Letërsi,ese,kritikë... studime,intervista,botime.. (botimetshqiptare@gmail.com)

Agim Baçi, kritikë letrare dy romaneve të Kadaresë Lajmëtari Shqip   at   Botimet Shqiptare  -  6 hours ago A ka rëndësi se kush ...

Agim Baçi, kritikë letrare dy romaneve të Kadaresë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 6 hours ago
A ka rëndësi se kush e solli Doruntinën? E solli Kostandini i përtej jetës, hija e tij, një i dërguar, Stresi hetues, erdhi vetë apo ishte thjesht dëshira e saj… Personi që e solli Doruntinën del në plan të dytë, përballë pyetjes se përse e sollën Doruntinën. Pikërisht me këtë kundërpyetje ndaj romanit “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë tenton të ngacmojë lexuesin shkrimtari dhe publicisti Agim Baçi. Në librin e tij më të fundit, një botim i shtëpisë botuese “Onufri”, Baçi, në pozicionin e një kritiku letrar, merr në analizë dy romane të Kadaresë, përkatësisht “Prilli i ... more »

Një intervistë me Gabriel Garsìa Markez

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 7 hours ago
*Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo, që nxënësit të krijonin një album për shkrimtarët. Natyrisht, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Por protagonistja e kësaj nisme, Fiona Kopali, tashmë studente për jurisprudencë, synoi që ky projekt të shndërrohej në libër si një dëshmi publike jo vetëm e asaj që bënë shokët dhe shoqet e saj dikur, por duke i dhënë nismës dhe projektit vlera e prurje të reja. Pas shumë muaj pune, kërkimi dhe pasurimi të projektit fillestar, më në fund libri u formatua në përmasat që është publikuar sot. Një n... more »

50 fakte nga jeta e Dritëro Agollit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij. Është padyshim personazhi më i spikatur i letrave shqipe. Një autor, veprat e të cilit e kaluan provën e ndërrimit të sistemeve. Pena e tij mbetet universale për çdo kohë dhe çdo sistem. Ndërsa në politikë, si deputet ishte njeri që u bëri nder i Parlamentit Shqiptar. Nuk mbetet vetëm një shkrimtar i madh, por edhe një politikan i madh. Jo aq për funksionet që ka pasur në strukturat politike, sesa për peshën e fjalës së tij. Si për rrallëkënd, mendimet e Agollit bëjnë efekt në të dy kampet e politikës... more »

Shqiptarët në Stambollin e 1800-tës

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
Shtëpia botuese* Saras* ka hedhur në treg romanin historik *Pema e jeniçerëve*, shkruar nga historiani i njohur anglez Jason Goodwin. Një udhëtim në Stambollin e viteve 1836, përmes rrugëtimit të një detektivi, Jashimit, i cili përpiqet të zbulojë historinë e një vrasjeje në zemër të oborrit të sulltanit. Në Stambollin e rrëfyer nga Goodwin, takojmë dhe shumë shqiptarë, midis të cilëve dhe Ali Pashë Tepelenën ALDA BARDHYLI Pema e jeniçerëve, një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lex... more »

Gjimnazistët “në takim me shkrimtarët”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 days ago
Libri i ri: Nga një projekt i shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” deri tek formatimi i një libri interesant për shkrimtarët nga Fiona Kopali Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo, që nxënësit të krijonin një album për shkrimtarët. Natyrisht, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Ekipi i “albumit” punoi me shumë pasion për ta realizuar këtë projekt, duke intervistuar njerëzit e famshëm të letrave shqipe, duke incizuar zërat, duke mbledhur relike, foto, dorëshkrime apo autografe të tyre, madje edhe përmes imazheve filmike. Por pro... more »

"PËRJETË ME SHEFIKUN”, LIBËR NGA URTI OSMANI, NË KUJTIM TË BASHKËSHORTIT

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 days ago
*"PËRJETË ME SHEFIKUN”, LIBËR NGA URTI OSMANI, NË KUJTIM TË BASHKËSHORTIT* *Nga: Prof. dr. Pajtim BEJTJ**A* *Mësues i merituar-Tiranë* * * * * * * *Kopertinat e librit...* * * Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të mësuesit të merituar, prof. dr. Shefik Osmanit, bashkëshortja e tij, Mësuesja e Popullit Urti Osmani, e njohur, veç të tjerash, edhe përmes mjaft botimeve shkollore, ndryshe nga më parë, doli para lexuesve me një libër me kujtime për të. "*Shefikut, -*shkruan ajo në kushtimin e librit, -* bashkëshortit tim të paharruar, me mirënjohje të thellë, për kujdesin e jashtëza... more »

