Ja kush janë 10 kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë së Madhe

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore është lideri politik i Mbretërisë së Bashkuar dhe lid...


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore është lideri politik i Mbretërisë së Bashkuar dhe lideri i ekzekutivit. Kryeministri është anëtar i Parlamentit dhe në kapacitetin e tij ekzekutiv është përgjegjës përpara Parlamentit. Ky post është mbajtur për herë të parë nga Sër Robert Walpople, më 4 prill 1721. Lista rendit 10 kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë së Madhe. Në këtë listë ata që spikasin janë padyshim Winston Churchill dhe Margaret Thatcher. Churchill ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi dhe artist. Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. Mori famë të mirë dhe të keqe si korrespondent lufte dhe me libra kontemporar ai shkroi duke i përshkruar fushatat. Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe e ktheu Britaninë ne superfuqinë e Luftës së Dytë Boterore, duke çliruar pjesën më të madhe të Europës nga Gjermania. Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate. Ndërsa Margaret Thatcher është kryeministrja më jetëgjatë e shekullit XX në Britani, një vend me një histori të gjatë monarkesh femra, Thatcher është e para dhe e vetmja që ka drejtuar ndonjëherë ekzekutivin britanik. Me një stil drejtimi autoritar, Thatcher mbahet mend për një sërë reformash të thella dhe gjithëpërfshirëse, që bënë një gazetar sovjetik ta mbiquante “Zonja e Hekurt”. Që prej atëherë, kjo nofkë u bashkangjit përjetësisht me figurën e baroneshës. Por është Clement Atlee ai u votua si Kryeministri më i suksesshëm britanik i shekullit XX nga MORI, një opinion që gjen vend edhe në publikun britanik. Një emër jo shumë i njohur në botë, por në Britani cilësohet si kryeministri më i mirë.

1010. Edward Heath
Edward Heath ka qenë Kryeministër nga 19 qershori 1970 deri më 4 mars 1974. Koha në të cilën ai qeverisi kishte probleme të shumta, veçanërisht me Irlandën Veriore dhe trazirat e shumta industriale. Një nga triumfet e tij kryesorë është ai i vitit 1973, kur u nënshkrua marrëveshja, ndonëse jetëshkurtër, për një zgjidhje të problemeve në Irlandën e Veriut. Megjithatë, Heath mbahet mend më së shumti për anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Komunitetin Ekonomik Evropian. Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe pas rezultateve jo bindëse, dha dorëheqjen.
99. James Callaghan
James Callaghan është ndoshta Kryeministri më kontrovers i listës. Ai ka shërbyer si Kryeministër nga 5 prilli 1976 deri më 4 maj 1979. Ai ishte në minoritet në qeverinë e tij dhe u mbështet në formimin e koalicioneve. Lidershipi i tij nuk ishte i suksesshëm gjatë krizës ekonomike të viteve 1970. Në mars 1979 ndaj tij u ngrit një mocion mosbesimi në Dhomën e Ulët, mocion i cili kaloi me vetëm një votë plus. Për pasojë, ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe humbi përballë Margaret Thatcher.

0 R8. Sir Henry Campbell-Bannerman
Sër Henry u zgjodh Kryeministër më 5 dhjetor 1905 dhe u largua nga ky post më 7 prill 1908. Koha e shkurtër e qeverisjes së tij solli një sukses të madh. Ai negocioi marrëveshjen anglo-ruse, e cila përveç të tjerash i dha Afganistanit njohjen zyrtare si protektorat britanik nga Rusia. Marrëveshja anglo-ruse ishte akti final i marrëveshjeve të trefishta midis Britanisë, Francës dhe Rusisë. Pavarësisht se ajo nuk ishte aleancë ushtarake, 3 fuqitë luftuan si aleatë për pjesën më të madhe të Luftës së Parë Botërore, e cila pa dyshim dobësoi fuqitë qindore. Ai gjithashtu garantoi “pagesën e të sëmurëve” dhe rritjen e pensioneve për të moshuarit. Dha dorëheqjen për shkak të shëndetit të dobët dhe vdiq vetëm dy javë pasi u largua nga posti.

