Intervista e Gold Ag, pas daljes nga policia (VIDEO)

Avokati i Gold AG, ka thënë se tashmë klienti i tij e ka përfunduar marrjen në pyetje nga ana e Policisë së Kosovës. Millaku tha që ...


Avokati i Gold AG, ka thënë se tashmë klienti i tij e ka përfunduar marrjen në pyetje nga ana e Policisë së Kosovës.
Millaku tha që policia dhe prokuroria e kanë kuptuar që më nuk është koha e komunizmit që një i ri i cili merret me muzikë, të maltretohet vetëm pse e ka thënë atë çfarë e ka menduar nëpërmjet këngës. “Besoj që tashmë është kuptuar që ka vdekur komunizmi…secili mund ta shpreh atë çka mendon”, ka thënë Millaku për Express.
Sipas tij, policia dhe prokuroria e kanë marrë vesh tashmë që Gold AG nuk është djalë i dhunës, prandaj edhe ishin shumë korrekt ndaj klientit të tij. “Gjatë marrjes në pyetje klienti im ka sqaruar të gjitha keqkuptimet”.
Sipas Mullakut, Gold AG, nuk është se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka nxit urrejtje. “Të shame ka edhe në Parlamentin e Kosovës. Klienti im vetëm se kritikat sociale dhe ekonomike…të gjitha pakënaqësitë i thotë nëpërmjet këngës dhe rimave”. Fundja sipas Millakut, Gold AG është djalë i ri dhe e ka pasion muzikën.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item