Smerald - Ivan Bunin

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 days ago
Ivan Bunin Bluja e errët e qiellit të natës në qetësinë pluskuese të reve, gjithkah të bardha, ndërsa përqark hënës – të kaltëreme. Përqendrohesh dhe – as retë lëvizin – as hëna lundron, por bri saj, bashkë me të pikon loti i artë i një ylli: hëna lundron prajshëm lartësish të paskaja dhe e merr me vete gjithë e më lart këtë yll. Ajo shtrihet brinjazi në pezulin e çelur të dritares: me kryet anuar këqyr lart – koka i endet rrotull nga lëvizja e qiellit. Ai qëndron në gjunjët e saj. - Çfarë ngjyre është kjo? Nuk mund ta përcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni? - Për çfarë ngjyre, Kisa? -... more »

Ne vdesim të papenduar - John Updike

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 days ago
O e dashura ime! Po. Ja ku jemi ulur, mbi dërrasat e gjera e të ngrohta të dyshemesë, para zjarrit, me fëmijët midis nesh dhe po hamë. Vajza dhe unë ndajmë një çerek kile patate të fërguara, ti e djali ndani një tjetër dhe në qendër, pa marrë asgjë, duke lëshuar rrezatime të thjeshta brenda vetes si një xhevahir, foshnja e vendosur në një mbajtëse fëmijësh, thith shishen e saj me mjeshtri, duke rrotulluar vetullat, dhe sytë e saj egoistë, soditës, vjedhin xixëllimin nga qendra e flakëve. Dhe ti. Ti. Ti e lë fundin tënd, të njëjtin fund të zi me të cilin, me trimëri të butë gruaje, ... more »

Lexime filozofike/ Besës së zhdukur tërësisht nga bota

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 days ago
*Immanuel Kant* *Fragmenti i Krakovit për “Grindjen e fakulteteve”/Sërishmi pyetja, nëse raca njerëzore është në përparim të qëndrueshëm drejt më të mirës?* Rënia drejt më të keqes ka limitin e vet, prej ku është e pamundur që të biesh më thellë dhe meqë pas kësaj nuk mund të bëhet më keq në botë (në ligësi dhe vuajtje), atëherë të ndriçuarit nga apokalipsi parashikojnë Ditën e Fundit [Ditën më të Re, Ditën e Qametit] dhe fundin e shoqëruar me tmerr të botës gjatë luftërave gjakatare, gjatë murtajave të lidhura me to dhe besës së zhdukur tërësisht nga bota; – sepse e liga në një su... more »

Me bekim dashurie apo hidhërimi…- Poezi/Këndime të heshtura engjëjsh – Derek Walcott, marrë nga libri “Pik-Vere”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 days ago
*Derek Walcott* *Poezi/Këndime të heshtura engjëjsh – Derek Walcott, marrë nga libri “Pik-Vere”. Poet e dramaturg, Walcott është nderuar me “Nobel” në vitin 1992. Vepra e tij epike është vlerësuar për magjinë e brendshme në trajtimin e kuptimit të anglishtes në dallim nga bashkëkohësit e tij. Metodizmi dhe spiritualiteti e kanë ndjekur që nga fillimi punën e Walcottit ku ai vetë ka komentuar se nuk ka ndarë kurrë të shkruarit e poezisë nga lutja, se është rritur duke besuar se është një profesion, si një profesion fetar. Përvoja e poetit vjen e shkrirë mes trupit dhe asaj që ka pa... more »

Në Shqipëri, shkruhet Ndryshe (Intervistë me shkrimtarin Gazmend Krasniqi)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 days ago
*Gazmend Krasniqi është autor i njohur në letrat shqipe pas viteve ‘90-të. Pas poezisë viteve të fundit, ai i është përkushtuar prozës. Pak kohë më parë, shtëpia botuese “Saras” botoi romanin “Shitësit e Apokalipsit”* *Intervistë me shkrimtarin Gazmend Krasniqi* * * *Çfarë duhet të thuhej e përsëritej patjetër për letrat shqipe?* Pyetja se çfarë ndodh me letërsinë shqipe, meriton të bëhet në çdo kohë, por sot që janë tronditur thellësisht sistemet tradicionale të vlerësimit, kur mendimi i paspecializuar i bën jehonë një prodhimi mesatar dhe nënmesatar, diçkaje që është artikuluar pë... more »

Kadare: Në tekstet e letërsisë, njerëz të Sigurimit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 days ago
“Naimi” boton “takim me shkrimtarët” nga Fiona Kopali. “Reklamohen si disidentë, nga ata që kanë qenë vrasës të pështirë, ata me plumb pas koke” Një faqe fletoreje e shkruar me shkrim dore, një dokument i shtypur në makinë shkrimi, një fotografi e vjetër… Gjithçka merr një vlerë të veçantë në një album kushtuar shkrimtarëve. Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo dhe, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Nuk ishte edhe aq e thjeshtë të intervistoje njerëzit e famshëm të letrave shqipe, t’u incizoje zërat, të mblidhje relikte, foto,... more »

