Burgu i Gjenevës: 36 të plagosur në përleshjen mes shqiptarëve dhe afrikanëve

Reth 36 të burgosur janë plagosur gjatë një përleshje mes shqiptarëve dhe frikanëve në burgun e Gjenevës Champ–Dollon, 36 të plagosur. Në kë...


Reth 36 të burgosur janë plagosur gjatë një përleshje mes shqiptarëve dhe frikanëve në burgun e Gjenevës Champ–Dollon, 36 të plagosur. Në këtë burg prej tre ditësh ka pasur 5 përleshje.
Policia dhe zyrtarët e burgut Champ–Dollon i kanë deklaruar se, në Zvicër konflikti në burgun e Gjenevës është i “natyrës ndëretnike”. Mësohet se mes 36 të plagosurve, 8 prej tyre janë gardianë. Në burgun me kapacitet për 350 të burgosur vuajnë dënimin 850 të dënuar.
“Në mesin e rreth të burgosurve burgun e Gjenevës rreth 250 janë shqiptarë…” ka deklaruar, Constantin Franziskakis, drejtor i burgut Champ-Dollon.
“Në total, nga 5 konflikte ka pasur 28 të lënduar nga radhët e të burgosurve, kurse 8 nga ana e gardianëve të burgut, shumica e tyre iu janë nënshtruar ndihmës mjekësore”, ka shtuar z. Franziskakis.
“Çdo episod ka një temë. Përleshjet janë kryesisht mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre afrikanë. Shkakun nuk e dimë por autoritetet e burgut do të mbledhin të burgosurit shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera, sidomos afrikane për të shpjeguar rregullat e bashkëjetesës së natyrshme në një burg”, shpjegoi sot në një konferencë shtypi drejtori i burgut të Champ-Dollon, Constantin Franziskakis. 

Related

Diaspora 355436601000067031

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item