Disavantazhet e njerëzve inteligjentë

Satoshi Kanazawa na tregon se përse njerëzit më inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të jenë homoseksualë, kanë më shumë gjasa të shijojnë m...

Satoshi Kanazawa na tregon se përse njerëzit më inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të jenë homoseksualë, kanë më shumë gjasa të shijojnë muzikën instrumentale, kanë më shumë gjasa për të konsumuar alkool, cigare, drogë dhe të mos jenë prindër të mirë, sidomos gratë.


A na jep inteligjenca ndonjë avantazh evolucionar?

Në fakt, njerëzit më pak inteligjentë janë më të mirë për të bërë shumicat e gjërave. Në mjedisin e njerëzve të lashtë, inteligjenca ishte e dobishme vetëm për zgjidhjen e një pjesë të vogël të problemeve. 

Do të thotë që paraardhësit tanë nuk kanë patur pse të arsyetojnë?

Evolucioni i pajisi njerëzit me zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të mbijetesës dhe riprodhimit. Gjithçka duhet të bënin ata, ishte të silleshin në mënyrat që evolucioni kishte projektuar, pra ata të hanin ushqim me shije të mirë, të kishin marrëdhënie seksuale më tërheqëse mes tyre. Megjithatë, për disa probleme evolutive, evolucioni na ka pajisur me inteligjencë të përgjithshme, që paraardhësit tanë të mund të arsyetonin në mënyrë që t’i zgjidhnin ato. Këto probleme evolutive ishin të pakta dhe shumë larg. Në thelb, ato kanë të bëjnë me çdo lloj fatkeqësie të madhe natyrore, që është shumë e rrallë si ngjarje dhe do të kërkojë inteligjencë të përgjithshme. 

Pse e konsiderojnë inteligjencën të jetë kaq e rëndësishme në jetën moderne?

Inteligjenca e përgjithshme është shumë e rëndësishme në jetën moderne, sepse mjedisi ynë është pothuajse tërësisht evolutiv. Shumica e problemeve që kemi sot për të zgjidhur: se si të shkëlqejmë në shkollë, si të gjejmë punë, si të bëjmë pothuajse gjithçka në një kompjuter janë probleme evolutive. Pra, njerëzit inteligjentë arrijnë të kenë rezultat në pothuajse çdo sferë të jetës moderne, përveçse për gjërat më të rëndësishme, si: për të gjetur një mik, për të rritur një fëmijë, për të bërë miq. Inteligjenca nuk jep asnjë avantazh për zgjidhjen e të gjitha problemeve të zakonshme të evolucionit, që paraardhësit tanë kanë hasur. Njerëzit më inteligjentë nuk kanë asnjë avantazh në gjetjen e shokëve, madje shpesh kanë disavantazhe. 

Pse të zgjidhësh problemet e rëndësishme nuk do të thotë për ju të jesh gjithashtu i mirë në sjelljen e zakonshme instiktive?

Inteligjenca e përgjithshme evoluoi për të zgjidhur problemet evolutive, kështu që njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa për të përqafuar dhe përkrahur preferencat e evolucionit dhe vlerat e tij. Ata kanë më shumë të ngjarë që të njohin dhe të zhvillojnë shije për gjërat që paraardhësit tanë nuk i kishin 100.000 vjet më parë. Për shembull, njerëzit më inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të jenë të krahut të majtë liberal, sepse etërit tanë ishin “konservatore” (nga përkufizimi amerikan bashkëkohor), ata vetëm kujdeseshin për mirëqenien e miqve të tyre dhe familjen. Ata kanë më shumë të ngjarë të jenë ateistë, sepse teoria e preferuar e evolucionit në psikologji është, se njerëzit janë të dizenjuar për të besuar në Zot.

Vërtet?

Njerëzit duket të jenë të dizenjuar për të qenë paranojakë. Ata janë të dizenjuar për të parë agjentët e qëllimshëm pas fenomeneve natyrore. Kjo, për shkak se duke menduar gabim, që një ngjarje natyrore ka një agjent të qëllimshëm pas saj, është më pak potencialisht e kushtueshme se sa të qenit të pavëmendshëm dhe duke menduar se një ngjarje e qëllimshme, p.sh. dikush që përpiqet të të vrasë ty, ka një shkak të rastësishëm. Paranojaku e injoron të pavëmendshmen. Besimi në Zot mund të jetë pasojë e kësaj tendence. Njerëzit inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të bëjnë jetë natën, sepse njerëzit janë të dizenjuar që të zgjohen kur del dielli dhe shkojnë të flejnë kur dielli perëndon. Ata kanë më shumë të ngjarë të jenë homoseksualë, pasi njerëzit janë të dizenjuar që të riprodhohen heteroseksualisht sipas evolucionit. Ata kanë më shumë gjasa të shijojnë muzikën instrumentale, sepse muzika në origjinën e saj evolucionare ishte vokale dhe ata kanë më shumë gjasa për të konsumuar alkool, cigare dhe drogë, sepse të gjitha këto substanca janë evolutive.