Marquez: Shkrimtarët frikë nga “Nobel”, kush e fiton vdes

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 days ago
*Ç’mendonte romancieri dy vjet para se të merrte çmimin.* *Mallkimi nga “fantazma” e trofeut, fituesit i mbeteshin vetëm shtatë vite jetë, të tjerë nuk morën në të gjallë.* Gabriel Garcia Marquez Dje, Akademia Suedeze shpalli emrin e shkrimtares fituese të çmimit “Nobel” për Letërsi për vitin 2013: është kanadezja Alice Munro. Kjo është një traditë e njohur tashmë çdo tetor. Shumë emra shkrimtarësh dhe në fund vetëm një fitues. Fituesit papritur i hapen dyert e parajsës, ndërsa finalistët presin në heshtje një rast tjetër, një vit tjetër… Por kush i përzgjedh kandidatët? Ç’ndodh me ... more »

Vitrina e librit, 13 Tetor - Video

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 days ago

Bastet dhe parashikimet rreth fituesit të Nobelit për letërsi

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Në Mbretërinë e Bashkuar, ku ju mund të vëni bast mbi gjëra të tilla, është vënë bast me para për romancierin japonez Haruki Murakami. Si në “Monday morning”, Ladbrokes betting, faqe e basteve ka autorin e “Wind-Up Bird Chronicle” dhe “1Q84”, që janë dyshja nga pesëshja favorite për të fituar. Fituesi i ardhshëm i çmimit Nobel për Letërsi do të shpallet të enjten një orë pas mesdites në Stokholm. Me kalimin në Boston Globe, Chris Wright thekson se libraritë britanike ka mundëri që nuk i kanë lexuar shumë nga autorë të listës së gjatë duke përfshitë edhe Murakami, që është favoriti ... more »

Një enciklopedi albanologjike

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Libri më i ri që studiuesi Shaban Sinani i paraqet lexuesit, nën titullin “Pyetje në albanologji - autorë dhe teza”, ashtu si tërësia e studimeve të tij (mbi 20 tituj librash të publikuar deri më tani), përveç vlerave shkencore, përbën një kontribut për theksimin e origjinalitetit në kërkimet shqiptare, në një kohë kur pikërisht origjinaliteti në një pjesë të madhe të studimeve të sotme është mjegulluar. Libri “Pyetje në albanologji”, i sapo publikuar nga shtëpia botuese “Naimi”, merret me autoritete, argumente e probleme të hershme e të sotme të albanologjisë. Krahas identifikimit... more »

Dikush të cilin po e vëzhgoj prej një farë kohe

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Nga Wislawa Szymborska* * * * * HARTA E sheshtë si tryeza, mbi të cilën ajo është shtrirë. Nën të asgjë nuk lëviz dhe rrugëdalje për vete s'kërkon. Mbi të - frymëmarrja ime njerëzore nuk krijon dridhje ajri dhe krejt sipërfaqen e sajë e lë të qetë. Ultësirat e sajë, pllajat përherë janë të gjelbra, rrafshnaltat, malet verdhame ngjyrë bronxi, ndërsa detet, oqeanët një blu miqësor përbri kësi brigjesh të brejtur. Këtu gjithçka është e imët,e kapshme dhe e afërt. Me majën e thoit unë mund të trys vullkanët, polet t'i përkëdhel pa dorashka të trasha, me një vështrim të vetëm mund të përfshij... more »

Kulla: Kadareja, nga gjenia krijuese te raporti me diktatorin

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*Botohet e para biografi analitike për shkrimtarin e madh*. *“Ylli i shkrimtarit”, një libër mbi jetën dhe veprën e kandidatit për “Nobel”* * * Të shkruante një biografi për Kadarenë ishte një ëndërr e hershme, të cilën ai e ushqente në heshtje. U desh të shkonin vite që të kalonte nëpër duar veprat e mendimtarëve të parë shqiptarë, të zbardhte veprën e albanologut italian At Zef Valentini, që më në fund të nxirrte në dritë librin kushtuar autorit, që e kishte ushqyer me fantazi qysh se ishte fëmijë në qytetin e lindjes, Delvinë. “Ylli i shkrimtarit”, kështu titullohet vepra biogra... more »

Vitrina e librit, 8 Tetor - VIDEO

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago

Agim Vinca - Veprat e botuara (VIDEO)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago

