Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i përfshirë në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Behgjet Pacolli në Tiranë- 1981 Zëri i Kosovës Më 15. 01. 2014, në emisionin “Rubikon” të KTV’së, Donika Gërvalla, vajza e Jus...

Behgjet Pacolli në Tiranë- 1981

Zëri i Kosovës

Më 15. 01. 2014, në emisionin “Rubikon” të KTV’së, Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Untergruppenbach të Gjermanisë, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin Kadri Zeka, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka edhe emra të Qeverisë aktuale të Kosovës. “Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore, dhe përmenden në këto dosje”, – ka thënë Donika Gërvalla në “Rubikon” të KTV’së. Donika ka theksuar se Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën i ka vrarë UDB’a. “Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB’së. Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet” – ka thënë ajo.
Ndonëse Donika Gërvalla nuk ka përmendur emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës që janë pjesë e dosjes hetimore, një burim që dëshiron të mbetet anonim, ka thënë se, në dosjen e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, është i përfshirë Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli, ditën e vrasjes (më 17 Janar 1982) ka qenë në Tiranë, ndërkohë që vetura e tij, të cilën z.Pacolli e kishte deklaruar se ja kanë vjedhur, dyshohet se është përdorur gjatë kohës së vrasjes.

***

Behgjet Pacolli njihet si njëri nga biznesmenët më të fortë, me firmën “Mabetex – Project Engineering”, me seli në Lugano të Zvicrrës. Ai në mars 2006 themelon “Aleancën Kosova e Re – AKR”, të cilën fillimisht e ka cilësuar si organizatë biznesore, por me kalimin e kohës e shndërron në parti politike, edhe pse shumë herë ka deklaruar se nuk dëshiron të merret me politik. Sidoqoftë ky biznesmen i njohur, më 4 janar 2006 (pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat Prishtinë-Beograd, me ndëmjetësimin e Ahtisarit, për statusin e Kosovës) zhvillon një intervistë të gjatë (prej 8 faqesh) në gazetën serbe “Nedeljni Telegraf” me titull: “Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOZHE BEZ SRBIJE – Fati i rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË”. Në këtë intervistë të gjatë, kjo gazetë për herë të parë publikon edhe shumë fotografi të z.Behgjet Pacolli, dhe në mesin e tyre publikon një fotografi me Mercedesin e tij (1980) dhe një foto, të dalur në vitin 1981 në Restorant “Dora” në Prishtinë, me UDB’ashin Selim Brosha, emri i të cilit shpeshherë është përmendur si njëri i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka. Madje edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë, një dëshmitar i mbrojtur (ish’UDB’ash shqiptar) me Kodin K-6, në seancën gjyqësore të datës 10 qershor 2002 ka pranuar se në vrasjen vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla është përfshirë edhe punëtori i shërbimit sekret, Selim Brosha.

Fotodëshmia
Prishtinë, 1981 – Restorant `DORA`: UDB’ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrënë e pirë me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (në mes) – aktualisht zv.kryministër në qeverinë e Kosovës! ( UDB-ashi Selim Brosha gjatë viteve të 70′ta dhe 80′ta ka rrahur e gjymtuar mijëra atdhetarë, të cilët u dergjën burgjeve të ish’jugosllavisë!!!). Fotografia lartë: Behgjet Pacolli me mercedes.
E shkëputur nga gazeta “Nedeljni Telegraf”, 4 janar 2006, fq.11

Pacolli me Selim Broshën

Pacolli: Fati i rajonit është në duart e Beogradit

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item