EKONOMI – GJERMANI – Tregu i punës në rritje të ndjeshme

   FRANKFURT, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Tregu i punës në Gjermani rezultoi përsëri i fuqishëm në shkurt, me një përqindje papunësie të...

  


FRANKFURT, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Tregu i punës në Gjermani rezultoi përsëri i fuqishëm në shkurt, me një përqindje papunësie të qëndrueshme gjatë një muaji dhe një ulje tjetër të numrit të të papunëve në të dhëna të korrigjuara.
     Papunësia ka mbetur e pandryshuar në krahasim me janarin, në 6,8 për qind dhe kjo për të tretin muaj radhazi, sipas shifrës së korrigjuar të luhatjeve të stinës, e publikuar sot nga Agjencia për punësimin dhe që përputhet me vlerësimet konsensuale të analistëve realizuar nga agjencia Dow Jones Newswires.
     Numri i të papunëve ka një rënie të lehtë, më pak nga ç’pritej, me 14 000 ndër 15 000 i parashikuar. Në janar, rënia ishte më e madhe, me 28 000 persona.
     ”Tregu i punës është rritur ndjeshëm në shkurt”, u shpreh në një komunikatë presidenti i Agjencisë për Punësimin, Frank-Jürgen Weise.
     ”Punëtorët gjermanë po përfitojnë gjithmonë e më tepër nga rifillimi i rritjes ekonomike”, vlerësoi Christian Schulz, analist i bankës Berenberg, duke theksuar se numri i të papunëve, i korrigjuar nga luhatjet e stinës, kishte rënë në shkurt për të tretin vit radhazi.
     Sipas tij, “forca e tregut gjerman të punës duket edhe më tepër në numrin e vendeve të reja të punës sesa në rënien modeste të numrit të të papunëve”./

/irmapu/  A.JOR.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item