Ditën e nisjes sime - Viktor Hygoi

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
Krijesa ka dy gjendje të mundshme: të qenit dhe të jetuarit. Të jesh është gjendja pasive, të jetosh është gjendje aktive. Të jetosh, do me thënë të kesh ndërgjegjen e të qenit. Ndërgjegjja është parimi i veprimit. Ai që nuk ka ndërgjegjen, mund të përmbushë një funksion, por nuk mund të bëjë asnjë veprim. Të bësh është saktësisht të jetosh. Të jetosh do me thënë të veprosh. Të veprosh do me thënë të duash. Vullneti fillon tek veprimi dhe provohet nga ai. Mendimi fillon tek vullneti dhe afirmohet nga ai. Arje ku nuk ka veçse veprim dhe vullnet, nuk ka ende veçse instinkt. Instinkti... more »

Gruaja e rrahur - Volter

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
*Dita e përkthimit/ Në vëllimin e dytë të veprës së Vilson Blloshmit – pushkatuar nga diktatura – përfshihen përkthimet e tij në prozë, novelat e Volterit, “Zadig”, një ese nga Viktor Hygoi, “Në ditën e nisjes sime”, një përmbledhje e dramës “Hernani” dhe një fragment i shkurtër nga romani “Një hero i kohës sonë” i Lermontovit – përkthime që vijnë nga gjuha frënge, që botohen për herë të parë në lëndën e këtij vëllimi. Më poshtë botojmë disa skica të shkëputura nga “Zadig” i Volterit, pjesën e censuruar nga diktatura, që nuk gjendet i botuar tek përkthimi i Vedat Kokonës, si dhe fr... more »

Dehuni pa pushim! - Charles Baudelaire

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
*Dita e përkthimit/ Meqë në Shqipëri sillet për herë të parë në vëmendje dita e përkthyesve, në një përballje e sfidë të vështirë me gjuhë të tjera, në këtë numër i referohemi botimit me poezi dhe prozë të shkurtër, të përzgjedhura nga Charles Baudelaire, në shqip nga Alket Çani, shoqëruar edhe me përkthyes të tjerë, të dorës së parë nga frëngjishtja; Ismail Kadare me përkthimin e poezisë “Albatros”; Edmond Tupja për poezitë “Pargun ekzotik”, “Vajzës shend e verë”, “Bisedë”. “Lugati”, “Muzika”, “Metamorfoza e vampirit” dhe “Perëndim dielli romantik”; Arben Dedja për poezinë “Abeli ... more »

Mërgimi i intelektualit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
Nga Enis Sulstarova Në Shqipëri intelektuali është një nga kategoritë shoqërore më të abuzuara. Shumëkujt i pëlqen ta gëzojë këtë status, ta thërrasin "intelektual", por me sa më pak mund e djersë dhe duke e pasur fjollë me të fuqishmit. Rënia e vlerës kulturore e simbolike e intelektualit vihet re me mbipopullimin e kategorisë, që sjell dhe zhvlerësimin peshës që ka çdo intelektual më vete. Partitë politike kanë filluar të garojnë se cila do ta bëjë më të gjatë listën e intelektualëve që i mbështesin për këtë apo atë çështje dhe që harrohet brenda disa ditëve. Mbi 100 intelektual... more »

POEZI NGA ZAI FUNDO

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
EUROPIANI I VRARË Nga Visar Zhiti Llazër (Zai) Fundo (1899-1944) E pushkatuan në shtator të vitit 1944, s'dihet në ç'ditë, në kulmin e burrërisë, 45 vjeçar... pasi e kishin torturuar egërsisht... ia thyen eshtrat me porosi të diktatorit të ardhshëm, Enver Hoxha. Nëse 7 dekada më parë e nxorrën nga jeta, është detyrë ta sjellim në kujtesën tonë kolektive. Ndërkaq gjallërojmë një aspiratë, një porosi të hershme. Shqipëria është në Europë jo vetëm prej hartës, sado të vjetra qofshin ato, por prej qytetarëve të saj, të luftëtarëve dhe martirëve. Po kush ishte ai që vranë në atë shtator ... more »

Fati i njeriut - Istref Haxhillari

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
Istref Haxhillari Janari erdhi me buçitje erërash nëpër rrugët e qytetit buzë liqenit. Ftohtësira hijeshoi akujt e mpakur dhe era e xhamtë shponte fytyrat, duart. - Baba, dil tani, mjaft ndenje shtrirë, - i tha Desada vjehrrit. Dhimitri, mbuluar me jorgan të trashë në njërin divan të kuzhinës, mardhte brenda, teksa jashtë furtuna fishkëllente e marrosur. U ngrit përtueshëm. Vuante nga hipertensioni dhe gëlltiti një kokërr të kaftë. Brengë ngashëruese ishte ujët e hollë. Sapo e zinte gjumi e gërvishtte fundi i barkut, sikur kishte dy ditë pa urinuar. Natën e përballonte disi, po stërm... more »

