Demokratët: Hillary Clintonin për president në 2016

Më shumë se 8 në 10 demokratë kanë thënë se e duan Hillary Rodham Clintonin që të kandidojë për presidente më 2016, është bërë e ditur në nj...


Më shumë se 8 në 10 demokratë kanë thënë se e duan Hillary Rodham Clintonin që të kandidojë për presidente më 2016, është bërë e ditur në një sondazh të kryer bashkërisht nga “New York Times” dhe “CBS News”.

Kandidatët tjerë, që janë përmendur krahas Clintonit janë nënpresidenti i SHBA-së, Joseph R. Biden, ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush dhe senatori i Kentuckyt, Rand Paul.
Derisa demokratët e mbështesin fuqimisht kandidaturën e Clintonit, sondazhi ka bërë të ditur se kampi i republikanëve, të paktën në këtë fazë të hershme, është shumë më i çorientuar dhe nuk ka ndonjë kandidat që gëzon mbështetjen e shumicës.
Tridhjetë e dy për qind e republikanëve kanë thënë se dëshirojnë kandidimin e senatorit të Floridës, Marco Rubios, ndërkohë që njëzet e katër për qind kanë mbështetur senatorin e Texasit, Ted Cruz. /Telegrafi/

Related

Botë 2178317947917946195

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item