77. Herbert Asquith
Herbert Asquith ishte Kryeministri i vendit për kohën dërrmuese gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai e mori postin më 7 prill 1908 dhe shërbeu për 8 vjet, ndërsa dha dorëheqjen më 5 dhjetor 1916. Suksesi më i madh i kohës së tij është administrimi i vendit gjatë luftës. Ai, ndonëse kjo shpesh harrohet, garantoi edhe Sigurinë Kombëtare. Ai gjithashtu u përpoq të lejonte transferimin e qeverisë në Irlandë në vitin 1914, por, për shkak të Luftës së Parë Botërore, ky vendim u shty, çka shkaktoi edhe më shumë trazira në Irlandë. Ai ishte Kryeministri i parë që ndërmori hapin radikal të lejimit të transferimit të qeverisë në një vend anëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Asquith mbahet mend edhe për miratimin e ligjit të Parlamentit në vitin 1911, gjë që reduktoi pushtetin e Dhomës së Lordëve. Tani, ata vetëm mund të shtynin, por jo të refuzonin, ligjet e miratuara nga Dhoma e Ulët.

66. Charles Grey
Charles Grey u zgjodh Kryeministër më 22 nëntor 1830 dhe u largua më 16 korrik 1834. Arritja e tij më e madhe është shfuqizimi i skllavërisë në të gjithë Perandorinë Britanike. Ai gjithashtu mori masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët mund të punësoheshin përmes mënyrave strikte dhe në një punë për të cilën ata kishin aftësi. Grey gjithashtu reformoi sistemin elektoral përmes Ligjit të Reformës në vitin 1834, i cili krijoi vende të reja parlamentare për qytetet e reja. Ky akt rriti numrin e elektoratit që kishte të drejtën e votës. Megjithatë, sipas këtij ligji, gratë nuk mund të votonin, gjë kjo që ndezi fillimin e lëvizjes për barazi gjinore. Në vitin 1834, ai doli në pension.

55. Tony Blair
Tony Blair ka shërbyer si Kryeministër në periudhën 2 maj 1997 – 27 qershor 2007. Pavarësisht luftës jopopullore në Irak dhe skandalit për pagesat për fisnikët, Tony Blair do të mbahet mend në histori si një nga Kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë. Gjatë qeverisjes së tij janë shënuar arritje dhe suksese të mëdha si transferimi i qeverisë në Skoci, Uells dhe eventualisht në Irlandën e Veriut; reforma popullore e Dhomës së Lordëve; vendosja e pagës minimale; Ligji i Partneritetit Civil në vitin 2004, që u jepte çifteve me seks të njëjtë të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale. Arritja e tij më e madhe ishte Marrëveshja e St. Andrews, në vitin 2006, e cila vendosi një afat për transferimin e radhës të qeverisë në Irlandën e Veriut. Kjo marrëveshje shënoi një kthesë të madhe në politikën e Irlandës së Veriut. Tony Blair dha dorëheqjen në vitin 2007, gjë që zemëroi shumë nga ata që i kishin besuar premtimit të tij se ai do të shërbente për një mandat të plotë.

44. William Pitt
William Pitt (I Riu) shërbeu si Kryeministër në shumë raste në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX. Ai ka qenë Kryeministër për herë të parë në vitin 1783 dhe për herë të fundit më 23 janar 1806, kur edhe u nda nga jeta. Ai është Kryeministri më i ri në historinë e Britanisë, pasi u zgjodh i tillë që në moshën 24-vjeçare. Ai ishte Kryeministri i parë që kundërshtoi publikisht tregtinë e skllevërve dhe bëri me dije problemet që lidheshin me kolonitë. William Pitt ka marrë pjesë në luftën post-revolucionare në Francë në vitin 1793. Me shumë mundësi, ngjarja më e rëndësishme gjatë qeverisjes së William Pitt është Ligji i Bashkimit në vitin 1800. Ky ligj bashkoi Mbretërinë e Irlandës dhe Mbretërinë e Britanisë së Madhe për të formuar Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