Femrat e ndjeshme të Arapit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 2 weeks ago
*Poezitë e Fatos Arapit përkthehen në polonisht* *Kritiku i njohur polak, Andrzej Zaniewski, në një rrugëtim në poezinë e Fatos Arapit* *Shqipëria, vendi i poezive të vdekjes dhe dashurisë* Pas prozës, tashmë dhe poezia shqipe mund të lexohet në polonisht. Libri me poezi të zgjedhura i poetit Fatos Arapi “Më jepni një emër” është botuar këto ditë në Poloni nga shtëpia botuese “Komograf” në Varshavë nën përkthimin e Mazllum Saneja & Eva Smietanska. Libri shoqërohet me një parathënie të ndjerë të Andrzej Zaniewski, poet, prozator dhe kritik i njohur polak në botë. Njohës i mirë i Ball... more »

At Zef Pllumi: Pse Fishta e pranoi titullin akademik nga italianët

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
At Zef Pllumi* **Homazh klerikut në gjashtëvjetorin e ndarjes nga jeta. “Mos mendoni se këtë titull ma kanë dhanë për me më nderue, por për me më internue” Njohja në fëmijërinë e hershme me klerikun dhe vdekja e tij. “Varri i vërtetë i poetit, nën pllakat e dyshemesë” *Sot mbushen 6 vjet nga ndarja nga kjo botë e një njeriu të madh, At Zef Pllumit, të fundmit të asaj plejade klerikësh atdhetarë, që përballuan për vite të tëra kalvarin e komunizmit. Në përkujtim të emrit të tij, po shkëpusim prej përmbledhjes “Histori kurrë e shkrueme”, një kapitull interesant të jetës së tij. Një tu... more »

SERGEJ ESENIN:JO MË KOT DY SY MË HODHËN ÇIKË (Nga motivet persiane)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
*** Plagët e dikurshme m’u përthanë, S’dua më të dehem, si gjer dje. Me të kaltra lule Teherani, Shpirtin po shëroj në çajhane. Vetë çajhanxhiu shpatullgjerë, çajhanesë për t’ia rritur namin, s’më gostit me vodkë dhe me verë, Po me çaj të kuq ma mbush filxhanin. Hidhmë çaj, or mik, po pak, një pikë! Ç’trëndafila ti në kopësht ke! Jo më kot dy sy të hodhën çikë Tinëz, pas të zezës ferexhe. Me zinxhir, si qenin, vashërinë, Ne s’e lidhim kurrë në Rusi; Dhe të puthim me para nuk dimë, As me thika, grushta, dhelpëri. Por asaj, që derdh aq bukur shtatin, Që fytyra si agim indrit, Një qilim... more »

Mes dy gjuhëve

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
*Studiuesja Renata Topçiu, në një rrugëtim në lidhjet mes rumanishtes dhe shqipes* Lidhjet mes rumanishtes dhe shqipes kanë qenë shpesh në fokusin e studiuesve të gjuhës. Dr. Renata Topçiu do ta gjente veten të përfshirë në rrugëtimin e dy botëve gjatë viteve të qëndrimit të saj në Bukuresht. Pas studimeve në fushën e gjuhësisë së krahasuar në rumanisht, ajo sjell në një libër “Frazeologji rumuno-shqiptare”. Studimi është kurorëzimi i një pune disavjeçare i autores, i cili pason botimin e Fjalorit akademik Shqip-Rumanisht, fjalor i përmasave të mëdha, me mbi 41.000 fjalë dhe rreth ... more »

Edgar Allan Poe dhe shtëpia e tij historike në Bronx-New York

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
*Nga Gjekë Gjonlekaj* Shumë vjet më parë kishim blerë një pronë në Bronx, afër Parkut Edgar Allan Poe, ku gjendet edhe shtëpia e këtij shkrimtari të madh amerikan. Dy vjet më parë aty ndërtova zyrën time të biznesit. Ky park gjendet midis bulevardit të famshëm Grand Councurse dhe Valentine Avenue, që është mbi një kodër afër Fordham Road. Në këtë park zhvillohen aktivitete të ndryshme deri në orët e vona të natës. Në fund të parku gjendet shtëpia e Edgar Allan Poe. Këtë park e kisha vizituar disa herë, por jo shtëpinë e tij, sepse gjatë ditëve të javës është e mbyllur për vizitorë... more »

Në industrinë e publikimit të librave në Shqipëri

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
*Lindita Komani* U bënë vite që sa herë që afrohet tetori e nëntori, autorët gjallërohen dhe vëmendja në Shqipëri përqendrohet në mënyrë më të dukshme tek libri: duke u afruar tetori, tek çmimi Nobel për letërsinë me shpresën popullore të përvitshme që të jetë Ismail Kadare ai që e merr atë dhe duke u afruar nëntori, tek Panairi i Librit në Tiranë, i cili në mënyrë të suksesshme organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptare. Njoh njerëz të ndryshëm të cilët si autorë apo si ish-punonjës shtëpish botuese, janë në ujërat e biznesit të publikimit në Shqipëri, disa prej tyre edhe me plane... more »

