200 apo dhe 300 kuaj ngarkesë). Kisha me folë gatë po veçse po e mbylli me një fjalë të fillimit: Ku është Gucia?!!!

2.
Gucia, nga gjysma e dytë e shek. XVII kur ishte e ndamun më veti me sundimtar kapedan i kështjellës, Shabanagët e Gruemirës së Shkodrës, ishte vend i begatë me fisnikëri, sofër, trimëri, me tregti, etj. Me ramjen e Sanxhakbeut të Shkodres, Sulejman Pashë Bushatlliut, iku edhe dhandrri i tij Shabanaga në vitin 1695 e i tërhjeki aq shumë Gucia saqë më 1724 kthehet djali i tij, Ali Begi (Alia i Parë) e Rexhepagajt mblidhen prapë në Plavë. Prapë Gjyl Begi i Shabanagajve, ramjes së pashallekut të Shkodrës, në vitin 1831, i ra disi fuqia, po ia lenë drejtimin e Gucisë djalit të vet Hasanit e, tevona, nënprefekt (kajmekan) caktohet Ali Pashë Gucia i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në kohën e Gjyla Begut Gucia e Plava kalojnë nga ana administrative nga sanxhaku i Shkodrës me atë të Pejës, që pas triumfit të Luftës të Ultinës së Epërme të Limit (Nokshiq, Pepaj, Arzhanicë) emënohet nga Porta e Lartë mytesarif i Pejës deri në vitin 1885 kur e vrasin në hjekësi për aktivitetin e tij.
Dy herë, pas Shpalljes së Pavarësisë (1912-1913) dhe të ashtuquajturës “Koha e Shqipnisë” (1941-1944) krahina etno-historike e Plavë-Gucisë pushtohet e aneksohet nga Mali i Zi i krajl Nikollës së Parë dhe Jugosllavia e Dytë e Titos…

3.
Dikur, Haxhi Zekë Biberaj, burrështetas i madh, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deklaronte: “Plava e Gucia janë çelik kalaja e Shqipërisë. Të lejosh dorëzimin e Plavës e Gucisë armikut, është si t’ia japësh atij çelësat e Atdheut e t’ia hapësh dyert e Pejës e të Gjakovës”. Një gazetë amerikane e cilëson si “Ballkon i Alpeve”… Ku është Gucia?!
Dikur, në fillesa të shek. XX, gazeta të Nju Jorkut e të Parisit shkruajnë se në Guci, në nëntokën e saj është varrosur një nga dy krahët e Skënderbeut. Ndoshta edhe kjo iu dha forca në luftë kelmendasve kundër serbëve, nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit e përkrah Austriakëve, apo në Luftën e Nokshiqit (Lufta e Luginës së Epërme të Limit) në dhjetor 1879-janar 1880, e cila është “parathënia” e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën e 1912-ës. Ku është Gucia?!
Dikur, shekullin e kaluar, Fishta i madh tek kryevepra e tij “Lahuta e Malcies” thotë se në Guci është “Ora e Shqypnisë”. Prapë edhe pas kësaj ndamje të thiktë e të fikët, shovene, gjenocid politik, lutemi Zotit e guciasve shqiptarë (plavë-gucias) që “Ora” e saj të jetë zgjuar realisht, që të na heqin të drejtën morale e historike të pyetjes: Ku është Gucia?!
Dikur, Gucia ishte pjesë, d.m.th. nahije, kaza, kapiteni, po tashti pas pushtimit të saj nga malazezët e Çetinës e serbët e Beogradit në mbi njëqind vjet pushtim, aneksim, shfrytëzim, asimilim, shpërngulje, etj. në shek. XXI, komuna e re e Gucisë është jo pjesë, po copë-copë… Vetë guciasit e shohin realitetin e saj me sy, e prekin me dorë, e ndjejnë në sofrat e kokat e tyre… Ku është Gucia?!

Tiranë, 26 shkurt 2014

Related

Reportazhe 8503200252004324570

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item