Berlini rekord historik turistësh në 2013-n

BERLIN, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Berlini ka regjistruar vitin e kaluar një rekord të ri vizitorësh, sipas shifrave të publikuara sot që konfir...




BERLIN, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Berlini ka regjistruar vitin e kaluar një rekord të ri vizitorësh, sipas shifrave të publikuara sot që konfirmojnë fuqinë tërheqëse të kryeqytetit gjerman, frekuentimi i të cilit po rritet dukshëm më shpejt se për pjesën tjetër të vendit.
     Berlini ka pritur 11,3 milionë vizitorë, një rritje prej 4,4 për qind në krahasim me  2012-n, sipas shifrave të dhëna nga zyra e statistikave rajonale. Të ardhurat nga turizmi janë rritur me 8,2 për qind.
     Rritja e turizmit është dukshëm më dinamike se sa për të gjithë vendin, ku numri i vizitorëve dhe i qëndrimeve për natë janë rritur me 2 për qind vitin e kaluar.
     Rreth 40 për qind e turistëve që kanë vizituar Berlinin ishin të huaj, polakë (+19 për qind), rusë (+14 për qind) dhe britanikë (+11 për qind) duke shënuar rritjet më të mëdha. Këta të fundit kanë qenë gjithashtu turistët e huaj më të shumtë në vlerë absolute(450 600).
     Por, frekuentimi i francezëve (-0,6 për qind duke arritur në 230 100), i italianëve (-4,9 për qind dhe i spanjollëve (-12 për qind) ka rënë gjatë një viti./

/irmapu/  a.jor.

Related

Botë 2783702840720498826

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item