Goca të mira, të njohura, të Tiranës së natës

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
*E kanë konsideruar poezinë e tij pop-art jo tipik, me mesazhe jo tipike, por nën një stilistikë gjuhësore krejt të çlirët nga klishetë, Ervin Hatibi ka ngritur një lloj surealizmi sugjestionues me gjuhën e tij poetike; e përditshmja me sjelljen e konvencionit të sendeve krijojnë skenën njerëzore si gjuhë populli që tenton kujtesën, kohën dhe kryeneçësinë e historisë* * * *Këngë dashurie për kandrrat* *Ervin Hatibi* Këngë me karma Gjithë ç‘kam parë, gjithë ç‘kam ngrënë-karma Gjithë ç‘dëgjova, gjithë ç‘preka E ardhmja është nesër apo thjesht’ e djeshmja Me këmbët Shtrënguar në këpucët... more »

Kush është me Nastradinin - Nga Petro Marko (Botuar me 1945)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
Çdo fytyrë shpreh edhe një jetë dhe çdo veshje shpreh edhe një kategori. Ja këtu përpara meje, kam një që shtrëngon kravatën dhe një tjetër që i fryn hirit të cigares që i bije në xhaketën e hekurosur. Përjashta kalon një, kalojnë dy, kalojnë një mijë me një mijë mënyra të veshuri. “L’habit ne fait pas le moine!” thotë frëngu, që do të thotë “Veshja nuk e bën murgun!”. Edhe unë i këtij mendimi jam. Por Nastradini thotë të kundërtën: “Qyrku e bën njerinë!” Tani nga këta një mijë që më kalojnë përpara sa për qind janë me tezën e Nastradinit? Kam parë një shok që gjer dje vishej thjesht... more »

Një jetë si në roman

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
*Babai i kritikës letrare gjermane, Marcel Reich-Ranicki mbylli sytë përgjithmonë më 18 shtator. Një rrëfim mbi jetën e tij, bazuar në librin autobiografik “Jeta ime”* * ** * Marcel Reich Ranicky, mendja e letrave gjermane mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e 18 shtatorit në moshën 93-vjeçare. Kritiku me origjinë hebreje është konsideruar si babai i kritikës letrare në Gjermani. 13 vjet më parë, në përvjetorin e 80-të të lindjes, ai botoi librin autobiografik “Mein Leben” (“Jeta ime”), që shpejt u bë njëri nga librat më të shitur në Gjermani, duke kryesuar listat e “bestsellerëve... more »

RUSHDIE DHE FATVA

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
Rrëfim për fatvën dhe arratinë. Shkrimtari indiano-britanik Salman Rushdie nuk ka qenë deri tani i gatshëm të flasë për jetën e tij në ilegalitet. Sot është ndryshe. Një takim në festivalin e letërsisë në Berlin. "A është vend i sigurtë ky këtu?" Një gazetare përkulet përpara dhe pëshpërit: "Dua të them, a vlen ende fatva, apo?” Në shtëpinë e festivalit ndërkombëtar të letërsisë në Berlin prisnin të shtunën (14.08.2013) gazetarë, fotografë dhe kameramanë? Pas pak minutash romancieri indiano-britanik, Salman Rushdie, del në konferencë shtypi. Në vitin 1989 Ayatollah Khomeini shqiptoi ... more »

Folklori dhe shteti - Vangjel Koça (Botuar më 1931)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 3 weeks ago
Vangjel Koça Pak muaj më parë, gazetat e kryeqytetit njoftuan se Këshilli Ministror vendosi t’i jepte studentit Mehmet Hoxha 250 franga për shpenzime udhëtimi në malësitë e veriut për të mbledhur folklorin shqiptar. Ky vendim i Këshillit Ministror është për t’u lëvduar tepër, sepse merr parasysh rëndësinë e madhe që ka mbledhja e folklorit kombëtar dhe detyrën që ka shteti ndaj një pune të tillë. Vetëm marr lejen të kujtoj se për të arritur qëllimin nuk është aspak e mjaftueshme puna e kufizuar dhe e metë e një studenti, përpjekja e të cilit është për t’u lëvduar, por për fat të keq,... more »

Darka e gabuar, zgjon kujtimet e trishta për rumunët

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
Marius Dobresku/ Përkthyesi i shkrimtarit Ismail Kadare në gjuhën rumune, tregon kohët e tij me romanin “Darka e gabuar” i cili sapo është botuar në gjuhën rumune nga shtëpia botuese “Humanitas”. Një rrëfim për letërsinë e Kadaresë dhe të shkuarën komuniste të dy vendeve…. *Alda Bardhyli* * * Pas Luftës së Dytë Botërore komunizmi në Rumani kishte të njëjtin portret si ai në Shqipëri. Në vitet ‘50 Gjykatat Popullore dërguan në ekzekutime me vdekje, burgje apo kampe përqendrimi intelektualë, ish-pronarë tokash…Në vitet 1958, kulti i Stalinit, ndihej në çdo familje rumune. Rrugëtimi i... more »

