Gruaja e Sokol Olldashit ndryshon mbiemrin

Në profilin e saj në Facebook, ajo nuk rezulton më me mbiemrin Olldashi, por me Boci. Por megjithë këtë ndryshim të pashpjegueshëm, si...


Në profilin e saj në Facebook, ajo nuk rezulton më me mbiemrin Olldashi, por me Boci. Por megjithë këtë ndryshim të pashpjegueshëm, si foto profili në llogarinë e saj në Facebook Leda mban peshoren dhe një çekiç prej druri, shenjën simbol të drejtësisë, ndërsa si imazh kryesor, ka të vendosur një foto ku ka dalë me ish-bashkëshortin.
Interesante është që në profilin e saj në Facebook, nga miqtë e Olldashit në PD, ajo ka friend vetëm, Astrit Patozin.
E veja e deputetit gjatë gjithë këtyre muajve ka qëndruar në hije dhe e tërhequr nga mediat duke mos bërë asnjë koment. Ajo nuk ka folur deri më tani publikisht për humbjen e bashkëshortit. Familja Olldashi, vazhdon të jetojë në një apartament pranë Ambasadës Amerikane, në katin e dytë, për të cilën komshinjtë thonë se gjithë hapësira e katit është e familjes së deputetit.
“Dita” ka mësuar se gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë , asaj i ka qëndruar pranë, vjehrra dhe tezja e Sokol Olldashit duke mos e lënë për asnjë çast vetëm. Që nga dita kur humbi jetën bashkëshorti i saj ajo nuk e ka hequr zinë, Makina e saj personale, e parkuar shpesh në hyrje të pallatit nuk është aq luksoze sa e ish-bashkëshortit.
Fjalia që na përsërisin fqinjët gjatë bisedave me ta është: “Enkeleda është zonjë grua. Është një person i dashur, i komunikueshëm dhe ka një zemër të madhe”. Ajo është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jep lëndën “E drejta Romake”. Megjithëse konsiderohet si lëndë e vështirë, studentët kanë një opinion tejet pozitivë për të. Endeleda nuk ka munguar gjatë në shkollë pas ngjarjes tragjike, për të cilën ende nuk janë shuar plotësisht dyshimet mbi rrethanat. Ajo i është kthyer mësimdhënies.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item