POLITICS - WINSTON CHURCHILL - V SIGN3. Winston Churchill
Winston Churchill shërbeu si Kryeministër në 3 periudha të ndryshme nga vitet 1940 deri në vitet 1950, por më e rëndësishmja ndër to është periudha e parë, e cila zgjati nga 10 maji 1940 deri më 23 maj 1945. Në histori ai konsiderohet si një nga liderët më të suksesshëm në kohë lufte në të gjitha kohërat. Atributi më i madh me gjasa është aftësia e tij për fjalime me përmbajtje të lartë emocionale për të mbajtur lart moralin e britanikëve në ditët më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Ai nuk u votua pas luftës, pasi nuk shihej si lider kompetent në kohë paqeje. Kjo duket qartë në fjalët e thëna prej tij, teksa hynte në zyrë: “Nuk kam asgjë tjetër për të ofruar, përpos gjakut, mundit, lotëve dhe djersës”.

The Iron Lady2. Margaret Thatcher
Margaret Thatcher filloi punën si Kryeministre më 4 maj 1979 dhe e la atë më 28 nëntor 1990. Ajo ishte gruaja e parë që shërbeu si Kryeministre në Britani. Testi i parë gjatë qeverisjes së saj ishte ai i grevës së urisë gjatë vitit 1981. Gjatë saj, një numër i anëtarëve të IRA-s hynë në grevë urie në përpjekje për të rifituar statusin e të burgosurve politikë. Ajo mbahet mend për qëndrimin e saj të ashpër, duke deklaruar publikisht se nuk i interesonte nëse grevistët vdisnin. Ky qëndrim u riformua më vonë atë vit gjatë rrethimit të ambasadës iraniane. Lufta e Falklandeve në vitin 1982 dhe administrimi i saj e kthyen atë në një heroinë kombëtare. Përpjekjet dhe sukseset e saj në uljen e pushtetit të Unioneve Tregtare dhe menaxhimi i grevës së minatorëve në periudhën 1984-1985 e ndihmuan të siguronte legjitimimin e saj. Pavarësisht se ishte shumë popullore ndër britanikë, ajo nuk u votua nga partia e saj dhe u largua nga kabineti. Ajo vazhdon të jetë një anëtare aktive e Dhomës së Lordëve edhe sot.

iattlee001p171. Clement Atlee
Clement Atlee ka shërbyer si Kryeministër nga 27 korriku 1945 deri më 26 tetor 1951. Ai fitoi betejën përballë Winston Churchill-it dhe është Kryeministri i parë nga laburistët që kishte shumicën e Dhomës së Ulët. Gjatë qeverisjes së tij, ai lejoi Indinë që të kishte pavarësinë e saj, një lëvizje që shihet si fundi i Perandorisë Britanike. Pra, ai e çoi Britaninë në periudhën moderne, duke reduktuar njëkohësisht pushtetin dhe influencën e saj. Ky ndryshim strukturor i Perandorisë mundësoi fillimin e Commonwealth-it. Pa dyshim, arritja e tij më e madhe është sigurimi i shërbimit shëndetësor kombëtar, i cili mundësoi kujdesin shëndetësor për të gjithë popullsinë. Ai pati sukses edhe në një detyrë të vështirë: zhvendosjen e ekonomisë nga ekonomi e kohës së luftës në ekonomi të kohës së paqes. Kur filloi Lufta e Ftohtë, Atlee siguroi pozicionin e Britanisë si një aleate besnike e SHBA-ve, një aleancë që vazhdon edhe në ditët e sotme. Në vitin 2004, Atlee u votua si Kryeministri më i suksesshëm britanik i shekullit XX nga MORI, një opinion që gjen vend edhe në publikun britanik. Ai humbi pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1951 dhe u nda nga jeta në vitin 1967.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item