Yllka Filipi: Parajsa fillon me fëmijët dhe mbaron me librat

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
*Intervistë me shkrimtaren, dhe sekretaren e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë* * **Bisedoi: Raimonda Moisiu* * * Dr. Yllka Filipi ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e Letërsisë së Krahasuar, Universiteti i Tiranës (2009-2012). Është specializuar në degën e Letërsisë duke përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, Master Shkencor (2006-2008), pranë këtij Universiteti. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1995-1999). Shkruan kritikë, poezi, prozë dhe ese. Ka botuar në periodikë... more »

Zhorzh Sand, gruaja e salloneve letrare

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
Zhorzh Sand është pseudonimi i Amantinë Oror Lysil Dypë, romanciere, autore dramatike dhe kritike letrare franceze. Krijimtaria e saj është shumë e pasur. Romanet e saj të para si “Indiana”, publikuar në vitin 1832, trajtojnë marrëdhëniet shoqërore dhe ngrenë lart revoltën e grave, duke shfaqur edhe ndjenjat e bashkëkohëseve të saj, diçka e pazakontë për atë kohë që ndau opinionin publik nga ai i elitës letrare. Më pas, Sand ngre në romane çështje sociale, duke mbrojtur punëtorët dhe të varfrit dhe duke imagjinuar një shoqëri pa klasa e konflikte, si te veprat “Mopra” (1837) dhe “... more »

Serenata korçare, himni nostalgjik i dashurisë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
Vangjush Ziko sjell në një libër historinë 150-vjeçare të serenatave korçare/ Historia e këngëve që e kthyen Korçën në qytetin e ëmbël të dashurisë “Të shkruash për serenatën korçare është njësoj sikur të duash të tregosh një ëndërr që e ke parë në një natë maji, kur protomajaja ka çelur te pragu i portës dhe hëna ka dalë si një perëndeshë mbi fronin e blertë të malit të Moravës dhe përzien rrezet e saj të arta me lulet erëkëndshme, kurse zëri i bilbilave me jonet e veta e shpie shpirtin në lëndina përrallore…”. Këtë pasazh veçon në librin e tij të titulluar “Serenata, himni i da... more »

Letërsia është zjarr

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
Nga Mario Vargas Llosa* * * Veprat letrare kanë lindur si hije pa formë, në intimitetin e ndërgjegjes së shkrimtarit, të projektuara në të nga fuqia e kombinuar e të pandërgjegjshmes, e ndjeshmërisë së shkrimtarit ndaj botës rreth tij dhe e emocioneve të shkrimtarit. Dhe në këtë mjedis, poeti apo tregimtari, duke luftuar me fjalët, dalë nga dalë krijon formën, trupin, lëvizjen, ritmin, harmoninë dhe jetën. Një jetë artificiale, natyrisht, një jetë e imagjinuar, një jetë e përbërë nga gjuha, por prapë se prapë burrat dhe gratë e kërkojnë këtë jetë imagjinare. Disa shumë shpesh, të t... more »

KUJTIME, QË MBETEN KURDOHERË TË PASHLYERA…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
* (Libri “Përjetë me Shefikun”, nga Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”)* *Nga prof. Murat Gecaj* * * 1. Nuk është hera e parë, që marr në dorë libër me kujtime e mbresa, nga një bashkëshort. Tani, p.sh., më kujtohet se, një botim i tillë, ishte edhe libri me poezi, që shkroi e publikoi, afër dy vjet më parë, kolegu e miku i paharruar, i ndjeri Skënder Hasko. I njohur nga lexuesit tanë për shumë botime të gjinive të ndryshme, pas ndarjes përgjithnjë nga jeta të bashkëshortes, ai thuri disa poezi. Në kujtim të saj, ato i tuboi në librin “Më iku Shanja, gjysma ime”… Ndërsa në këto pak radh... more »

Vepër me vlera të mëdha gjuhësore

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 weeks ago
*(Mendime rreth “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe”, (EDFA))* Nga Skifter Këlliçi, Boston,SHBA Për ata që kanë qenë të lidhur ngushtësisht me letërsinë, artet dhe shkencën shqiptare, mërgimi, veç të tjerash, ka dhe të keqen e madhe, sepse, në një mënyrë a në një tjetër, jo vetëm i ka shkëputur nga lidhjet e drejtpërdrejta me këtë botë,por edhe sepse edhe vetë libri, si dhe informacionet rreth botimit të tij, janë edhe më të rralla. Këtë përvojë të hidhur e kam provuar dhe po e provoj edhe unë që prej më shumë se 14 vjetësh jetoj në Amerikë. Si pasojë, nuk jam në dijeni të shumë lib... more »