Vërtet dehja është një mënyrë për të mos menduar? Dhe a nuk është varësia ndaj drogës dhe alkoolit më e keqja mes disavantazheve?

Disa njerëz sugjerojnë, se njerëzit më inteligjentë mendojnë shumë dhe për këtë arsye kanë nevojë për alkool që të ndalojnë të menduarit, por ky nuk është argumenti im. Konkluzioni im është, se konsumi njerëzor i alkoolit, duhanit dhe drogave psikoaktive është relativisht fenomen i ri. Të dyja: të dhënat e popullsive amerikane dhe britanike (kampionet përfaqësuese në nivel kombëtar të amerikanëve dhe britanikëve) tregojnë, se njerëzit më inteligjentë konsumojnë alkool më shumë dhe më shpesh.

Pra, njerëzit inteligjentë nuk sillen më mirë, se njerëzit më pak inteligjentë?

Jo, madje nganjëherë ata bëjnë budallallëqe. Ajo që njerëzit inteligjentë preferojnë nuk është e mirë apo e keqe, e drejtë apo e gabuar, por ajo është gjithmonë evolutive. Djemtë më inteligjente (por jo vajzat më inteligjente) kanë më shumë të ngjarë që duke u rritur të vlerësojnë ekskluzivitetin seksual. Kjo për shkak, se njerëzit janë për nga natyra polygynous.Ekskluziviteti seksual është evolutiv për burrat, por jo për gratë. Burrat, sa më shumë inteligjente të jenë, aq më shumë ka të ngjarë të vlerësojnë ekskluzivitetin seksual, ndryshe nga meshkujt më pak inteligjentë. Ka edhe disa prova, se njerëzit inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të jenë vegjetarianë, sepse njerëzit janë dizenjuar të jenë të dhënë pas gjithçkaje të evolucionit.
Kriminelët, mesatarisht, kanë inteligjencë më të ulët se qytetarët e zakonshëm që i binden ligjit. Së pari, shumica e sjelljeve të caktuara, si krimet, janë mjete të natyrshme të konkurrencës, për të cilat  meshkujt janë angazhuar gjatë gjithë historisë së evolucionit. Së dyti, institucionet dhe teknologjitë që kontrollojnë sjelljen kriminale sot: CCTV kamera, policia, gjykata, burgu etj. janë të gjitha evolutive, kështu që burrat më pak inteligjente kanë më pak gjasa për të kuptuar subjekte të tilla. 

Ju thoni se njerëzit më pak inteligjentë janë më të mirë për gjërat e rëndësishme. Cilat janë ato?

Do të preferonit të ishit një kirurg i mirë, apo një prind i mirë? Do të preferonit të ishit një drejtor ekzekutiv i mirë korporate, apo një mik i mirë? Njerëzit më inteligjentë nuk bëhen gjithmonë prindër të mirë, apo miq. Gratë inteligjente përbëjnë llojin më të keq të prindërve, thjesht sepse ato kanë më pak të ngjarë të bëhen prindër. Ka edhe disa dëshmi që fëmijët e grave inteligjente kanë më shumë gjasa të vuajnë nga probleme shëndetësore dhe të sjelljes, ndoshta për shkak të faktit se ata kanë tendencë të kenë fëmijë më vonë.

Pse?

Sepse suksesi riprodhues është qëllimi përfundimtar i të gjitha organizmave të gjalla, kështu që femrat inteligjente kanë më shumë gjasa për të shkuar kundër dizajnit të tillë evolucionar. Teoria ime parashikon, se meshkujt inteligjentë duhet të kenë më pak gjasa për t’u bërë prindër, por të dhënat nuk e konfirmojnë ende. Disa sugjerojnë, se gratë preferojnë të kenë fëmijë me burrat më inteligjentë, por të dhënat janë në kundërshtim me këtë. Të ardhurat e burrave, apo arsimi, nuk ka efekt mbi gjasat e tyre për t’u bërë prindër. Inteligjenca nuk na lejon që të bëjmë më mirë atë që është dizenjuar nga evolucioni për t’u bërë.



Satoshi Kanazawa eshte Lektor për Menaxhimin në London School of Economics and Political Science, si dhe anëtar nderi për hulumtime në Departamentin e Psikologjisë në Birkbeck College, Universiteti i Londrës. Ai ka shkruar mbi 80 artikuj për fushat e psikologjisë, sociologjisë, shkencave politike, ekonomisë, antropologjisë dhe biologjisë. Një artikull i tillë, që u botua gjerësisht në media ishte “Pse Liberalët dhe ateistë janë më inteligjentë”(2010). Libri i tij i fundit është “Paradoksi Inteligjencë: Pse zgjedhja inteligjente nuk është gjithmonë më e zgjuara?”. (2012)

Related

Psikologji 6667154540866158412

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item