Afro 70 për qind e njerëzve kontrollojnë Facebookun para gjumit

Kanë shkuar më ditët kur njerëzit lexonin libra para se të flinin. Tashmë, shumica e tyre sheh televizor ose kontrollon rrjetet sociale para...


Kanë shkuar më ditët kur njerëzit lexonin libra para se të flinin. Tashmë, shumica e tyre sheh televizor ose kontrollon rrjetet sociale para se të mbyllin ditën.

Sipas një sondazhi në Britaninë e Madhe me 2.500 persona, tre të katërtat e tyre kontrollonin rrjetet sociale (Facebookun apo Tëitterin) gjysmë ore para gjumit.
Edhe ata pak persona që vazhdojnë të lexojnë libra, lexojnë mesatarisht vetëm tri faqe në natë.
Ekspertët mendojnë se njeriu duhet të “largohet” nga teknologjia të paktën dy orë para se të flejë.
Një studim i vitit 2012 doli në përfundimin se të përdorurit e një pajisjeje teknologjike pak para vënies së kokës në jastëk shkakton çrregullime të gjumit. /TCH/

Related

Rrjeti social 2470483483197660294

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item