“VJERSHAT E MIA BËHEN NJËSH ME NATYRËN, ME SYTË DREJT KALTËRSISË SË DETIT…” (Bisedë me poeten durrsake, Alma Begaj)

Botimet Shqiptare at Botimet Shqiptare - 5 weeks ago
*Nga: Prof. Murat Gecaj* *publicist e studiues-Tiranë* * * *Ku po vështron Alma Begaj?* * * *1.-**Përshëndetje, Alma! Është kënaqësi, që po bisedojmë bashkë…Në këto çaste, sjell ndërmend se si, fillimisht, jemi “njohur” përmes Internetit, kësaj shpikjeje ndër më të bukurat e njerëzimit. Nuk di për ty, por unë ruaj diçka prej tyre, në “arkivin” tim…* -Përshëndetje, Babush i nderuar! E gjithë kënaqësia për këtë bisedë është imja dhe a e dini se pse? Sepse, së pari, kur mendoj “nofkën” Babush, (me të cilën ju drejtohen jo vetëm nipat e mbesat, por mjaft miq e kolegë tuaj, madje edhe të m... more »

Poeti i detit, intervistë me të “paudhin” Koço Mërtiri

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 weeks ago
Nga Miho Gjini *Atë e gjen kurdoherë në sheshin kryesor të Lukovës, pranë një gote me raki, me vështrimin nga deti. Është poet. E quajnë Koço Mërtiri (Kosta). S’ka pak vjet që është kthyer nga emigrimi në Greqi, me po atë veshje që u largua nga vendlindja. I varfër. Nuk i eci fare. Nuk bëri prokopi, siç i themi ne anëve të Bregut. Por i pasuruar në shpirt me vargje poetike dhe me pesë libra të botuar që i këndonin vendit që la e gjeti kur u kthye rishtazi. Në Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë të emigruar në Athinë, emri i tij figuron ndër poetët më të veçantë, me frymë ... more »

"Parrullat me gure" i Ylljet Alickes - botohet ne gjuhen esperanto nga Sh. B. Swidnik‏

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 weeks ago
Të nderuar miq të librit, Me kënaqësi ju bëjmë me dije për një ngjarje të re letrare, të sapondodhur. Vëllimi i mirënjohur me tregime “Parrullat me gurë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka qarkulloi këto ditë në gjuhën esperanto, apo në gjuhën e së ardhmes. Libri është përkthyer nga Tomas Chmielik dhe Bardhyl Selimi dhe shoqërohet nga një pasthënie e gjatë dhe e plotë vlerësuese e Istvan Ertl, i cili mes të tjerash shkruan: “... Aliçka i mëson lexuesit Shqipërinë. Jo atë të fshehur pas kërpudhave të bunkerëve dhe pirgjeve të mbeturinave, por atë të oborreve dhe kafeneve, klasave mësimore dh... more »

Ekspozita kushtuar Federico Garcia Lorkës në New York

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 weeks ago
*Gjekë Gjonlekaj/ New York* Kohë më parë Biblioteka Qendrore e New Yorkut në bashkëpunim me Fondacionin Federico Garcia Lorka hapën ekspozitën kushtuar poetit të madh spanjoll, vrarë në Luftën Civile të Spanjës. “Kthehem Nesër” ishte titulli i kësaj ekspozite, sepse ato kishin qenë fjalët e fundit që Lorka i kishte thënë botuesit. Kjo ekspozitë qëndroi e hapur disa muaj. Atje ishin vendosur shumë nga poemat e tij origjinale, pastaj disa vizatime dhe piktura. Kishte shumë relike të Lorkës, bile edhe kitarën e tij. Më 19 qershor 1929, në kohen kur shkrimtarët e ri dhe piktorët kishin d... more »

Si s’të desha pak më shumë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 weeks ago
*Tri mendime poetike që ndajnë të njëjtën periudhë në përvojën intuitive që shkaktojnë realiteti, imagjinata, politika, ideologjia, absurditeti… ndjeshmëri të shoqëruar me mendimin filozofik e që shpeshherë i dalin jetës përballë me ashpërsinë e tyre. Pasiguria, ndrydhja, atmosfera e frikës, stigmatizim i politikës antikombëtare dhe i egërsisë së diktaturës (vërehet tek poezia e Pipës)… çojnë tre poetët në kontekste të ndryshme meditimi: Lexime vetjake nga Fatos Arapi, Kasem Trebeshina dhe Arshi Pipa* *Fatos Arapi* *E paëndërrta ime* Më duhet një gjysëm ëndrre, E paëndërrta ime. Vë... more »

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item